Autor: AD

Policia e Vlorës ka reaguar pas denoncimit të PD të këtij qarku për praninë e forcave të rendit në ambientet universitare, “duke argumentuar se një veprim i tillë mund të krijojë presion dhe frikë te studentët që kërkojnë të shprehin qëndrimet e tyre”. Përmes një njoftimi zyrtar policia e Vlorës sqaron se prania e efektivëve në ambientet e universitetit ka ardhur pas kërkesës së administratorit të universitetit se një grup personash po pengonin zhvillimin normal të procesit mësimor. “Në lidhje me disa video të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqen punonjës të Policisë në ambientet e brendshme të Universitetit “Ismail…

Read More

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, do ta përfaqësojë legjislativin në grupin punues për hartimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë e bëri të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, duke theksuar se përfshirja e institucionit në këtë proces synon të kontribuojë në hartimin e strategjisë. Haxhiu bëri të ditur se Kuvendi do të mbajë komunikim të vazhdueshëm me Çitakun, ndërsa në proces pritet të përfshihen edhe ekspertë të fushës, të cilët do të mund…

Read More

Sylvinho mund të rikthehet së shpejti në bankinë, por këtë herë në drejtimin e një përfaqësueseje tjetër europiane. Ish-trajneri i Shqipërisë ka nisur bisedimet me Federatën Bullgare të Futbollit, e cila po kërkon një emër të ri për drejtimin e kombëtares. Sipas raportimeve të mediave, tekniku brazilian është një nga kandidatët kryesorë për këtë post. Presidenti i federatës, Ivanov, pritet të zhvillojë bisedime vendimtare me Sylvinhon në Milano, ndërsa një prej çështjeve për t’u zgjidhur mbetet ana financiare e marrëveshjes. Në tryezë është raportuar edhe një ofertë prej një milion eurosh në vit për trajnerin dhe stafin e tij, por…

Read More

Shtëpia që dikur i përkiste ikonës së Hollywood-it, Marilyn Monroe, në Palm Springs të Kalifornisë, është shitur për 2.810.000 dollarë. Prona historike është blerë nga Violet Moran, një stiliste që jeton në këtë zonë dhe që ka shprehur entuziazmin për ta rinovuar banesën pa humbur karakterin e saj origjinal. Sipas TMZ, pronarja e re synon ta përshtatë shtëpinë sipas nevojave të saj, duke ruajtur njëkohësisht estetikën dhe arkitekturën që e bëjnë atë të veçantë. Moran dëshiron ta rikthejë pronën në gjendjen që meriton, duke respektuar historinë e saj dhe lidhjen me një prej yjeve më të dashura të kinematografisë botërore.…

Read More

Shkruan: Sefer Selimi Jr. Sefer Selimi Jr. kritikon ndryshimin e qëndrimit të ministrit Shazivari lidhur me të drejtën e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke e cilësuar si shembull të ndikimit që pushteti mund të ketë mbi qëndrimet politike. Dikur, Shazivari deklaronte se ministri Filkov po gënjente dhe se dhënia e provimit të jurisprudencës në shqip ishte e drejtë kushtetuese. Tashmë, sipas Selimit, si ministër propozon një zgjidhje ku kandidatët ta japin provimin pjesërisht në gjuhën e studimeve dhe pjesërisht në maqedonisht. Selimi vlerëson se kjo qasje nuk përbën zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjit, por…

Read More

Ish-presidenti i Serbisë dhe bartësi i listës “Serbia e Bashkuar – Aleksandar Vuçiq”, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se nuk do ta njohë Kosovën sa të jetë gjallë, raporton Anadolu. Në një emision televiziv, Vuçiq foli për çështjet kryesore, sfidat politike dhe fazën përfundimtare të fushatës zgjedhore, si dhe për temat rajonale dhe globale, duke thënë se Kroacia dhe Kosova nuk duan që ai të jetë në pushtet. Duke folur për protestat studentore që po organizohen në vendin e tij, Vuçiq tha: “Qëllimi i Gjukanoviçit, Kurtit, Picula-s etj. është ta rrëzojnë Vuçiqin, sepse duan një Serbi të dobët dhe të nënshtruar. Pse…

Read More

Të rinjtë në disa vende të Evropës, përfshirë Francën, Spanjën, Portugalinë dhe Shqipërinë, kanë protestuar kundër gjendjes në arsim, rritjes së kostos së jetesës dhe krizës së banimit. Në Francë, nxënësit janë përplasur me policinë për mungesën e mësimdhënësve dhe kushtet e këqija në shkolla. Protestave u janë bashkuar qytetarë që kërkojnë uljen e çmimeve, rritjen e pagave dhe pensioneve. Në Spanjë, protestat u nxitën nga dëbimi i një 87-vjeçareje, pasi qiraja e saj u rrit për 230%. Ndërsa në Portugali, qindra persona protestuan kundër çmimeve të banesave, të cilat u rritën për 124% nga viti 2015 deri më 2024.…

Read More

Kryeministri Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale, këtë herë mbi një deklaratë të nënshkruar nga disa organizata në lidhje me protestën, ku u bëhet thirrje përfaqësuesve të politikës dhe drejtuesve të shtetit të shmangin retorikën nxitëse dhe të krijojnë hapësirë për dialog, si dhe të respektohet e drejta e protestës paqësore. “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty. E ndërkohë distancohuni qartë nga dhuna, gurët, zjarrvënia e institucioneve, keqpërdorimi i të miturve, që të ndihmoni kësisoj edhe protestuesit paqësorë të ushtrojnë të drejtën e tyre, e cila nuk…

Read More

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka vendosur të zgjasë edhe për gjashtë muaj gjendjen e krizës për furnizimin me naftë dhe derivate, për shkak të rrezikut nga ndërprerjet e mundshme në treg. Vendimi u miratua sot, në seancën e 126-të parlamentare, ndërsa gjendja e krizës do të mbetet në fuqi deri më 20 prill 2027. Në të njëjtën seancë, deputetët miratuan edhe Ligjin për Revizionin Shtetëror dhe vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës në misionin ndërkombëtar “Althea” në Bosnjë-Hercegovinë. Kuvendi gjithashtu zgjodhi Aleksandar Naumovskin, profesor në Fakultetin Ekonomik në Shkup, si komisioner të jashtëm në Komisionin e Letrave me…

Read More