Lista “Koalicioni Shqiptar”, e shpallur mbrëmë nga Komisioni Republikan Zgjedhor (RIK) për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, do të garojë me gjithsej 10 kandidatë për deputetë.
Listës i prin kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, jurist i diplomuar nga Bujanoci dhe një prej përfaqësuesve politikë shqiptarë me përvojë parlamentare në Kuvendin e Serbisë. Kamberi është i njohur për paraqitjet e tij parlamentare dhe adresimin e çështjeve që lidhen me pozitën dhe të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Në vendin e dytë është Visar Mehmeti nga Alternativa për Ndryshim, ndërsa i treti është Bajram Mustafa nga Tupalla e Medvegjës, kandidat i Partisë Demokratike.
Kandidatët e listës “Koalicioni Shqiptar” janë:
- Shaip Kamberi – jurist i diplomuar – Bujanoc – PVD
- Visar Mehmeti – jurist i diplomuar – Preshevë – APN
- Bajram Mustafa – inxhinier i bujqësisë – Tupallë, Medvegjë – PD
- Magbule Arifi – profesore e edukatës fizike – Bujanoc – PDSH
- Mimoza Kadriji – profesore e historisë dhe gjeografisë – Bilaç, Bujanoc – LPD
- Rrezarta Shabani – juriste e diplomuar – Preshevë – LR
- Arjanita Dalipi – profesore e gjuhës serbe – Preshevë – PVD
- Amina Nuroviq – ekonomiste e diplomuar – Mur, Pazar i Ri – PVD
- Dashnim Saqipi – magjistër i edukatës fizike
- Naim Salihi – Arsimtar i gjuhës serbe – Bujanoc – PD
“Koalicioni Shqiptar” përbëhet nga shtatë subjekte politike shqiptare, ndërsa RIK mbrëmë e shpalli zyrtarisht listën dhe i njohu statusin e listës zgjedhore të pakicës kombëtare./LUGINALAJMI/

