Autor: AD

Para një kioske të djegur dje gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kryeqytet, kryeministri Edi Rama përforcoi deklaratat e një dite më parë se pas sulmeve nuk janë studentët. Sërish fajësoi opozitën dhe të huaj që nuk e duan Shqipërinë në BE. Për shefin e qeverisë, nuk është rastësore që mbyllja e kapitullit të katërt përkoi me këto zhvillime. Ju duket rastësi që sapo Shqipëria çel një tjetër dritë jeshile, afrohet më shumë drejt objektivit historik, këtu plas flaka? Nuk është aspak rastësi. Rama vuri në dukje se nuk ka përkulje para dhunës. “Ka qenë Shqipëria e përkulur…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi pas votimit të mesnatës në Kuvend të Reformës Administrative Territoriale. Referuar protestave, shkruan se “molotovët dhe gurët” nuk do ta pengojnë Partinë Socialiste të vijojë reformat që sipas tij, i duhen Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Besoj se votimi i mbrëmshëm unanim nga ne në Kuvend i kësaj faze të domosdoshme të Reformës Administrative Territoriale flet vetë. Komunitetet e bashkive, banorët janë përfituesit e projekteve të zhvillimit që sjell anëtarësimi në BE. Siç thotë populli në këto raste, qentë le të lehin, karvani europian i Shqipërisë ecën…

Read More

Me kritika të ashpra drejtuar kryeministrit Edi Rama, deputeti socialist Erion Braçe liston për herë të parë 5 arsyet përse vendosi të ngrejë kartonin jeshil, pro Reformës Territoriale, ndonëse e kishte kundërshtuar ashpër.Dje i lashë të gjithë të flisnin për votën time të mëngjesit herët; foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese dhe të përhershme, foli një i dytë që zgjohet në pikë të mëngjesit të bëjë intelektualin, profesorin, mendimtarin dhe përfundoi të bëjë tredhësin eunuk të fjalëve që mahnisin dy vajza, foli një i tretë-palaço ky, me motrën nën akuzë si hajdute parash e veten në rolin e…

Read More

Deklaratat e ministrit serb Ivica Daçiç, i cili gjatë fushatës elektorale premtoi se do ta ngrinte sërish flamurin serb në Kosovë, kanë nxitur reagime për retorikën nacionaliste dhe pasojat që ajo mund të ketë për stabilitetin në rajon. Në reagimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare, theksohet se një gjuhë e tillë nuk mund të konsiderohet vetëm retorikë politike, pasi mund të inkurajojë veprime që rrezikojnë sigurinë. Si shembull përmendet ngjarja e Banjskës, për të cilën, sipas reagimit, ende nuk është përcaktuar përgjegjësia e plotë. Më tej, theksohet se Shqipëria mbështet fqinjësinë e mirë, bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet për pajtim, duke…

Read More

Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar përmes një mesazhi të publikuar në Instagram lidhur me protestat në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për dhunën dhe përplasjet që shoqërojnë demonstratat. Në reagimin e saj, artistja shpreh dhimbjen për situatën në vend, duke u ndalur veçanërisht te të rinjtë që protestojnë, por edhe te rastet kur përplasjet përfshijnë policinë dhe qytetarët. “Pse duhet të vijmë gjithmonë në këtë pikë?”, shkruan ajo në nisje të mesazhit, ndërsa më tej shpreh dëshpërimin për atë që po ndodh në Shqipëri. Këngëtarja i drejton gjithashtu një thirrje politikës, qeverisë dhe drejtuesve të vendit që të dëgjojnë kërkesat e…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratës së zv.kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, se flamuri serb do të valvitet mbi Prizren. Në një reagim publik, e cilësoi “provokuese” dhe “luftënxitëse”, duke dënuar qëndrimet që kërcënojnë paqen e stabilitetin në rajon. Daçiçit iu referua si “klouni i Millosheviçit” dhe “pasardhës direkt partiak i Kasapit të Ballkanit”, duke akuzuar udhëheqjen aktuale serbe për ultranacionalizëm dhe armiqësi ndaj paqes. Sipas kreut të PD-së, deklarata për Prizrenin dëshmon edhe një herë rrezikun që përbëjnë qëndrimet nacionaliste serbe për stabilitetin e bashkëpunimin rajonal. Reagimi: Deklarata luftënxitëse e Ivica Daçiç, klounit të Millosheviçit. Në…

Read More

Sekretariati i Etikës përjashton me 60 ditë nga Kuvendi, demokratët Gazment Bardhi e Klevis Balliu. Më herët nga opozita, Saimir Korreshi dhe Blendi Himçi kundërshtuan kërkesën e Partisë Socialiste për marrjen e masave disiplinore ndaj Bardhit e Balliut, pas incidenteve në seancën plenare të 8 tetorit kur votohej Territorialja. Në Këshillin e Etikës, dy deputetët demokratë e cilësuan kërkesën “të pabazuar në ligj dhe në Rregulloren e Parlamentit”, duke argumentuar se masa disiplinore duhet të jetë në përputhje me shkeljen konkrete të pretenduar. Sipas socialistëve, Bardhi iu drejtua me fjalë fyese dhe denigruese drejtuesve të lartë të shtetit dhe deputetëve…

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gideon Sa’ar, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunimin e Përgjithshëm me homologun Ferit Hoxha, është drejtuar drejt Kryesisë së Kuvendit, ku takohet me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Vizita e Sa’ar në Tiranë zhvillohet në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Izraelit, ndërsa në fokus të takimeve janë bashkëpunimi politik, siguria rajonale dhe zgjerimi i partneritetit mes dy vendeve. Takimi me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, pritet të shërbejë si një tjetër mundësi për të diskutuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional. Më herët, edhe…

Read More

José Mourinho, pas fitores së Real Madridit ndaj Romës në Champions League, kritikoi mënyrën dhe kohën kur u njoftua pezullimi me 4 ndeshje i Vinicius Junior: “A ju duket normale që një futbollist i një skuadre spanjolle, përpara një ndeshjeje të rëndësishme për futbollin spanjoll, të mësojë se do të pezullohet për 4 ndeshje? Mund ta kishin bërë njoftimin nesër në mëngjes. Ne duhet të vijmë me autobus në stadium dhe të mësojmë se Viniciusi është pezulluar. Në portugalisht thuhet: ‘Macja fshihet, por bishti i duket’. Tani kjo mace endet e lirë dhe bëhen gjëra pa pikë turpi. Nuk më…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën “Pasqyra e Çmimeve” dhe nismën “KURSE”, që synojnë lehtësimin e shpenzimeve të përditshme për familjet shqiptare përmes bashkëpunimit mes qeverisë, supermarketeve dhe furnitorëve. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se marrëveshja me pesë subjekte të rëndësishme të tregtimit të ushqimeve parashikon çmime të arsyeshme dhe të pandryshueshme për një sërë produktesh deri më 12 janar të vitit të ardhshëm. Sipas kryeministrit, nisma vjen në një kohë kur rritja e kostove po prek konsumatorët në mbarë botën. Ai bëri të ditur se aktualisht janë mbi 200 artikuj pjesë e kësaj nisme, ndërsa synimi është që…

Read More