Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Ervin Demo nga Italia, paralajmëron masa për sigurinë publike: E drejta për të protestuar nuk është e drejtë për të ushtruar dhunë

ADAD23 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka deklaruar se garantimi i së drejtës për protestë duhet të shoqërohet me masa konkrete për parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e rendit publik.

Gjatë qëndrimit në San Patrignano të Italisë, ku po merr pjesë në një takim ndërkombëtar për parandalimin e varësive dhe rehabilitimin, Demo zhvilloi bisedime me përfaqësues dhe homologë evropianë, përfshirë nga Italia dhe Franca.

Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i sigurisë publike, parandalimi i akteve të dhunshme dhe mbrojtja e qytetarëve, institucioneve dhe pronës publike e private. Sipas ministrit, përvojat e vendeve të Bashkimit Evropian po shqyrtohen për të përmirësuar instrumentet ligjore dhe kapacitetet institucionale në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat pas takimeve, Demo u ndal edhe te situata e krijuar nga protestat e fundit në vend, duke theksuar se liria për të protestuar është një e drejtë kushtetuese, por nuk duhet të përdoret si justifikim për akte dhune.

“E drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese dhe ne jemi plotësisht të vendosur ta garantojmë dhe ta mbrojmë. Por e drejta për të protestuar nuk është e drejtë për të ushtruar dhunë, për të sulmuar punonjësit e Policisë, apo për të shkatërruar pronën publike, si dhe atë private”, u shpreh ministri.

Kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë bisedimeve me partnerët evropianë u diskutuan mënyrat se si mund të forcohen mekanizmat për garantimin e sigurisë dhe parandalimin e përplasjeve gjatë protestave.

Sipas tij, Italia dhe vende të tjera evropiane kanë ndërmarrë masa konkrete në këtë drejtim, ndërsa institucionet shqiptare po analizojnë përvojat e tyre për të identifikuar hapat që mund të përshtaten në kushtet e vendit.

“Zhvillimet e fundit në Shqipëri kanë nxjerrë në pah nevojën për të ndërmarrë hapa konkretë për forcimin e sigurisë publike dhe parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës”, deklaroi Demo.

Ai nënvizoi se institucionet do të marrin masat e nevojshme në përputhje me ligjin, me synimin për të garantuar rendin dhe sigurinë në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Në përfundim të deklaratës, ministri theksoi se mbrojtja e së drejtës për të protestuar dhe garantimi i sigurisë publike nuk janë objektiva që përjashtojnë njëri-tjetrin, por përgjegjësi që duhet të përmbushen njëkohësisht.

“Ne do të garantojmë lirinë e protestës, por njëkohësisht do të marrim të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me ligjin, për të garantuar rendin dhe sigurinë e çdo qytetari në të gjithë territorin e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Shkodër!

30 Tetor, 2026

Vendoret 2027, Presidenti i Republikës nis konsultimet për datën!

30 Tetor, 2026

Çadrat me vete, moti i keq në vend!

30 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Kush e kërkon fajtorin te Gërvalla, po troket në derë të gabuar

30 Tetor, 2026

34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Shkodër!

30 Tetor, 2026

“Lidhja Shqiptare” godet ashpër Gashin: Kauza kombëtare s’është provincializëm, në Bërvenicë të fitojë kandidati shqiptar!

30 Tetor, 2026

Vendoret 2027, Presidenti i Republikës nis konsultimet për datën!

30 Tetor, 2026

“Jetë luksi”, kjo është pasuria e Kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, e përfshirë në rastin e Arlinda Zekaj

30 Tetor, 2026

Çadrat me vete, moti i keq në vend!

30 Tetor, 2026

Protesta, kryeministri Rama përsërit ftesën për dialog!

30 Tetor, 2026

Plagosje në Korçë, autori kapet pas 3 orë kërkimesh!

30 Tetor, 2026

Situata aktuale e protestës së studentëve, ja zgjidhja që jep sociologia Ulpiana Lama në “Ftesë në 5”

30 Tetor, 2026

Kuvendi në seancë plenare, ja fokusi!

30 Tetor, 2026
POLITIKË

Kush e kërkon fajtorin te Gërvalla, po troket në derë të gabuar

KOSOVË 30 Tetor, 2026

Vrasja e Arlinda Zekajt e ka tronditur Kosovën. Një grua që kishte trokitur në dyert…

34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Shkodër!

30 Tetor, 2026

“Lidhja Shqiptare” godet ashpër Gashin: Kauza kombëtare s’është provincializëm, në Bërvenicë të fitojë kandidati shqiptar!

30 Tetor, 2026

Vendoret 2027, Presidenti i Republikës nis konsultimet për datën!

30 Tetor, 2026

“Jetë luksi”, kjo është pasuria e Kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, e përfshirë në rastin e Arlinda Zekaj

30 Tetor, 2026

Çadrat me vete, moti i keq në vend!

30 Tetor, 2026

Protesta, kryeministri Rama përsërit ftesën për dialog!

30 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.