Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Tregu i sigurimeve drejt stanjacionit!

ADAD23 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Tregu i sigurimeve po shfaq rritje të dobët gjatë këtij viti. Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e shkruara bruto për 9-mujorin kishin vlerën e 20.6 miliardë lekëve, në rritje me 1.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pjesërisht, ngadalësimi i rritjes së tregut të sigurimeve mund të shpjegohet edhe me efektin negativ të kursit të këmbimit. Këtë vit, kursi i këmbimit Euro-Lek po bie me ritme më të shpejta. Rënia vjetore e kursit arriti pranë nivelit të 5.5% në fund të muajit shtator.

Sipas shifrave të AMF-së, afërsisht një e treta e kontratave të sigurimit janë të kuotuara në Euro. Zhvlerësimi i Euros rrjedhimisht ndikon në uljen e vlerës së primeve të shprehura në monedhën vendase.

Ecuri më të ngadaltë po shfaq tregu i sigurimit të Jo-Jetës, që përbën edhe segmentin më të madh të tregut. Primet e shkruara bruto arritën në 18.8 miliardë lekë, në rritje vjetore me vetëm 1.5%.

Ngadalësimi i ndjeshëm i rritjes në tregun e Jo-Jetës mund të shpjegohet me ecurinë e dobët të produkteve të sigurimit vullnetar, paralelisht me një rritje më të kufizuar të sigurimeve të detyrueshme motorike, që përbëjnë edhe kolonën kryesore të tregut të sigurimeve në vend.

Aplikimi i sistemit bonus-malus ka sjellë një ulje të lehtë të primit mesatar të sigurimit të përgjegjësive motorike ndaj palëve të treta (TPL), që është edhe produkti me peshën kryesore në treg.

Pavarësisht nga kjo, pesha e këtij produkti është rritur më tej, në 58.4% të tregut, për shkak se produktet e tjera kanë shfaqur një rritje edhe më të dobët.

Në veçanti, sigurimi nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore, produkti më kryesor i sigurimit vullnetar për 9-mujorin 2026 pësoi një rënie të primeve të shkruara bruto me 14.4% krahasuar me një vit më parë.

Pesha e këtij produkti kundrejt totalit të primeve në tregun e Jo-Jetës ka zbritur në 8.6%, nga 10.2% që ishte një vit më parë.

Ndërkohë, disa prej produkteve të sigurimit vullnetar po shfaqin një rritje më të mirë se mesatarja e tregut, veçanërisht sigurimet e sëmundjeve, me 12.2% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Ecuri më të ngadaltë krahasuar me vitin e kaluar po shfaq edhe tregu i sigurimit të Jetës. Primet e shkruara Bruto për 9-mujorin u rritën me 6.8%.

Ky treg vazhdon të jetë i varur në masën dërrmuese nga sigurimi i jetës së debitorit, produkt i lidhur me kreditë në institucionet financiare.

Pesha e këtij produkti në strukturën e primeve të tregut të Jetës u rrit në 84.1%, nga 82.6% që kishte qenë një vit më parë./Monitor

Artikuj të ngjashëm

Plagosje në Korçë, autori kapet pas 3 orë kërkimesh!

30 Tetor, 2026

Situata aktuale e protestës së studentëve, ja zgjidhja që jep sociologia Ulpiana Lama në “Ftesë në 5”

30 Tetor, 2026

Kuvendi në seancë plenare, ja fokusi!

30 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Plagosje në Korçë, autori kapet pas 3 orë kërkimesh!

30 Tetor, 2026

Situata aktuale e protestës së studentëve, ja zgjidhja që jep sociologia Ulpiana Lama në “Ftesë në 5”

30 Tetor, 2026

Kuvendi në seancë plenare, ja fokusi!

30 Tetor, 2026

“Dialogu”, kryeministri Rama përsërit thirrjen ndaj studentëve protestues!

30 Tetor, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët demokratë me pankarta: “Me studentët”/Bllokojnë foltoren!

30 Tetor, 2026

Bekim Sali nga Dublini me mesazh për BE-në: Qytetarët duhet t’i ndiejnë përfitimet e integrimit, pa pritur anëtarësimin!

30 Tetor, 2026

Sekuestrohen 265 kg kanabis e 2 mina antitank në Shkodër/4 të arrestuar dhe 3 në kërkim!

30 Tetor, 2026

Kuvend, Berisha-maxhorancës: Meritoni gazin lotsjellës/Peleshi i heq të drejtën e fjalës për sot!

30 Tetor, 2026

Skandal me operacionet e syve: Dyshohet se mijëra pacientë paguan dy herë, 8 të arrestuar dhe dëm prej 1,7 milionë eurosh!

30 Tetor, 2026

Tensionet në sallën e Kuvendit, Grupi i PS-së kërkon përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe dy muaj për gjashtë deputetë të tjerë të PD

30 Tetor, 2026
POLITIKË

Plagosje në Korçë, autori kapet pas 3 orë kërkimesh!

SHQIPËRI 30 Tetor, 2026

Një ngjarje me pasojë plagosjen e një personi u regjistrua në rrugën “Edit Durham” në…

Situata aktuale e protestës së studentëve, ja zgjidhja që jep sociologia Ulpiana Lama në “Ftesë në 5”

30 Tetor, 2026

Kuvendi në seancë plenare, ja fokusi!

30 Tetor, 2026

“Dialogu”, kryeministri Rama përsërit thirrjen ndaj studentëve protestues!

30 Tetor, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët demokratë me pankarta: “Me studentët”/Bllokojnë foltoren!

30 Tetor, 2026

Bekim Sali nga Dublini me mesazh për BE-në: Qytetarët duhet t’i ndiejnë përfitimet e integrimit, pa pritur anëtarësimin!

30 Tetor, 2026

Sekuestrohen 265 kg kanabis e 2 mina antitank në Shkodër/4 të arrestuar dhe 3 në kërkim!

30 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.