Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Maqedonci në takim me ambasadorin e SHBA-së në NATO, diskutojnë edhe për “procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve Black Hawk”

ADAD12 Tetor, 2026 KOSOVË
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar me Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, ambasadorin Matthew Whitaker në margjinat e Warsaw Security Forum 2026.

Ministria e Mbrojtjes tha se në fokus të takimit ishte “avancimi i bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe koordinimi për çështje me interes të përbashkët”.

“Ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të SHBA-së për Kosovën, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s, i cili po zhvillohet prej më shumë se 15 vjetësh në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror. Ky partneritet po forcon kapacitetet tona përmes trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave”, thuhet në njoftim.

“Nga ana e tij, ambasadori Whitaker shprehu mbështetjen për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në NATO dhe vazhdimin e mbështetjes amerikane për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës”, thotë Ministria.

Ministria e Mbrojtjes tha se “bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve po zgjerohet edhe në fushat e prokurimeve ushtarake dhe industrisë së mbrojtjes”.

“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e kapaciteteve tona, përfshirë sistemet e blera nga SHBA-ja dhe procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve Black Hawk. Po ashtu, u theksua rëndësia e mbështetjes për zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë”, thuhet në njoftim

Ministri Maqedonci ritheksoi “nevojën për mbështetjen e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, si dhe për zgjerimin e qasjes së ushtarakëve tanë në programet dhe shkollat e NATO-s”, sipas ministrisë. Gjithashtu, ministria tha se “u diskutua për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me NATO-n lidhur me praninë dhe optimizimin e KFOR-it, si dhe normalizimin e hapësirës ajrore të Kosovës”.

“Në këtë takim, ministri Maqedonci shprehu interesimin për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit sipas parimit të ndarjes së përgjegjësive, përfshirë në kampin Bondsteel dhe në Aeroportin e Gjakovës. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e kontributit të Kosovës në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dëshmi e gatishmërisë së vendit tonë për të marrë përgjegjësi dhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

“Në përfundim të takimit, ministri Maqedonci ftoi ambasadorin Whitaker që të vizitojë Kosovën, për të vazhduar dialogun dhe për të avancuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. 🇽🇰 Partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për zhvillimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Artikuj të ngjashëm

“Deri këtu po mbërrin era e duhanit”, Haxhiu kërcënon me inspektorat deputetët që tymosin në kuvend

29 Tetor, 2026

Kosova forcon FSK-në me kamionë ushtarakë gjermanë, Maqedonci zbulon sa automjete janë pranuar

29 Tetor, 2026

Parashikohen ndryshime në buxhetin 2026: 102 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, 20 milionë për pensionistët

29 Tetor, 2026
TË FUNDIT

“Deri këtu po mbërrin era e duhanit”, Haxhiu kërcënon me inspektorat deputetët që tymosin në kuvend

29 Tetor, 2026

Kuvend, mes flakadanëve miratohet projektligji për Bankën e Shqipërisë!

29 Tetor, 2026

Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave!

29 Tetor, 2026

Hetim për mbi 260 milionë denarë – Spital privat dyshohet se arkëtonte para edhe nga Fondi Shëndetësor, edhe nga pacientët

29 Tetor, 2026

Kosova forcon FSK-në me kamionë ushtarakë gjermanë, Maqedonci zbulon sa automjete janë pranuar

29 Tetor, 2026

Lëndë plasëse e pashpërthyer një lokali në Kamëz/Pronari me precedent penal!

29 Tetor, 2026

Ngërçi politik në Izrael/ Katër skenarët që mund ta mbajnë Netanyahun në pushtet, pasi koalicioni i tij dështoi të merrte shumicën qeverisëse

29 Tetor, 2026

Tronditje në shëndetësi: Bastisje në mbi 10 lokacione, nën hetim spitali privat dhe ish-drejtori i FSSH-së

29 Tetor, 2026

“Isha unë”, rrëfehet vrasësi i shqiptarit të gjetur në pus në Itali/Konflikti lidhej me drogën!

29 Tetor, 2026

Parashikohen ndryshime në buxhetin 2026: 102 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, 20 milionë për pensionistët

29 Tetor, 2026
POLITIKË

“Deri këtu po mbërrin era e duhanit”, Haxhiu kërcënon me inspektorat deputetët që tymosin në kuvend

KOSOVË 29 Tetor, 2026

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje deputetëve që ta respektojnë…

Kuvend, mes flakadanëve miratohet projektligji për Bankën e Shqipërisë!

29 Tetor, 2026

Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave!

29 Tetor, 2026

Hetim për mbi 260 milionë denarë – Spital privat dyshohet se arkëtonte para edhe nga Fondi Shëndetësor, edhe nga pacientët

29 Tetor, 2026

Kosova forcon FSK-në me kamionë ushtarakë gjermanë, Maqedonci zbulon sa automjete janë pranuar

29 Tetor, 2026

Lëndë plasëse e pashpërthyer një lokali në Kamëz/Pronari me precedent penal!

29 Tetor, 2026

Tronditje në shëndetësi: Bastisje në mbi 10 lokacione, nën hetim spitali privat dhe ish-drejtori i FSSH-së

29 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.