Rundi i tretë i fazës së ligës në Champions League do të mbyllet këtë të mërkurë me zhvillimin e nëntë përballjeve interesante.
Vëmendja kryesore e mbrëmjes do të përqendrohet në “Allianz Arena”, aty ku skuadra e Bayern Munich do të presë anglezët e Arsenalit.
Gjermanët kërkojnë të rikthehen te fitorja pas barazimit zhgënjyes kundër Vikingut, ndërsa Arsenali vjen në këtë takim pas dy triumfeve të regjistruara në startin e kompeticionit.
Një tjetër sfidë delikate pritet të jetë ajo mes Real Madrid dhe Leipzigut në kryeqytetin spanjoll.
Skuadra e Real Madridit synon të arrijë suksesin e tretë radhazi në turne, pasi ka siguruar dy fitore të mëparshme ndaj Interit dhe Romës.Nga ana tjetër, kundërshtarët e Leipzigut numërojnë një humbje në start ndaj Comos dhe një fitore në ndeshjen e dytë kundër PSV-së.
Interi do të kërkojë fitoren e tij të parë pas dy humbjeve radhazi, teksa pret Shakhtar Donetskun, me ukrainasit që vijnë në këtë përballje pas një fitoreje dhe një barazimi.
Kalendari i orës 21:00 plotësohet nga duelet Sporting Lisbona-LASK, Club Brugge-Lens, Betis-Feyenoord dhe Aston Villa-Viking, ndërkohë që më herët në orën 18:45 do të startojnë sfidat Como-Manchester United dhe Lille-Galatasaray.

