Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha pas takimit me kryeministrin Albin Kurti se aktualisht nuk ka marrëveshje, ndërsa la të hapur mundësinë që takimet ndërmjet palëve të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. “Kur të kemi marrëveshje, tregoj. Është e mundshme që të kemi takime edhe në ditët në vijim”, tha Hamza, shkruan Kp. Hamza tha se në takimin me Kurtin u diskutua për procesin që po zhvillohet në Hagë, aktgjykimin e Dhomave të Specializuara dhe nevojën për miratimin e ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Speciale. “Takimi ka të bëjë me procesin që është duke u zhvilluar në Hagë, me…
Autor: AD
Lexues të portalit LUGINALAJMI kanë dërguar imazhe nga ambulanca mjekësore në fshatin Muhoc, ku shihet një gjendje aspak e mirë e objektit. Në fotografitë e dërguara vërehen ambiente të dëmtuara, tualete të demoluar dhe kushte që lënë për të dëshiruar. Nuk dihet nëse kjo ambulancë aktualisht është në funksion dhe ofron shërbime për banorët e fshatit, por pamjet e dërguara nga lexuesit tregojnë se objekti ndodhet në një gjendje shqetësuese dhe ka nevojë për ndërhyrje. LUGINALAJMI do të përpiqet të marrë informacione nga institucionet përgjegjëse lidhur me statusin e ambulancës dhe nëse është planifikuar renovimi i saj./LUGINALAJMI/
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë aktualisht vendet që kanë bërë më shumë përparim në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Pas tyre renditen Moldavia dhe Ukraina, ndërsa Bosnjë-Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut ndodhen në faza më të hershme. Serbia mbetet një rast i veçantë. Kos tha se ekziston një “dritare mundësie” për zgjerimin e BE-së dhe se vendet kandidate duhet të përmbushin reformat dhe kriteret e kërkuara. Ajo vlerësoi se Mali i Zi mund t’i përmbushë kriteret deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi sot se, me këshillën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Maqedonia e Veriut do të kërkojë një takim zyrtar me palën bullgare në Sofje. Sipas Mickoskit, Sofjes tashmë i është dërguar një notë me kërkesë për takim dypalësh, me synimin për të tentuar riaktivizimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut. Në konferencën e përbashkët për media me von der Leyen, Mickoski tha se kishte ngritur edhe çështjen e mundësisë që BE-ja të ndërmjetësojë në bisedimet me Bullgarinë. Von der Leyen vlerësoi se një takim eventual mes ministrave të Jashtëm Timço Mucunski dhe…
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njoftoi të premten se e ka shkarkuar nga detyra kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, për siç tha, keqmenaxhim, jokompetencë dhe dështim në përmbushjen e detyrave. Shkarkimi i Isufajt u bë në një mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, me gjithë paralajmërimet nga organizatat joqeveritare që mbikëqyrin sistemin e drejtësisë në vend kundër marrjes së vendimeve “të ngutshme”. KPK tha se e mori këtë vendim “në mbështetje të nenit 22, paragrafi 5, të Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës… mbi bazën e rrethanave të konstatuara dhe të dokumentuara në procedurën…
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia do të përdorë të gjitha armët që ka në dispozicion nëse e konsideron se enklava e saj në Baltik, Kaliningradi, po sulmohet drejtpërdrejt, transmeton “BBC”. Putini këmbënguli se Moska “nuk po kërcënon askënd” dhe thjesht po u përgjigjet deklaratave të liderëve perëndimorë se Rusia po përgatitet për luftë në vitin 2029 ose 2030.Gjatë gjithë kësaj jave, Rusia e ka akuzuar NATO-n se po përgatitet ta bllokojë territorin e saj, i cili kufizohet me Lituaninë dhe Poloninë, duke paralajmëruar se do të ishte madje e gatshme të përdorte armë bërthamore nëse Perëndimi do…
Më 1 tetor 2026, rreth orës 08:15, në SPB Shkup, një 42-vjeçar nga Shkupi, i punësuar në një shkollë të mesme në zonën e Gazi Babës, ka raportuar se rreth orës 07:40 ishte sulmuar fizikisht në korridorin e shkollës nga kolegu i tij, një 50-vjeçar nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit përgjegjës do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë filluar komunikimet lidhur me marrëveshjen për zgjedhjen e presidentit të vendit. “Kemi filluar komunikimet dhe, natyrisht, kjo fundjavë është vendimtare për të pasur një marrëveshje, që javën e ardhshme të kemi presidentin”, tha sot kryeministri Kurti. Kosova ka hyrë në ditët vendimtare për zgjedhjen e presidentit të ri. Deri më 6 tetor, partitë politike duhet të gjejnë një marrëveshje për zgjedhjen e kreut të shtetit, përndryshe vendi pritet të shkojë sërish në zgjedhje parlamentare, raporton Rtk. Afati është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila javën e kaluar konstatoi se afati 60-ditor…
Gjashtë ndeshje pa shënuar gol dhe një seri prej dhjetë ndeshjesh pa fitore. Me këtë bilanc, përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë e pret ndeshjen e nesërme të Ligës së Kombeve kundër Skocisë në Shkup. Selektori Goce Sedlloski ende e pret fitoren e tij të parë në krye të përfaqësueses. Ai është i vetëdijshëm për serinë e keqe, për paraqitjet dhe rezultatet e dobëta, por thotë se mbetet në qëndrimin për ta rinovuar përfaqësuesen, duke shtuar se të gjitha kritikat duhet të drejtohen ndaj tij. “Këta djem që janë këtu, ju lutem jepuni mbështetje. Unë e rinovova përfaqësuesen dhe do të…
Skandali që përfshiu bashkëshortin e saj duket se ka tronditur Klaudian. Menjëherë pas publikimit të lajmit, zonja ka vendosur ta largojë nga lista e miqësisë Eli Faren, të cilën e mbante aty deri në ditën e publikimit. Ky veprim i Klaudias nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët menjëherë kanë nisur të komentojnë situatën. Në mesin e gjithë kësaj historie, sipas ndjekësve, duket se vetëm një person po e pëson më së shumti nga kjo situatë dhe ajo eshtë vet Klaudia,
