Vetëm një ditë para zgjedhjeve parlamentare në Serbi, liderët politikë të Luginës së Preshevës kanë bërë thirrje për një mobilizim masiv të qytetarëve për të votuar në zgjedhjet e ardhshme. Shapi Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, theksoi se kërkesat e shqiptarëve janë të vazhdueshme që nga vitet 2001, duke përmendur nevojën për një qeveri që do të dëgjojë dhe mbështesë të drejtat e shqiptarëve në këtë rajon. Ai shprehu besimin se me një përfaqësim më të fortë në parlament, do të kenë mundësi më të mira për të arritur objektivat e tyre. Visar Mehmeti, lider i Alternativës për…
Autor: AD
Producentja dhe moderatorja e njohur, Albana Osmani ka shënuar 6-vjetorin e botimit të romanit të saj të parë, “Çika në Betejë me Inteligjencën Artificiale”, duke ndarë me publikun prapaskenat e krijimit të tij si dhe disa nga ilustrimet origjinale të realizuara prej saj. Libri, i cili më pas u publikua edhe në gjuhën angleze në platformën ndërkombëtare Amazon me titullin “Chica and The Battle Against A.I.”, trajton tematikën e përplasjes së njerëzimit me teknologjinë e avancuar. Prapaskenat e krijimit dhe ilustrimet me dorëPërmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka treguar përkushtimin gjatë procesit krijues, ku për një muaj e…
Dymbëdhjetë eurodeputetë, pjesa më e madhe të grupimit të djathtë të Partisë Popullore Europiane (PPE), i janë drejtuar me pyetje Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas. Mes firmëtarëve është edhe eurodeputeti Fredi Beleri. Nisma është ndërmarrë nga kreu i delegacionit austriak të PPE-së, Reinhold Lopatka, ndërsa eurodeputetët që i janë bashkuar kërkesës janë pjesë e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian. Në fokus të kërkesës janë pretendimet për përdorim joproporcional të forcës nga policia gjatë protestave, respektimi i të drejtave të personave të ndaluar, veçanërisht të miturve, si dhe masat që…
Një shtetas 39-vjeçar serb u arrestua në pikën kufitare të Tabanocit, pasi sistemi “Safe City” e kishte regjistruar më 15 korrik duke vozitur me 166 km/h në një segment të autostradës Gjevgjeli–Demir Kapi, ku kufizimi është 80 km/h.Ai u arrestua më 23 tetor, teksa po përpiqej të largohej nga Maqedonia e Veriut.Pas arrestimit, u dërgua në stacionin policor të Negotinës, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.
Këngëtari Endri Prifti i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet nga pushteti, duke e akuzuar se ka dështuar në qeverisjen e vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Prifti u ndal te protesta e të rinjve, duke theksuar se ata nuk janë ngritur pa arsye, por po kërkojnë një të ardhme më të mirë në Shqipëri. Ai solli në vëmendje edhe largimin e të rinjve nga vendi, duke përmendur se edhe djali i tij është larguar, pasi nuk sheh të ardhme në Shqipëri. Prifti i kërkoi Ramës të reflektojë mbi kërkesat e studentëve dhe të llogarisë nëse të…
Shukrie Ramadani tregon: “Isha e re dhe atëherë, në ish Jugosllavi, ndërtesat e oficerëve ishin të ndara nga ndërtesat e tjera. Dhe mbaj në mend se ajo ndërtesë ku jetoja pat mbet vetëm ndërtesë me gra dhe fëmijë, pasi që asnjëra prej neve nuk e dinim se ku i kishim burrat. Agimi më shumë ishte në mision se sa ishte afër neve. Andaj, vendosa të kthehem në Kosovë, përderisa Agimi qëndroi edhe më tej në Kroaci, sepse kishte për qëllim që të shpëtonte shumë djem shqiptarë të cilët ishin në mision ushtarak në armatën jugosllave. Po para se të vija…
Kryetari i Komunës Qendër të Shkupit, Goran Gerasimovski, deklaroi se krahas ndërtesave të banimit në zonën e ish-fabrikës “Treska”, duhet të realizohet edhe parku i planifikuar. Ai theksoi se investitorët kanë obligim ta ndërtojnë parkun, sipas kushteve të miratuara nga Këshilli i Komunës. Gerasimovski pranoi se ka pengesa dhe mosmarrëveshje mes investitorëve dhe një pjese të banorëve, por shprehu bindjen se pjesa më e madhe e parkut do të realizohet. Sipas tij, zhvillimi urban duhet të shoqërohet edhe me hapësira të gjelbra dhe publike për qytetarët.
Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe sot thirrjen për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë të re simbolike pasi karriget dhe stolat e betonit u hoqën nga protestuesit. Në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, titulluar “Mirëmëngjes”, Rama tregon një stol të madh betoni të vendosur para godinës së Kryeministrisë, mbi të cilin janë vendosur fletë me mbishkrimin “DIALOG”. Kjo është dita e pestë radhazi që shefi i qeverisë përdor të tilla simbolika për t’i ftuar studentët dhe protestuesit në tryezën e dialogut. Pak ditë më parë rreshtoi karriget e kuqe me të njëjtin mesazh, por…
Shqetësim te Bayern Munich për gjendjen shëndetësore të trajnerit Vincent Kompany. Sipas raportimeve të mediave gjermane “Bild” dhe “Sky”, tekniku belg është transportuar në një spital në Mynih, pasi dyshohet se është rrëzuar pas përfundimit të stërvitjes së skuadrës. Deri më tani, klubi bavarez nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar apo detaje të mëtejshme për situatën, por ai ende është i shtrirë në spital. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat gjermane, një mjek i urgjencës është thirrur për të asistuar trajnerin, ndërsa një helikopter raportohet se ka zbritur më herët në ambientet stërvitore të Bayernit, në Säbener Straße. Rrethanat e…
Një edukatore u arrestua në Korçë, e dyshuar se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin që frekuentonte. Ngjarja u zbulua pas kallëzimit të bërë nga nëna e të miturit, e cila iu drejtua policisë kur vuri re se prej disa ditësh, djali nuk ishte në gjendje të mirë. Sipas informacioneve paraprake, fëmija i tregoi se ishte goditur nga edukatorja. Pas denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kryen veprime hetimore, përfshirë këqyrjen e pamjeve filmike. Në përfundim të verifikimeve, edukatorja u arrestua për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.
