Një i mitur është sulmuar fizikisht nga disa bashkëmoshatarë në oborrin e një shkolle fillore në zonën e Bit-Pazarit, në Shkup. Incidenti është filmuar me telefon nga një tjetër i mitur, ndërsa pamjet më pas janë publikuar në rrjetet sociale. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur më 9 tetor, në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa është denoncuar në polici më 15 tetor. Rastin e ka paraqitur D.L. (43), duke njoftuar se fëmija ishte sulmuar nga disa të mitur, njërin prej të cilëve e njihte. Policia nuk ka dhënë informacione nëse viktima ka pësuar lëndime, as…
Autor: AD
Deklaratat e Daut Haradinajt se natën e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara deputetët rrezikonin të përballeshin me gjakderdhje nëse nuk do të votohej ligji, kanë nxitur debat mbi vendimin e kryeministrit Albin Kurti për ta mbështetur atë. Ndërsa, Haradinaj ka pretenduar se protestuesit ishin të armatosur dhe se situata mund të përshkallëzohej me pasoja tragjike, veprimtari Adem Lushaj vlerëson se vendimet politike në momente të tilla duhet të shqyrtohen duke pasur parasysh jetën e qytetarëve dhe rrethanat konkrete. Në anën tjetër, analisti politik Faton Mehmeti pretendon se kishte pasur një skenar për destabilizimin e vendit dhe…
Bullgaria ka kërkuar urgjentisht mbështetje nga NATO me aviacion, sisteme raketore kundërajrore, sisteme kundër dronëve dhe patrullime ajrore. Këtë e deklaroi Ministri i Mbrojtjes Dimitar Stojanov para gazetarëve, raportoi BGNES . Intensiteti i sulmeve në Detin e Zi po rritet me çdo ditë që kalon, dhe sulmet në ujërat territoriale të Rumanisë tregojnë nevojën për modernizim të ushtrisë bullgare dhe aftësi shtesë mbrojtëse. Stojanov saktësoi se ende nuk ka konfirmim se çfarë ndihme specifike do të ofrohet. Sipas tij, Rumania dhe vendet baltike kanë gjithashtu nevoja të ngjashme, dhe vëmendja e partnerëve evropianë është përqendruar tashmë në Detin e Zi.…
Deputeti i PS Erion Braçe foli në Kuvend në lidhje me Reformën Territoriale, për të cilën pritet të votohet më vonë nga ligjvënësit. Braçe, i cili u përfol se kundërshtoi projektin gjatë diskutimit brenda grupit të PS, deklaroi se nuk ka patur transparencë efektive për Territorialen dhe se kjo reformë ndryshon jetën e njerëzve në 15 bashki. Ai shtoi se vendi ka nevojë për reformë dhe jo për harta, ndërsa arsyetoi se të gjitha argumentet e përdorura pro kësaj reforme janë të natyrës ekonomike dhe financiare. Në fundin e kohës dedikuar fjalës së tij drejtuesja e seancës, Evis Kushi paralajmëroi…
Policia e Shkupit ka ngritur kallëzim penal ndaj një 24-vjeçari, nën dyshimin për trafikim të paligjshëm të drogës dhe armëmbajtje pa leje. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), gjatë bastisjes së banesës së Gj.S. (24), më 3 shkurt 2026, janë sekuestruar marihuanë, pistoletë e markës “Crvena Zastava”, municion, peshore digjitale dhe para në prerje të ndryshme. Në peshoren digjitale janë konstatuar edhe gjurmë të THC-së dhe kokainës. Ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, si dhe për posedim të paligjshëm të armëve. Policia nuk ka bërë të ditur sasinë e drogës…
Harry Kane ka arritur marrëveshje në parim për një kontratë të re me Bayern Munichun, e cila pritet ta mbajë sulmuesin anglez në klubin bavarez deri në verën e vitit 2029. Sipas Sky Sports, drejtuesit e Bayernit tashmë janë duke finalizuar dokumentacionin për zgjatjen e kontratës, pasi Kane dhe familja e tij janë të lumtur me jetën në Mynih. Kapiteni i Anglisë iu bashkua Bayernit në vitin 2023, pas largimit nga Tottenham Hotspur, dhe është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës. Në 156 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Bayernit, Kane ka shënuar plot 154 gola, duke dëshmuar…
Ardhja e gjeneralit italian, Roberto Vergori, në krye të KFOR’it po sjell edhe një vëmendje të shtuar të Italisë për një bashkëpunim ushtarak me Kosovën. Në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR’it në Prishtinë mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto. Euronews në gjuhën italiane raportoi për këtë ngjarje në Prishtinë duke i theksuar se synimet e Romës për prani afatgjate. Roma e konsideron stabilitetin e Ballkanit një komponent të sigurisë europiane dhe synon ta ruajë angazhimin e saj edhe në rast të një zvogëlimi të ardhshëm të pranisë së KFOR-it. “Do të vazhdojmë angazhimin tonë…
Deputetja Jorida Tabaku duke u shprehur kundër territoriales tha se kjo reformë duhet t’i shërbejë qytetarëve. Sipas saj një bashki është me fortë jo kur ka më shumë financa, por kur qytetari dëgjohet. “Sot po na kërkojnë të votojmë reformën territoriale. Po çfarë përfitojnë qytetrët nga kjo reformë që po i vizatohen kufij në hartë. I vetmi diskutim që kam dëgjuar sot ishte ne fitojmë Divjakën, fitojmë Poliçanin por për qytetarin kush mendon. Sot Tirana është kthyer jo në një çerdhe, por universitet korrupsioni. Nuk është bërë një bilanc i asaj që ndodhi në 2015. Sot dështimet po i vuajnë…
Komuna e Bërvenicës, ku sipas regjistrimit të fundit shqiptarët përbëjnë rreth 54% të popullsisë, ndërsa maqedonasit 45%, të dielën, më 18 tetor, do të zgjedhë kryetarin e ri në zgjedhjet e parakohshme lokale. Zgjedhjet mbahen pas vdekjes së papritur të kryetarit Jovica Ilievski në qershor të këtij viti. Në bllokun politik shqiptar, gara zhvillohet ndërmjet kandidatëve të VLEN-it dhe BDI-së, ndërsa në fletëvotim është edhe një kandidate e pavarur shqiptare. Koalicioni VLEN garon me Jakup Huseinin, magjistër i shkencave juridike dhe nëpunës në administratën komunale. VLEN thekson se përvoja e tij institucionale i mundëson të fillojë menjëherë punën. Nga ana…
Pas miratimit të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës, ka reaguar Bashkimi Evropian. Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel citohet të thotë se me këtë Kosova Kosova shënon një hap para drejt anëtarësimit në SEPA. “Me miratimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi dje, Kosova ka bërë një hap tjetër drejt anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe integrimit gradual në Tregun e Përbashkët të BE-së”, tha Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel. Tutje në njoftimin e…
