Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka theksuar se projekti po merr formë gradualisht dhe se investimi synon të lehtësojë lëvizjen e automjeteve në hyrje të qytetit. “Mirëmëngjes dhe me Urën e Re të Bahçallëkut që po merr formë hap pas hapi, një investim që do të lehtësojë lëvizjen në hyrje të Shkodrës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri. /vizionplus.tv
Autor: AD
Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur në xhiron e tretë të Ligës C të Ligës së Kombeve. “Kuqezinjtë” janë mposhtur nga Finlanda në Helsinki, me këtë të fundit që u kthye nga disavantazhi për të marrë tri pikët e plota. Shqipëria doli e para në epërsi, me anë të Rey Manajt, në minutën e katërt. Manaj shënoi me kokë, pas asistimit nga Kristjan Asllani nga goditja e këndit. Gjithçka po shkonte mirë për Shqipërinë, deri në minutën e 22-të. Etrit Berisha u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje në një nga sulmuesit e Finlandës jashtë 16-shit, dhe nga ajo…
Çmimi i groshës së Tetovës ka arritur nivele të pazakonta, duke shkuar deri në 700 denarë për kilogram. Prodhimi vendas po përballet me vështirësi të mëdha për shkak të thatësirës, mungesës së ujit për ujitje dhe rënies së rendimenteve. Ndërkohë, grosha vendase po bëhet gjithnjë e më e rrallë në treg, ndërsa importet mbeten shumë më të lira.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpjeguar arsyet pse opozita u angazhua në procesin e reformës territoriale, duke thënë se vendimi erdhi si pasojë e kërkesave të qytetarëve dhe rekomandimeve të Komisionit Evropian. Berisha, në një takim me aleatët politikë deklaroi se mazhoranca po ndjek një projekt që, sipas tij, synon përqendrimin e mëtejshëm të pushtetit vendor. Ai tha se PD ka paraqitur një draft me 100 bashki, ndërsa akuzoi qeverinë se ndërpreu konsultimet dhe paraqiti një variant me 46 bashki. Berisha e cilësoi projektin e mazhorancës si në kundërshtim me Kushtetutën dhe Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale, duke…
Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka propozuar historianin Jusuf Buxhovi për president të Kosovës, duke thënë se politikanët nuk e mbështesin një figurë që, sipas tij, nuk mund të manipulohet për interesa politike Hoxha pyet pse politikanët kosovarë nuk e kanë propozuar Buxhovin për këtë post, duke theksuar njohuritë dhe qëndrimet e tij. Postimi i plotë: A u ka shkuar mendja politikanëve kosovarë me propozue një njeri si zotëri Jusuf Buxhovi me këto njohuri per President të Kosovës!? Jo! E pse jo? Sepse ky nuk i nenshtrohet përfiterëve politik ! I frigohen , e din që nuk munden me manipulue me te…
-Foto ilustrim- Kryeministri i Republikës së Kosovës ka ftuar për sot, në orën 17:00, përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në një takim në Qeverinë e Kosovës. Siç mëson LUGINALAJMI, temë kryesore e takimit pritet të jetë unifikimi i spektrit politik shqiptar të Luginës së Preshevës dhe mundësia e pjesëmarrjes me një listë të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi. Megjithatë, çështja e bashkimit të partive shqiptare mund të hapë edhe diskutime rreth situatës politike në Bujanoc dhe koalicionit aktual qeverisës, pjesë e të cilit janë Alternativa për Ndryshim (APN), Partia Progresiste Serbe…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur pas takimit me kryeministrin Albin Kurtin. Hamza, për media, ka ripërsëritur kërkesën e PDK’së për aprovimin e ligjit për specialen në dy leximet, ‘’aprovimin final’’ të tij. ‘’Vazhdimisht po e them kërkesa e PDK’së është aprovimi i ligjit në dy lexime, aprovimi final i ligjit, pastaj PDK është e gatshme në të njëjtën ditë, në seancën e radhës me bisedu me gjet zgjidhjen për presidentin dhe me i dhanë votat për presidentin. Bisedat i kemi përfundu, janë edhe disa ditë ku kemi mundësi me arrit marrëveshjen, nuk e di a…
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me aleatët politikë, ku në fokus ka qenë reforma territoriale dhe drafti i qeverisë për riorganizimin e bashkive. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij propozoi që opozita të thërrasë qytetarët në protestë para Kuvendit të enjten, kur pritet të votohet harta e re territoriale. Tedi Blushi: Opozita nuk duhet t’ua delegojë betejën vetëm qytetarëve. Opozita duhet t’u prijë protestave dhe seanca e thirrur të enjten është një mundësi që të gjithë shqiptarët, jo vetëm banorët e 15 bashkive, të mblidhen atë ditë para Kuvendit…
Partia VLEN ka përshëndetur vlerësimin pozitiv të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për përparimin e Maqedonisë së Veriut në zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Gjatë vizitës së saj në Shkup, von der Leyen e cilësoi progresin e arritur si “impresiv” dhe paralajmëroi pagesa të reja në javët e ardhshme. Sipas VLEN-it, Maqedonia e Veriut deri tani ka përfituar 140 milionë euro nga ky plan. “Këto mjete janë rezultat i punës serioze dhe përkushtimit të institucioneve në përmbushjen e detyrimeve të marra”, thuhet në njoftimin e VLEN-it. Partia thekson gjithashtu se Ministria e Çështjeve Evropiane,…
Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar platformën “Pasqyra e Flamingos”, e cila sipas tij synon t’u japë qytetarëve akses te dokumentet zyrtare dhe informacionet mbi projektet qeveritare. Rama tha se platforma do të jetë e disponueshme në shqip dhe anglisht dhe se do të nisë me dosjen e Sazan-Zvërnecit. Sipas tij, qëllimi është që qytetarët të kenë mundësi të shohin dokumentet zyrtare dhe faktet që lidhen me projektet. Kryeministri tha se në këtë platformë do të përfshihen edhe dosje të tjera qeveritare. Rama: Faktet janë gjithmonë edhe më shumë nën presionin e dezinformimit, gjysmë të vërtetave apo të informacioneve të paverifikuara.…
