Manchester City ka shënuar fitore në “Anfield” me rezultat 3:0 ndaj Liverpoolit, në takimin e javës së 6-të të Premier League në futboll. Në minutën e 62-të, Ryan Gravenberch i Liverpoolit ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje të palejuar dhe përjashtohet nga loja, duke e lënë Liverpoolin me një lojtar më pak. Në minutën e 65-të, Manchester City kalon në epërsi 0:1. Erling Haaland tregohet i vëmendshëm brenda zonës së rreptësisë, përfiton nga topi i kthyer dhe e dërgon atë fuqishëm, ulët pranë shtyllës së djathtë. Në minutën e 68-të, Manchester City dyfishon epërsinë, 0:2. Jeremy…
Autor: AD
Katër shoferë janë ndëshkuar nga policia pasi me veturat e tyre bllokuan qarkullimin në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup, teksa udhëtonin drejt një dasme. Pamjet e publikuara në media tregojnë disa vetura që pengojnë trafikun në njërën nga rrugët e kryeqytetit. Policia ka identifikuar katër shoferë, të moshës 23 deri në 48 vjeç, të cilët drejtonin vetura të markave “Audi”, “BMW” dhe “Suzuki”. Ndaj tyre janë ndërmarrë masa sipas Ligjit për Sigurinë në Trafik, ndërsa do të përballen me gjoba për kundërvajtjet e kryera. Artikulli paraprakHoti i reagon Daçiqit: Eja…
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj deklaratave të Aleksandar Vuçiqit, kundër listës së përbashkët parlamentare shqiptare, duke thënë se përpjekja për ta paraqitur atë si armike të shtetit synon ta zhvendosë vëmendjen nga problemet dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Kamberi, përmes një reagimi, ka vlerësuar se shqetësimi i Vuçiqit nuk duhet parë vetëm në kontekstin e numrit të mandateve që mund të fitojë koalicioni shqiptar, por edhe në ndikimin politik dhe diplomatik që mund të ketë një përfaqësim i bashkuar dhe i pavarur. “Çështja nuk është domosdoshmërisht sa deputetë…
Një deklaratë e Selin Bollatit në emisionin “Goca dhe Gra” ka ngritur pikëpyetje mbi emrat që mund të ulen në karriget e opinionistëve të edicionit të gjashtë të “Big Brother VIP Albania”. Gjatë një bisede në studio për festën e nisjes së sezonit të ri televiziv të Top Channel, Selin përmendi se mes të pranishmëve do të jenë edhe Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, dy opinionistët e edicionit të kaluar të reality show-t. Ky detaj tërhoqi menjëherë vëmendjen e Orinda Hutës, e cila e pyeti Selinën nëse me këtë deklaratë po konfirmonte rikthimin e tyre edhe në “Big Brother VIP…
Një 37-vjeçar nga Shkupi do të përballet me dy kallëzime penale pasi u filmua duke drejtuar një motoçikletë “Suzuki” vetëm mbi një rrotë, në bulevardin “Partizanski Odredi”, pa pasur leje drejtimi. Videoja u publikua më 10 tetor në TikTok, ndërsa policia konstatoi se ngjarja kishte ndodhur më 3 tetor, pranë kryqëzimit me rrugën “29 Nëntori”. Me veprimet e tij, drejtuesi rrezikoi jetën e vet dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Pas hetimeve, policia identifikoi A.A. (37), i cili pranoi se e kishte drejtuar motoçikletën pa leje dhe kishte publikuar disa video në TikTok. Ndaj tij…
Partia Socialiste do të zhvillojë të mërkurën, më 14 tetor, në orën 12:30, një mbledhje të zgjeruar të Grupit Parlamentar dhe kabinetit qeveritar në Pallatin e Brigadave. Takimi vjen pak ditë pas miratimit të hartës së re territoriale dhe është njoftuar përmes një mesazhi të dërguar deputetëve socialistë. Në njoftim bëhet e ditur se të hënën, më 12 tetor, nuk do të zhvillohet mbledhja e zakonshme e Grupit Parlamentar. “Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se ditën e mërkurë, datë 14 tetor 2026, në orën 12:30, do të zhvillojmë mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar në Pallatin e Brigadave. Për këtë…
Emri i Faruza Kallabës mbetet i skalitur me shkronja ari në historinë e çlirimit të Kosovës. Gjatë fushatës 78-ditore të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ajo nuk ishte thjesht një pilote ushtarake në radhët e forcave amerikane, por një simbol i gjallë i krenarisë dhe guximit shqiptar. Kallaba u bë gruaja e parë shqiptaro-amerikane që mori pjesë aktive në këtë operacion kritik ushtarak, duke u paraqitur vullnetare që në momentin e parë që u bë thirrja për mision. Nga Damasku në Çikago: Origjina e një Heroine Faruza Kallaba lindi më 3 nëntor 1956 në…
Edhe pse viti shkollor ka më shumë se një muaj që ka filluar, në shkollat e mesme profesionale në Tetovë vazhdon të ketë mungesë të librave. Mungesa ndodh sepse për disa lëndë nuk ka fare libra adekuatë, ndërsa profesorët janë të detyruar t’i furnizojnë nxënësit me skripte, bëjnë të ditur nga Sektori për Arsim i Komunës së Tetovës. Nga ky sektor theksojnë se për lëndë të caktuara mungesat janë më të theksuara në shkollën e mesme tekstile dhe në atë të mjekësisë. “Në shkollat e mesme, për dallim nga shkollat fillore, në gjimnaze dhe në shkollën ekonomike nuk kemi mungesë…
Ernest Muçi është kthyer me gol në kampionatin turk pas ndeshjeve si protagonist me Kombëtaren shqiptare të futbollit. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka shënuar sot golin e tij të dytë të sezonit në Turqi në ndeshjen që Trabzonspor fitoi në transfertë ndaj Samsunspor. Në minutën e 28 të ndeshjes, Muçi mori një pasim që e nxori në të majtën e zonës së vogël dhe aty me një goditje të zgjuar bëri të pavlefshme daljen e portierit duke çuar topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm 1-0 skuadrës së tij. Trabzonspor zgjidhi gjithçka brenda pjesës së pare, teksa fitoi…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiç, i cili gjatë fushatës elektorale u zotua se do ta ngrinte sërish flamurin serb në Kosovë. Hoxha e cilëson këtë retorikë si nxitëse dhe kërcënuese, duke paralajmëruar se deklarata të tilla mund të frymëzojnë veprime të rrezikshme. Ministri thekson se Kosova është një shtet sovran dhe demokratik, realitet i pakthyeshëm. Reagimi i plotë: Ministri serb Ivica Daçiq, gjatë fushatës elektorale, i premtoi audiencës së tij se “do ta ngrinte sërish flamurin e tyre” në Kosovë. Një gjuhë e tillë nxitëse…
