“Rusët po planifikojnë gjithashtu të përfshijnë më shumë shtetas të huaj”, tha Zelensky në një videomesazh të publikuar sot në mbrëmje. Ai tha se këtë informacion e kanë siguruar shërbimet ukrainase të sigurisë. Prej disa muajsh ka pasur spekulime, diskutime dhe pretendime ende të pakonfirmuara, se Rusia mund të nisë një mobilizim të ri, për të zëvendësuar humbjet e mëdha të ushtarëve në frontin e luftës në Ukrainë. Presidenti rus, Vladimir Putin deri tani i ka mohuar kategorikisht këto shqetësime. Zelensky tha gjithashtu se Ukraina ka marrë informacione të reja për ushtarët e Koresë së Veriut që ndodhen në Rusi.…
Autor: AD
Është zbardhur dëshmia e kompozitorit Adrian Hila në Policinë e Tiranës, lidhur me publikimin e disa videove intime, në të cilat ai shfaqet në shoqërinë e disa personazheve publike. Gjatë dëshmisë së tij, Hila ka shpjeguar se në banesën e tij kishte instaluar kamera sigurie, si brenda ashtu edhe jashtë saj, që prej vitit 2023. “I kam vendosur kamerat rreth vitit 2023, pasi një komshiu tim i kanë hyrë brenda në shtëpi dhe e kanë grabitur dhe nuk kanë mundur të identifikohen hajdutët”, ka deklaruar Hila, sipas dëshmisë së bërë publike. Kompozitori ka theksuar se instalimi i kamerave është bërë…
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Iranit lehtësim të sanksioneve dhe zhbllokim të fondeve iraniane në këmbim të hapave konkretë lidhur me programin e tij bërthamor. Raportimet për një lëvizje të tillë diplomatike u publikuan fillimisht nga Axios, sipas të cilit administrata amerikane ishte e gatshme të diskutonte lehtësimin e sanksioneve dhe lirimin e fondeve të ngrira, në këmbim të angazhimeve të Iranit për çështjen bërthamore. Sipas raportimeve, pjesë e përpjekjeve diplomatike është edhe kërkesa që Irani të lejojë rikthimin e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (AIEA) dhe të…
Kabineti qeveritar njoftoi sonte se kryeministri Edi Rama, nesër sapo të kthehet nga vizita në Kombet e Bashkuara, do t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve. Si asnjë herë më parë, mesazhi nuk do të vijë nga kryeministria, por nga salla e shtypit të Aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë. Është e paqartë se çfarë do të komunikojë këtë të diel 27 shtator, z.Rama. E paqartë është dhe ora kur do të dalë para kombit. Kabineti i tij tha sonte se duke qenë se nisja këtë të shtunë nga aeroporti JFK i Nju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit…
Kosova nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Izraelit në Hungari. “Dardanët” barazuan pa gola ndaj Izraelit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të Ligës së Kombeve. Ndeshja u karakterizua me pak raste shënimi, ndërsa 10 minutat e fundit Kosova pati mundësi shumë të mira shënimi. Me këtë barazim, Kosova tani ka katër pikë në vendin e dytë, tri më pak sesa Austria që barazoi me Irlandën.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në orën 08:30, në Pallatin e Brigadave. Mbledhja vjen pas zhvillimeve të fundit që lidhen me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”. Në fokus të diskutimeve pritet të jetë situata e sigurisë kombëtare, siguria e informacionit të klasifikuar dhe zhvillimet e fundit në Shërbimin Informativ të Shtetit. Në tryezë pritet të jetë edhe çështja e drejtimit të ri të SHISH, të cilin pas largimit të Hysenit do ta zerë drejtori i komanduar në SHISH Elvis Lila.Këshilli i Sigurisë Kombëtare…
Rreth 50 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët intimë ose anëtarë të tjerë të familjes gjatë vitit 2024, sipas vlerësimeve globale të UN Women dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC) njofton INA. Çdo dhjetë minuta, diku në botë, një grua ose vajzë vritet nga partneri intim ose një anëtar tjetër i familjes. Pas kësaj statistike nuk qëndrojnë vetëm dhjetëra mijëra krime të veçuara. Në shumë raste, para vrasjes ka një histori kontrolli, kërcënimesh, ngacmimesh dhe dhune. Pikërisht për këtë paralajmërohet edhe në Konferencën Rajonale për femicidin, pra vrasjen e grave për shkak të…
Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe sot, duke shënuar 122 ditë nga nisja e tubimeve. Pjesëmarrësit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ngritjen e një qeverie teknike, ndërsa në fokus të tyre janë edhe ndryshimet apo anulimi i disa ligjeve që, sipas protestuesve, prekin interesat e qytetarëve shqiptarë. Gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë, protestuesit përsëritën thirrjet kundër kryeministrit dhe kabinetit qeveritar. Në protestë u dëgjuan edhe slogane si “Arrestoni Ramën” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”. Organizatorët dhe pjesëmarrësit shprehen të vendosur për të vijuar protestat edhe në ditët në vijim. Kërkesat e tyre lidhen me ndryshimin…
Duke folur në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, kreu i komanduar i SHISH, Elvis Lila, ka këmbëngulur se nga një auditim tepër sekret kryer pas masës penale ndaj Vlora Hysenit, nuk rezulton që nga ky institucion të kenë dalë dokumente që cënojnë sigurinë kombëtare të vendit. Burime, cituan kreun e SHISH dhe presidentin që në këtë mbledhje urgjente të thirrur, kanë përmendur detyrimin për të mbledhur dhe ruajtur informacione të sigurisë e po ashtu domosdoshmërinë dhe për të bashkëpunuar me institucionet. E ndërsa të pranishmit në këtë mbledhje ku fjalimet e secilit titullar mbahen sekret, pohuan më tej se kryeprokurori Klodian…
Ish-opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane, ka reaguar pas publikimit të videove intime të kompozitorit shqiptar Adrian Hila, ku shfaqet me personazhe të njohura. Përmes një reagimi të gjatë, Mane ka shprehur mbështetjen e tij për këngëtaren Eli Fara, duke thënë se ajo do të ringrihet pas kësaj situate dhe se historia e saj mund të kthehet në art. Ai bëri edhe një deklaratë interesante, duke thënë se “do të martohem me Eli Farën”. “Unë do martohem me Eli Farën! E dua sepse këngët e saj do jetojnë më gjatë se çdo lajm i poshtër dhe pervers. E…
