Milan Radoiçiqi, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e grupit terrorist në sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, është shfaqur në tubimin parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Kragujevc, siç raporton rekordi.net. Sipas pamjeve të publikuara nga televizioni serb N1, Radoiçiqi shihet në shoqërinë e Danillo Vuçiqit, djalit të Aleksandar Vuçiqit, para sallës “Jezero”, ku u mbajt tubimi i SNS-së. N1 raportoi se Danillo Vuçiqi kishte mbërritur në tubim i shoqëruar nga disa automjete me drita sinjalizuese të ndezura, raporton RTK-ja.…
Autor: AD
BDI akuzon VLEN-in për mungesë veprimi konkret lidhur me rastin e dy të rinjve nga Saraji, të cilët kanë denoncuar keqtrajtim nga policia. Sipas BDI-së, VLEN-i nuk mund të mjaftohet me deklarata për sundimin e ligjit, ndërsa si pjesë e pushtetit duhet të kërkojë transparencë, hetim të plotë dhe përgjegjësi institucionale. BDI thekson se çështja nuk duhet të zhvendoset te përkatësia etnike e policëve, por te faktet: a ka pasur dhunë, kush mban përgjegjësi dhe a kanë vepruar institucionet në mënyrë të paanshme? Për këtë rast, BDI kërkon përgjegjësi edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, duke kërkuar…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet ambasadorit László István Dux, pranoi letër urimi nga kryeministri i Hungarisë Péter Magyar, për mandatin e ri qeverisës. “Dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Ne njohim rolin kyç të Kosovës në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Andaj, jemi të bindur që një Ballkan Perëndimor prosperues ka rëndësi jetike për Hungarinë dhe mbarë kontinentin evropian” , shkroi ai. Kryeministri Magyar rikonfirmoi përkushtimin e Hungarisë për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe shprehu mbështetjen për integrimin e saj evropian. “Në këtë frymë, më lejoni…
Manchester City mund të ruajë në mënyrë befasuese të drejtën për të luajtur në Ligën e Kampionëve edhe sezonin e ardhshëm, madje edhe nëse Liga Premier e ndëshkon rëndë klubin, deri në pikën e rënies nga kategoria. Figura të rëndësishme të futbollit janë gjithnjë e më të shqetësuara se klubi mund të shfrytëzojë një boshllëk në rregulloren e licencimit të UEFA-s për të vazhduar të luajë në garat evropiane. Pavarësisht rrezikut të një ndëshkimi të rëndë në futbollin vendas,ë drejtues të lartë të këtij sporti besojnë se City mund të luajë sërish në Ligën e Kampionve sezonin e ardhshëm. Sipas…
Gjykata e Apelit në Shkup po përballet me mungesë serioze të kuadrit, ndërsa një nga problemet kryesore është numri i pamjaftueshëm i gjyqtarëve-porotë, të cilët paguhen me vetëm 570 denarë në ditë. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj gjykate, Zoran Gerasimovski, bëri të ditur se nga 32 pozitat e parapara për gjyqtarë-porotë, aktualisht janë plotësuar vetëm shtatë. Sipas tij, kompensimi ditor nuk është ndryshuar që nga viti 2018 dhe është tepër i ulët. Problemi nuk kufizohet vetëm te porotët. Nga 51 gjyqtarë, përfshirë kryetarin, sa parashikohen me sistematizim, aktualisht janë në detyrë vetëm 35. Po ashtu, nga 245 vende…
Lutfi Haziri ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se një vendim të tillë do ta shqyrtojë vetëm nëse ka kërkesë nga votuesit e partisë dhe rugovistët.Në një intervistë për Blic Interview, Haziri ka bërë të ditur se zgjedhjet e brendshme në LDK pritet të mbahen shumë shpejt, ndërsa ka paralajmëruar se gara për kryetar mund të jetë e hapur për disa kandidatë potencialë. I pyetur nëse do të jetë pjesë e garës për drejtimin e partisë, Haziri ka theksuar se nuk do të ndërmarrë një hap të tillë pa…
Në shpatet e malit Kozhuf, përgjatë rrugës nga Gjevgjelia drejt Smrdlliva Vodës, ndodhet një pemë e pazakontë e njohur si “Njeriu i zhveshur”, e cila tërheq vëmendjen me pamjen e saj karakteristike.Bëhet fjalë për një pemë gjithmonë të gjelbër, me lëvore të kuqërremtë që zhvishet gradualisht dhe përtërihet. Pikërisht kjo veçori i jep pemës pamjen e saj të veçantë dhe është arsyeja për emrin interesant që mban.Kjo rrallësi natyrore nuk është vetëm një atraksion për vizitorët, por edhe një pasuri natyrore e mbrojtur. “Njeriu i zhveshur” ka statusin e monumentit të natyrës dhe përbën një nga…
Lamine Yamal dhe Erling Haaland kryesojnë listën e futbollistëve me vlerën më të lartë në tregun botëror, me nga 220 milionë euro. Në vendin e tretë renditet Kylian Mbappé me 200 milionë euro, ndërsa Michael Olise vlerësohet me 180 milionë euro, plus 10 milionë euro në raport me vlerësimin e mëparshëm. Jude Bellingham është në pozitën e pestë me 160 milionë euro, i ndjekur nga Pedri me 150 milionë euro. Në top-10 janë edhe Joao Neves, Khvicha Kvaratskhelia dhe Vitinha, të gjithë me vlerë 140 milionë euro. Listën e mbyll Vinicius Junior me 130 milionë euro, 10 milionë më pak…
Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar ashpër pas denoncimit të dy të rinjve, të moshës 21 dhe 23 vjeç, të cilët pretendojnë se janë rrahur nga pjesëtarë të policisë dhe se u është dëmtuar automjeti. Nga ASH kërkojnë hetim urgjent dhe transparent, duke theksuar se nisja e kontrollit të brendshëm nga Ministria e Punëve të Brendshme dëshmon seriozitetin e pretendimeve. “Policia duhet të garantojë sigurinë e qytetarëve, jo të mbjellë frikë. Çdo keqpërdorim i uniformës dhe tejkalim i kompetencave duhet të ndëshkohet”, theksojnë nga kjo parti. Kritikat më të ashpra ASH i ka drejtuar ndaj koalicionit VLEN dhe zëvendësministrit të…
Një familje me katër anëtarë në gusht kishte nevojë për 58,475 denarë për shpenzime minimale, njoftoi Ministria e Ekonomisë dhe Punës. Ata kishin nevojë për 21,132 denarë për ushqim dhe pije, dhe 1,429 denarë për shërbime shëndetësore. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, prezantoi sot në një konferencë për shtyp shportën konsumatore të llogaritur nga Ministria, e cila tha se bazohet në të dhëna nga institucionet përkatëse. ZestradarThe Movie Scenes Everyone Secretly RewatchesדPër llogaritjen përdoren të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikës, çmimet e produkteve në tetë qytete, të dhënat nga 23 tregje të frutave dhe perimeve, si dhe…
