Dy shtetas turq, të moshës 36 dhe 22 vjeç, janë arrestuar në Shkup nën dyshimin për tentim-vrasje, pasi së bashku me një person të tretë kanë sulmuar dy persona me mjet të mprehtë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një banesë në lagjen Karposh, ku dy viktimat, të dy 26-vjeçarë dhe shtetas turq, kanë marrë lëndime nga sulmi. Në banesë ndodheshin edhe dy gra. Pas incidentit, të dyshuarit janë larguar, por policia ka arritur t’i lokalizojë dhe arrestojë dy prej tyre në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup. Ndaj dy të arrestuarve është ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë,…
Autor: AD
Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa pamje nga protesta, duke përcjellë një mesazh emocional lidhur me situatën e tensionuar në Shqipëri. Përmes një postimi, artistja ka shprehur shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit, duke iu drejtuar me fjalë të drejtpërdrejta atyre që janë pjesë e situatës. “O nalnu bre, pashë Zotin e madh, nëse keni Zot, nalnu”, ka shkruar Fifi, në një thirrje që pasqyron shqetësimin e saj për atë që po ndodh. Situata e tensionuar në Shqipëri ka ndikuar në jetën e qytetarëve, ndërsa zhvillimet e fundit kanë sjellë…
Screenshot Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm pranë një marketi në Saraj të Shkupit. Një person ka qëlluar me armë në drejtim të M.I., i cili ndodhej në veturën e tij “Touran”, duke e plagosur në dorë nga xhami i dëmtuar i automjetit. Më 18.10.2026, në orën 09:50, në SPB Shkup, M.I. ka denoncuar se rreth orës 09:30, në afërsi të një marketi në fshatin Saraj, derisa ndodhej në një veturë të tipit “Touran”, një person kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje kanë mbërritur nëpunës policorë nga SPB…
Në një takim në selinë blu përfaqësues të Heritage Foundation, kryetari demokrat Sali Berisha foli me përfaqësuesit amerikanë për “protestat studentore kundër korrupsionit, narko-shtetit, vjedhjes së zgjedhjeve, ndër më të fuqishmet në historinë e Shqipërisë”. Partia Demokratike është e angazhuar me të gjithë potencialin e saj në mbështetje të revoltës studentore. Sot Shqipëria është eksportuesja kryesore e kanabisit dhe rruga kryesore e heroinës në Evropë. Kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit kryesorë të kokainës dhe aksionarët kryesorë të tregut të saj në Evropë. Në Shqipëri, ato administrojnë portet, të cilat aktualisht janë porte të lira për drogën. Kartelet shqiptare të…
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, morën pjesë në festivalin “Ritmi i Çarshisë”, kushtuar trashëgimisë kulturore, traditave dhe zejeve të Çarshisë së Vjetër. Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia historike, kulturore dhe ekonomike e Çarshisë, si dhe nevoja për ruajtjen e identitetit të saj autentik dhe mbështetjen e zejtarëve e bizneseve lokale. Mexhiti deklaroi se në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe esnafin do të vazhdojnë iniciativat për ruajtjen e traditës dhe zhvillimin e Çarshisë si qendër kulturore, turistike dhe ekonomike.
Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2024, 29,5 për qind e fëmijëve deri në moshën 17-vjeçare në Maqedoninë e Veriut janë të rrezikuar nga varfëria. Shkalla e përgjithshme e varfërisë në vend është 21,9 për qind.Rritja e çmimeve dhe pagat e pamjaftueshme po e vështirësojnë jetën e mijëra familjeve, të cilat mezi sigurojnë ushqimin, ilaçet dhe pagesën e faturave. Ndërkohë, 38 për qind e fëmijëve përballen me varfëri shumëdimensionale, që ndikon në shëndetin, arsimimin dhe zhvillimin e tyre.Platforma Maqedonase Kundër Varfërisë kërkon nga Qeveria miratimin e një strategjie kombëtare kundër varfërisë, shtesë universale për fëmijët, mbrojtje…
Sot në një komunikim live lidhur me protestat ku i kërkohet dorëheqja e që kanë përshkallëzuar në dhunë, kryeministri Edi Rama deklaroi se dy ditë më parë u neutralizua një dron i pajisur me eksploziv, i destinuar të godiste Kryeministrinë dhe t’i vinte zjarrin oborrit të brendshëm. Sipas tij, një plan i tillë nuk mund të jetë produkt i të rinjve, studentëve apo të miturve. Kryeministri theksoi se autoritetet disponojnë të dhëna të shumta dhe vazhdojnë t’i pasurojnë ato lidhur me ndërhyrjet nga “duar të huaja”. Rama përmendi Rusinë dhe Iranin. S’ka rini dhe s’ka studentë dhe s’ka të mitur…
Banorët e 10 vendbanimeve të Komunës së Brvenicës votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetarin e ri të komunës. Në listën zgjedhore janë regjistruar 16.256 votues, prej të cilëve 449 ndodhen përkohësisht në punë jashtë vendit, ndërsa në burg ose paraburgim janë nëntë persona. Vendvotimet janë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Në garë janë gjashtë kandidatë nga katër blloqe politike dhe dy kandidatë të pavarur: Stojanço Radeçeski nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Jovica Radeski nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM, Jakup Useini nga koalicioni VLEN, Arkin Jahiji nga…
“Protestat e dhunshme në Tiranë kërkojnë gjak”, thotë kryeministri Edi Rama, i cili është në një komunikim live kushtuar zhvillimeve të fundit, duke shtuar se po përpiqet të mos bjerë në këtë kurth. Sipas tij, të maskuarit nuk janë studentët, ndërsa për dhunën theksoi se “frymëzohet nga një dorë e huaj”. Dhuna nuk ka lidhje me rininë shqiptare. Ndërkohë, në protesta i kërkohet dorëheqja. Rama theksoi se kërkesa për dorëheqjen e tij është legjitime në një sistem demokratik, por vuri në dukje se duhet të shoqërohet me argumente e një përballje përmes dialogut. Kam dëgjuar “burg, burg” e “jepe dorëheqjen”…
Reperi i njohur shqiptar, Ghetto Geasy, ka vendosur të shtyjë publikimin e projektit të tij më të ri muzikor, i cili ishte paraparë të publikohej këtë të premte. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shpjeguar se vendimi është marrë për shkak të zhvillimeve të fundit në Shqipëri. Në një kohë kur vendi po përballet me protesta dhe tensione, reperi ka vlerësuar se nuk është momenti i përshtatshëm për të prezantuar këngën e re.
