Autor: AD

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Berisha kishte kërkuar shfuqizimin e kësaj mase, ndërsa Kushtetuesja ka vendosur që çështja të rikthehet për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk nënkupton shfuqizimin automatik të masës së sigurisë, por rikthimin e çështjes për gjykim në instancën më të lartë të gjyqësorit.

Read More

Policia e Maqedonisë së Veriut ka penguar hyrjen e paligjshme të rreth 40 migrantëve nga Greqia, në afërsi të fshatit Moin të Gjevgjelisë. Gjatë ndërhyrjes, zyrtarët policorë kanë shtënë disa herë në ajër për paralajmërim.Ngjarja ka ndodhur më 8 tetor, rreth orës 17:30, në vendin e quajtur “Qypot”, pranë vijës kufitare me Greqinë.Sipas informacioneve policore, pjesëtarët e Policisë Kufitare të Bogorodicës kanë lokalizuar grupin dhe kanë ndërhyrë për të parandaluar kalimin ilegal të kufirit.Nga grupi janë ndaluar 15 migrantë, të cilët janë dërguar në Qendrën Pritëse-Tranzitore në Gjevgjeli për procedura të mëtejshme.Ende nuk ka informacione për shtetësinë e migrantëve apo…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka gjetur në veriun e vendit një kallashnikov Ak-47, 119 fishekë dhe pajisje ushtarake. Këto municione janë gjendur në një banesë të braktisur në fshatin Dren të Leposaviqit. Nuk dihet saktësisht nëse armatimi është aty që para se të ndodhte rasti “Banjska” apo pas ngjarjes së rëndë. Tashmë, është kthyer në një problem edhe për Policinë e Kosovës gjetja e armatimit në shumë shtëpi të veriut të vendit. Kujtojmë se më 2023, Kosova u trondit nga sulmi terrorist i një grupi militant serbësh në Banjskë. Si pasojë e sulmit, ndërroi jetë edhe…

Read More

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie sot, pasi shqetësimet për furnizimin nga Lindja e Mesme janë zbutur lehtë, pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump se SHBA-ja nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit. Nafta Brent, si referencë evropiane, ra për 72 centë, ose 0,7 për qind, duke arritur në 103,53 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta amerikane WTI u lirua për 52 centë, ose 0,6 për qind, dhe tregtohet me 90,97 dollarë për fuçi. Megjithatë, Brent pritet ta mbyllë javën me rritje, pasi të enjten çmimi i saj u rrit për 4 për qind, pas shtimit të sulmeve…

Read More

Skena politike në Maqedoninë e Veriut po zgjerohet me një tjetër parti me identitet serb. Ish-kryetari i Komunës Qendër në Shkup dhe ish-funksionari i LSDM-së, Sasha Bogdanoviq, rikthehet në politikë me Lidhjen Demokratike Serbe. Partia e re do të mbajë sonte, në orën 18:00, kongresin e parë zgjedhor në sallën e vogël të Filarmonisë në Shkup, ku pritet të prezantohen strukturat drejtuese dhe orientimi politik i saj. Bogdanoviq, i cili në vitin 2017 u zgjodh kryetar i Komunës Qendër si kandidat i LSDM-së, kishte paralajmëruar që në mars formimin e subjektit të ri. Ai ka deklaruar se emri i partisë…

Read More

Brenda tetë ditësh nga data e miratimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ligji parashihet të nënshkruhet dhe të shpallet nga presidentja e porsazgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka Pula. Nëse ajo nuk vepron brenda këtij afati, ligji konsiderohet i shpallur dhe publikohet në Gazetën Zyrtare. Flamur Hyseni, profesor i Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se vetëm pas publikimit të ligjit do të mund të vlerësohej saktësisht përmbajtja përfundimtare e ndryshimeve në të. “Megjithatë, mbetet thelbësore që çdo ndryshim ligjor të jetë në përputhje me nenin 162 të Kushtetutës dhe me detyrimet ndërkombëtare të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas miratimit të reformës së re administrativo-territoriale në Kuvend, duke publikuar një video, ku shfaqet një luan dhe shoqërohet me një mesazh mbi forcën, sprovat dhe largimin e njerëzve nga jeta. Publikimi vjen pas një seance maratonë prej rreth 14 orësh në Parlament, ku reforma u miratua pak pas mesnate, mes debateve dhe tensioneve mes mazhorancës dhe opozitës. Në videon e publikuar, mesazhi përcjell idenë se vështirësitë dhe pengesat nuk janë domosdoshmërisht barriera, por sprova që forcojnë karakterin dhe përgatisin njeriun për sfidat e ardhshme. “Ai nuk po ma bënte jetën më…

Read More

Debat për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institucionet e Maqedonisë së Veriut në emision “Dialog te Lajmi”, mes gazetarit Tahiri dhe Azirit, i cili mbrojti propozimin për masa të përkohshme që synojnë korrigjimin e pabarazive të krijuara ndër vite. Tahiri e vuri në pikëpyetje realizueshmërinë e propozimit që shqiptarët të përfaqësohen me 54 për qind në pranimin në akademitë policore dhe institucionet për trajnimin e gjyqtarëve e prokurorëve, ndërsa maqedonasit me rreth 30 për qind. “Ndonjëherë bëni propozime joreale, që edhe vetë e dini se nuk kalojnë”, iu drejtua Tahiri bashkëbiseduesit. Aziri kundërshtoi, duke theksuar se propozimi synon të…

Read More

Lionel Messi ka fituar rreth 1.6 miliardë euro të ardhura bruto gjatë karrierës së tij mbi 20-vjeçare në futbollin profesionist, sipas të dhënave të publikuara nga revista amerikane “Forbes”, të cilave u referohet mediumi italian “SportMediaset”. Sipas këtyre vlerësimeve, tetë herë fituesi i Topit të Artë ka grumbulluar rreth 1.8 miliardë dollarë të ardhura bruto, ndërsa pasuria e tij neto vlerësohet në rreth 1.1 miliardë dollarë, apo afërsisht një miliard euro. Pjesa më e madhe e të ardhurave të argjentinasit vjen nga kontratat me klubet ku ka luajtur. Rreth 1.2 miliardë dollarë, ose 1.1 miliardë euro, llogaritet të jenë përfituar…

Read More

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se partitë shqiptare në Serbi janë bashkuar për herë të parë për të garuar së bashku në zgjedhje, duke thënë se në këtë proces ka ndikuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe faktorë të jashtëm. Vuçiq, në deklarimin e tij, ka përmendur Shaip Kamberin, të cilin e ka cilësuar me gjuhë fyese, duke thënë se ai është vendosur në krye të listës së përbashkët, ndërsa përfaqësuesit e dy partive të tjera janë renditur në pozitat e dyta dhe të treta. Sipas Vuçiqit, bashkimi i partive shqiptare synon ta çojë çështjen e Luginës…

Read More