Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka njoftuar se të mërkurën, në orën 11:00, do të vazhdojë aksioni masiv për pastrimin e kryeqytetit. Sipas Gjorgjievskit, në aksion pritet të marrin pjesë mijëra vullnetarë në të gjitha komunat e Shkupit. Pastrimi do të zhvillohet në më shumë se 50 lokacione, përfshirë parqe, rrugë, shtigje për këmbësorë, hapësira publike dhe zonat ndërmjet ndërtesave. Në aksion do të përfshihen komunat, kryetarët e tyre, nxënësit dhe qytetarët që dëshirojnë të kontribuojnë për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm. Gjorgjievski ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen iniciativës, duke theksuar se…
Autor: AD
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar me Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, ambasadorin Matthew Whitaker në margjinat e Warsaw Security Forum 2026. Ministria e Mbrojtjes tha se në fokus të takimit ishte “avancimi i bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe koordinimi për çështje me interes të përbashkët”. “Ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të SHBA-së për Kosovën, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s, i cili po zhvillohet prej më shumë se 15 vjetësh në kuadër të Programit…
Në Tepelenë, policia lokale ka ndaluar Lorenc Bami, 44 vjeç, pas ndërhyrjeve me fadromë në shtratin e lumit Vjosa, në zonën e mbrojtur mjedisore në Gallaticë, fshati Vasjar, Memaliaj. Një person tjetër, po hetohet për të njëjtën çështje në gjendje të lirë. Bami ka mbajtur më parë detyrën e shefit të urbanistikës në Bashkinë Tepelenë, gjatë drejtimit të saj nga Tërmet Peçi. Policia vijon hetimet për veprën penale të dëmtimit të habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore.
Tetë persona janë përfshirë në një përleshje fizike në oborrin e një shtëpie në fshatin Banicë të Strumicës, ku janë përdorur edhe sende të ndryshme. Si pasojë, katër persona kanë pësuar lëndime të rënda.Ngjarja është raportuar në polici, ndërsa autoritetet pritet të ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë së personave të përfshirë.
Ofertat për t’u zhvendosur në një vendndodhje romantike në ndonjë nga vendet evropiane shpesh bëhen kryefjalë në media. Të gjitha ato, si rregull, ofrojnë kushte në dukje idilike për kandidatët potencialë – një qytet i dashur italian ku do të pini kafe me pleqtë lokalë, një ishull tërheqës grek buzë detit të kaltër Egje ku ofrohen para për t’u shpërngulur, apo shuma serioze parash që i merrni nëse vendoseni në një fshat të vogël e të qetë zviceran. Mirëpo, pas titujve tërheqës „do t’ju paguajnë të jetoni këtu“ pothuajse gjithmonë qëndrojnë kushte të rrepta: duhet të blini ose të renovoni…
Sezoni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” po afron dhe, ndërsa publiku pret njoftimet zyrtare nga Top Channel, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë informacione të reja për datën e nisjes dhe ndryshimet që mund të sjellë ky edicion. Sipas zërave të fundit, 19 dhjetori është data që po përflitet për nisjen e spektaklit. Sa i përket moderimit, Ledion Liço pritet të rikthehet në drejtimin e formatit. Moderatori kishte konfirmuar më herët se do të ishte pjesë e edicionit të ardhshëm, duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi i tij me “Big Brother VIP” do të vazhdojë. Ndërkohë, edhe për…
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar të dhënat e Eurostat ku thuhet se leku ka thyer rekord global në kursin ndaj euros në 10 vite dhe është monedha më e fortë në listën e 40 vendeve. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka theksuar se ky është rekordi më i zi i të gjitha kohërave. Sipas Berishës, monedha më e re tani do të jetë “narkosi”. “Sot, në historinë e këtij vendi, shënohet rekordi më i zi i kohërave. EUROSTAT shpall se leku shqiptar thyen rekordin botëror në raport me zhvlerësimin prej tij të euros dhe dollarit, por EUROSTAT…
Kompania EMV ka bërë të ditur se nga nesër, më 13 tetor 2026, do të nisë sezoni i ngrohjes 2026/2027 për konsumatorët e lidhur me sistemin e ngrohjes qendrore në Shkup. Nga kompania thonë se sezoni i ngrohjes zyrtarisht fillon më 15 tetor, por sipas rregullores, furnizimi me ngrohje mund të nisë edhe më herët, gjatë periudhës nga 1 deri më 15 tetor. Kjo mundësi vlen në rastet kur parashikimi për temperaturën mesatare të jashtme për ditën e ardhshme është 12 gradë Celsius ose më e ulët. Nga EMV thonë se, sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM),…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiç, i cili në një tubim zgjedhor, kishe thënë se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”.Kurti tha se për këtë çështje është deklaruar ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. “Ka dhënë deklarimet ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, më duhet të shkoj për 20 minuta”, tha Kurti. Daçiç, gjatë një tubimi zgjedhor në Rashkë, deklaroi se flamuri serb do të valëvitet “herët a vonë” mbi vendlindjen e tij, Prizren. Ai tha gjithashtu se partia e tij nuk do ta…
Komisioni i Etikës ka marrë vendimit për të përjashtur me 60 ditë nga Parlamenti deputetët e opozitës, Klevis Balliu dhe Gazment Bardhi. Masa disiplinore vjen pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila i akuzoi dy deputetët e opozitës për incidente gjatë votimit të Reformës Territoriale, ku sipas mazhorancës, ata hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të Kuvendit dhe deputetëve socialistë. Me këtë vendim, Bardhi dhe Balliu nuk do të mund të marrin pjesë në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare për periudhën e përjashtimit.
