Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur dje në takim përfaqësuesit e listës “Koalicioni shqiptar”, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, më 25 tetor. Gjatë takimit, presidentja ka përshëndetur bashkimin e tetë subjekteve politike shqiptare në një listë të përbashkët, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit politik për përfaqësimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucionet e Serbisë. Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e një përfaqësimi më të madh në Kuvendin e Serbisë.…
Autor: AD
Me 77 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare projektligjin për ndryshimet në ligjin e vitit 2016 për të drejtat e autorit. Projektligji u miratua sipas draftit final të dorëzuar nga Komisioni për Kulturën, Turizmin i drejtuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa, e megjithatë as kjo e fundit nuk votoi projektligjin, duke ndjekur bojkotin e opozitës. Përmes ligjit të ndryshuar, YouTube, Facebook, TikTok dhe platformat e tjera duhet të marrin autorizim për përdorimin e veprave të mbrojtura dhe të reagojnë kur ka shkelje të së drejtës së autorit. Po ashtu, platformat ndërkombëtare që operojnë në…
Screenshot Ditëve të fundit gjendje e tij shëndetësore është rënduar prapa grilave! Gati 19 vite i burgosur për rastin “Alfa”, Agim Islami po vuan nga disa sëmundje, për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore. Bashkëvuajtësi që atëherë ishte i dyshuar për të njëjtin rast, e mandej i liruar në mungesë provash, Ramiz Dauti ngriti shqetësimin, që të merren masa dhe mos t’i ndodh e njëjta si Rexhail Qerimit, i cili ndërroi jetë në qeli. “Nesër është kontrolli i radhës së Agimit në spitalin e shtetit, dhe ishte gjithashtu për kontroll, pas 20 viteve që i vuan nga sëmundjet që ju…
Afaristi dhe aktivisti i mirënjohur medvegjas, Muharrem Salihu, i pranishëm në takimin e organizuar nga Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me ftesë të Kryeimamit Dr. Vedat Sahiti, ku morën pjesë përfaqësuesit politikë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që garojnë së bashku në një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare në Serbi, ka theksuar rëndësinë e unitetit duke deklaruar se “takimi, pak ditë para zgjedhjeve, dhe thirrja e Myftiut Tërnava për të mbështetur listën e përbashkët shqiptare. Sipas tij, nga ky takim u përcjell një mesazh të qartë për rëndësinë e bashkëpunimit dhe mobilizimit të shqiptarëve…
SPAK ka në hetim një çështje për trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë. Kjo rezulton nga të dhënat e publikuara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve të SPAK për muajin shtator 2026. Ekzistenca e hetimit konfirmohet nga vetë Prokuroria e Posaçme në përgjigje të një kërkese për informacion të dërguar nga një media në Kosovë. “Prokuroria e Posaçme ka në hetim një çështje që lidhet me trafik armësh të ardhura nga Kosova”, thuhet në përgjigjen e SPAK të datës 17 shtator 2026. Prokuroria e Posaçme nuk jep të dhëna të tjera për hetimin, personat që mund të jenë të përfshirë…
Reperi Stresi ka reaguar së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u ka bërë thirrje qytetarëve të bojkotojnë klubet e natës këtë të shtunë, në mbështetje të protestës kombëtare të paralajmëruar. Përmes një videoje të publikuar në Instastory, ku shfaqet turma e protestuesve në rrugë, reperi ka shprehur pakënaqësinë e tij për mungesën e mbështetjes nga artistët e njohur të estradës. “Grekë janë, s’janë shqiptarë! Ndaj të shtunën, meqë jemi pushim, të gjithë bojkotoni klubet e natës. Asnjë nga VIP-at që këndojnë nuk janë në terren me ne, kështu që të shtunën të gjithë bashkë”, ka shkruar ai.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka goditur të tjera pasuri të paligjshme të lidhura me organizatën kriminale të Çopjave, me bazë në Elbasan. Në një operacion të fundit, SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë 77 milionë lekë, të vendosura në Tiranë. Bëhet fjalë për një biznes në fushën e shërbimeve taksi dhe hotelerisë dhe 25 makina Volkswagen dhe Toyota. Gjithashtu, është sekuestruar edhe një sipërfaqe toke bujqësore prej 2 mijë metrash katrorë në Sharrë, që dyshohet se i përkiste anëtarëve të këtij grupi. Këtyre sekuestrimeve u shtohen dhjetëra pasuri të tjera të sekuestruara më herët në kuadër të hetimeve ndaj grupit…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, mori pjesë në Forumin e Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”, të organizuar nga Instituti për Lidership dhe Politika Publike (ILPP), ku u diskutua për zhvillimin profesional të të rinjve dhe rolin e institucioneve në krijimin e mundësive për ndërtimin e karrierës së tyre në vend. Gjatë këtij forumi u theksua rëndësia e investimit te të rinjtë, fuqizimit të potencialit të tyre dhe krijimit të kushteve që ata të zhvillojnë aftësitë profesionale dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend. Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar ndaj fuqizimit të rinisë përmes politikave dhe…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë vendim për kthimin në rishqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Gjatë ditës së sotme, Presidentja ka pranuar propozimin zyrtar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, si sponsorizues i ligjit, për t’i dhënë Kuvendit mundësinë e rishqyrtimit të tij, veçanërisht të dispozitave që ndërlidhen me juridiksionin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, si dhe me garantimin e plotë të të drejtave kushtetuese të personave që po gjykohen pranë këtyre Dhomave. Në arsyetimin…
Është ratifikuar Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, duke marrë përsipër një sërë detyrimesh për garantimin e ushtrimit të lirë dhe të pavarur të këtij profesioni. Ratifikimi vjen në një moment kur avokatët në vend po bojkotojnë proceset gjyqësore, në shenjë proteste ndaj rregullores së Gjykatës së Lartë, për të cilën kërkojnë rishikim, duke argumentuar se prek ushtrimin e profesionit të tyre. Kuvendi e miratoi në seancë plenare konventën, e cila përbën marrëveshjen e parë ndërkombëtare ligjërisht detyruese që i kushtohet tërësisht mbrojtjes së profesionit të avokatit. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në një video…
