Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Protestat në Tiranë, kryeministri Rama: Durim se kjo do të kalojë!

ADAD16 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Para një kioske të djegur dje gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kryeqytet, kryeministri Edi Rama përforcoi deklaratat e një dite më parë se pas sulmeve nuk janë studentët.

Sërish fajësoi opozitën dhe të huaj që nuk e duan Shqipërinë në BE. Për shefin e qeverisë, nuk është rastësore që mbyllja e kapitullit të katërt përkoi me këto zhvillime.

Ju duket rastësi që sapo Shqipëria çel një tjetër dritë jeshile, afrohet më shumë drejt objektivit historik, këtu plas flaka? Nuk është aspak rastësi.

Rama vuri në dukje se nuk ka përkulje para dhunës. “Ka qenë Shqipëria e përkulur përballë dhunës dhe s’ka arritur asgjëkund. “Motra e vëllezër, durim se kjo do të kalojë dhe do të dalim më të fortë dhe të vetëdijshëm”, deklaroi kryeministri.

E gjithë kjo flamë nuk është flamë studentore. E gjithë kjo pengmarrje e qytetit në maska nuk ka të bëjë me hallet e problemet e dikujt që do një jetë më mirë. E gjithë kjo është po ajo dorë që ka kapur për fyti opozitën shqiptare që ka djegur Shqipërinë dhe është gati ta djegë përsëri për të mos e lënë të bëjë përpara nga urrejtja më e verbër.

Këta nuk janë studentët, as ata që marrin peng gjatë ditës nuk janë studentët dhe as ata që në mbrëmje predikojnë lëvizjen, përpjekjen, revoltën studentore, nuk kanë të bëjnë me ju. Si mund të nxirren të miturit në rrugë, të vënë maska, të shkulin trotuaret dhe qëllojnë policinë?

Si mund të rrezikohet jeta e të miturve si një lukuni e verbër për axhendë të tjetërkujt?

Sot mbështetet nga duar të tjera, të huaja që s’e duan Shqipërinë të qetë, të shohë drejt dhe të ecë përpara, që nuk e duan pjesë të familjes së bashkuar europiane, aty ku do të shpëtojë njëherë e përgjithmonë nga këto duar dhe zgjedha e zgjedhës së detyruar. Nuk e duan Shqipërinë të lirë.

Ju duket rastësi që sapo Shqipëria çel një tjetër dritë jeshile, afrohet më shumë drejt objektivit historik, këtu plas flaka? Nuk është aspak rastësi.

E gjithë kjo që po ndodh është sprovë, test i karakterit tonë dhe një tjetër hap që ne do ta hedhim së bashku përballë një pengese që na është vënë përpara.

Studentët, sipërmarrësit, kanë të drejtë të kërkojnë më shumë ndërkohë që problemet janë aty, duhen adresuar ndërkohë që përpiqemi të bëjmë më të mirën, të mësojmë më shumë dhe të bëjmë më mirë.

E kemi sjellë Shqipërinë e Tiranën deri këtu, këtë e ka sjellë një punë këmbëngulëse. Kush thotë le të përkulemi përballë dhunës për pakëz qetësi, gabon. Kjo do të thotë ta humbësh rrugën për një kohë të gjatë.

Ka qenë Shqipëria e përkulur përballë dhunës dhe s’ka arritur asgjëkund. Motra e vëllezër, durim se kjo do të kalojë dhe do të dalim më të fortë dhe të vetëdijshëm.

Artikuj të ngjashëm

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri: Pakënaqësitë duhet të adresohen në institucione, jo në rrugë

30 Tetor, 2026

“Paketa fiskale do të shkatërrojë qindra mijëra biznese”, Berisha: Është paketa e mjerimit të qytetarëve

30 Tetor, 2026

Beqaj u paraqit pa avokat në GJKKO, shtyhet sërish gjyqi i ish-ministrit të Shëndetësisë

30 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri: Pakënaqësitë duhet të adresohen në institucione, jo në rrugë

30 Tetor, 2026

Dramë pranë qendrës tregtare në Tetovë: Të miturit rrahën 62-vjeçarin dhe i vodhën paratë, pasi mbajti njërin prej tyre, u godit me mjet të mprehtë

30 Tetor, 2026

288,000 ton naftë ruse, 7 cisterna lundrojnë drejt SHBA-së pas marrëveshjes së Trump me Putin

30 Tetor, 2026

Bora Zemani: A është ajo në rolin e moderatores së Big Brotherit?

30 Tetor, 2026

“Paketa fiskale do të shkatërrojë qindra mijëra biznese”, Berisha: Është paketa e mjerimit të qytetarëve

30 Tetor, 2026

Dorëhiqet drejtori i policisë së Kosovës

30 Tetor, 2026

Thaçi: BDI-ja pret te dera e Mickovskit

30 Tetor, 2026

Beqaj u paraqit pa avokat në GJKKO, shtyhet sërish gjyqi i ish-ministrit të Shëndetësisë

30 Tetor, 2026

Meloni: Nuk pendohem për afrimitetin me Trumpin, mbrojta interesat kombëtare të Italisë

30 Tetor, 2026

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese gjatë tubimit të djeshëm, në pranga 19-vjeçari nga Dibra, 5 të tjerë u proceduan penalisht

30 Tetor, 2026
POLITIKË

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri: Pakënaqësitë duhet të adresohen në institucione, jo në rrugë

SHQIPËRI 30 Tetor, 2026

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka reaguar për ngjarjet e…

Dramë pranë qendrës tregtare në Tetovë: Të miturit rrahën 62-vjeçarin dhe i vodhën paratë, pasi mbajti njërin prej tyre, u godit me mjet të mprehtë

30 Tetor, 2026

“Paketa fiskale do të shkatërrojë qindra mijëra biznese”, Berisha: Është paketa e mjerimit të qytetarëve

30 Tetor, 2026

Dorëhiqet drejtori i policisë së Kosovës

30 Tetor, 2026

Thaçi: BDI-ja pret te dera e Mickovskit

30 Tetor, 2026

Beqaj u paraqit pa avokat në GJKKO, shtyhet sërish gjyqi i ish-ministrit të Shëndetësisë

30 Tetor, 2026

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese gjatë tubimit të djeshëm, në pranga 19-vjeçari nga Dibra, 5 të tjerë u proceduan penalisht

30 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.