Autor: AD

Zëvendëspërfaqësuesja e misionit amerikan në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka deklaruar se progresi afatgjatë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë varet nga Prishtina dhe Beogradi, e jo nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku po diskutohet raporti gjashtëmujor i shefit të UNMIK-ut, Bruce u bëri thirrje të dyja palëve të tregojnë përmbajtje, të ndërmarrin hapa konkretë për ndërtimin e besimit dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog. Ajo tha se presidenti amerikan, Donald Trump, i admiron të dyja vendet dhe dëshiron paqe, stabilitet dhe prosperitet në Ballkan.…

Read More

Policia u ka bërë thirrje protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë që të largohen nga zona, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërhyjë. “Nëse nuk lëvizni, do të veprojmë”, mësohet të jetë mesazhi i përcjellë nga efektivët e policisë ndaj protestuesve. Thirrja vjen në një moment tensioni përpara godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët janë mbledhur në kuadër të protestës.  

Read More

Cristiano Ronaldo është dënuar me 30 ditë pezullim dhe një gjobë prej 255 eurosh nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF), pas largimit pa leje nga grumbullimi i përfaqësueses në fund të shtatorit.Megjithatë, shuma e gjobës është pothuajse e papërfillshme në raport me të ardhurat e yllit portugez, i cili luan te Al Nassr. Vendimi u bë publik të hënën nga Këshilli Disiplinor i FPF-së. Sipas gazetës portugeze A Bola, Ronaldo u largua nga kampi stërvitor i përfaqësueses më 30 shtator, në Danimarkë, përpara ndeshjes ndaj kombëtares vendase. Sipas raportimit, vendimi i tij erdhi pas pakënaqësive lidhur me minutat e lojës…

Read More

Dy protestues të lënduar kanë mbërritur në ambientet e spitalit të Traumës. Siç shihet edhe nga pamjet, ata kanë mbërritur me autoambulancë pasi kanë shfaqur probleme shëndetësorë gjatë incidenteve të regjistruara në protestë. Mësohet se njëri prej protestuesve është lënduar nga plumbat e gomës të përdorura nga policia. Një tjetër protestues gjithashtu është transportuar në spital po ende nuk dihen shkaqet e lëndimit të tij. Tensione të reja janë regjistruar pranë Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të forcave të policisë. Situata është përshkallëzuar sërish, ndërsa përballja mes protestuesve dhe…

Read More

Sindikalistët kërkojnë ndalimin e dhunës ndaj protestuesve, hetim të pavarur për ngjarjet që prej 13 tetorit dhe plotësimin e kërkesave të studentëve. Pedagogët do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 para Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës. Sindikatat e punonjësve të universiteteve kanë vendosur të bojkotojnë mësimdhënien në të gjitha universitetet publike në Shqipëri, në shenjë solidariteti me studentët dhe nxënësit që prej ditësh protestojnë në vend. Vendimi u mor njëzëri nga Kryesia e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH), në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë, më 20 tetor, në sheshin ku po protestojnë studentët…

Read More

Pas vitesh ngecjeje, punimet në nyjën e komunikacionit te Momin Potok në Shkup kanë hyrë në fazën përfundimtare. Sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, projekti pritet të përfundojë deri në fund të vitit.Ura e madhe që lidh bulevardet “Nikola Karev” dhe “8 Shtatori” me rrugën “Skupi” është përfunduar, ndërsa një pjesë e rrugës është asfaltuar. Gjithashtu, dy nga tri urat mbi lumin Serava janë gati, ndërsa po punohet në urën e tretë.Gjorgjievski pret që deri në Vitin e Ri nyja dhe i gjithë aksi të vihen në funksion, me synimin për të lehtësuar ndjeshëm trafikun në këtë pjesë…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje ë Tiranë. Siç raporton gazetarja e Top News, Kleida Muka, një person është gjetur i vrarë pranë “Vasil Shantos”. Ngjarja dyshohet të jetë atentat, ndërsa viktima është 45 vjeç. Policia gjithashtu ka mbërritur në vendngjarje. Në foton e siguruar nga gazetari Eraldo Harlicaj, shihet viktima brenda mjetit, ndërsa makina shihet me dëme të shumta dhe xhamin e thyer. Siç mëson gazetarja Dorjana Bezat, viktima është Ismet Habili, 46 vjeç dhe është qëlluar në lëvizje. Informacioni i policisë! Tiranë/Informacion paraprak Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për…

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, do të performojë në Gjakovë më 28 nëntor, në kuadër të festivalit “Ditët e Nëntorit”, në një mbrëmje kushtuar muzikës tradicionale shqiptare dhe serenatave korçare. Artistja do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, duke filluar nga ora 20:00, e shoqëruar nga Ansambli Artistik Skënderbeu. Përmes një njoftimi, organizatorët kanë bërë të ditur se pjesëmarrja e Eli Farës në këtë edicion të festivalit synon të sjellë para publikut muzikën e mirëfilltë shqipe dhe traditën e pasur muzikore të Korçës. “E kemi nderin e madh që në këtë edicion të festivalit ‘Ditët…

Read More