Shqipëria ka marrë dritën jeshile nga Bashkimi Evropian për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20, që lidhet me ndërmarrjet dhe politikën industriale.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku e cilëson këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian.
Sipas Ramës, mbyllja e këtij kapitulli forcon perspektivën e vendit për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim.
Postimi i plotë:
SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E PARË.
Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim.

