Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Kurti fton liderët shqiptarë të Luginës në takim, në fokus lista e përbashkët për zgjedhjet parlamentare

ADAD3 Tetor, 2026 LUGINA
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

-Foto ilustrim-

Kryeministri i Republikës së Kosovës ka ftuar për sot, në orën 17:00, përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në një takim në Qeverinë e Kosovës.

Siç mëson LUGINALAJMI, temë kryesore e takimit pritet të jetë unifikimi i spektrit politik shqiptar të Luginës së Preshevës dhe mundësia e pjesëmarrjes me një listë të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.

Megjithatë, çështja e bashkimit të partive shqiptare mund të hapë edhe diskutime rreth situatës politike në Bujanoc dhe koalicionit aktual qeverisës, pjesë e të cilit janë Alternativa për Ndryshim (APN), Partia Progresiste Serbe (SNS) dhe partnerë të tjerë.

Ditë më parë, kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD), Shqiprim Musliu, kërkoi që bashkimi i shqiptarëve të mos kufizohet vetëm në zgjedhjet parlamentare, por të nisë pikërisht nga Bujanoci, me krijimin e një shumice të re shqiptare në Kuvendin Komunal.

“Nuk duhet të harrojmë se para dy vitesh, si Tirana ashtu edhe Prishtina, bënë thirrje për një listë gjithëshqiptare për ta mbrojtur Bujanocin. Unë jam plotësisht për një listë të përbashkët, sepse vetëm të bashkuar mund të kemi më shumë peshë dhe zë”, ka shkruar Musliu.

Sipas tij, bashkimi në nivel parlamentar duhet të paraprihet nga një marrëveshje mes subjekteve shqiptare në Bujanoc.

“Çfarë kuptimi do të ketë në parlamentare të bashkuar, e në lokale të përçarë? Prandaj, hapi i parë duhet të jetë këtu, në Bujanoc: të ulemi bashkë, të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe të bëhemi një. Pastaj, si të bashkuar, mund të mendojmë për çdo hap tjetër. Përçarja nuk na çon përpara, bashkimi na jep forcë”, ka deklaruar Musliu.

Se sa koalicioni aktual APN–SNS dhe partnerët e tjerë në Bujanoc mund të ndikojnë në negociatat për krijimin e një liste të përbashkët shqiptare, pritet të bëhet më e qartë pas takimit të sotëm në Qeverinë e Kosovës.

Takimi vjen në një moment kur partitë shqiptare kanë nisur konsultimet për mënyrën e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, ndërsa Alternativa për Ndryshim tashmë ka bërë thirrje publike që subjektet shqiptare të garojnë së bashku në një listë të vetme./LUGINALAJMI/

Artikuj të ngjashëm

Kurti: Mbi 37 mijë libra për nxënësit shqiptarë në Luginë, mbështetja jonë për arsimin në shqip është e qëndrueshme

3 Tetor, 2026

Lexuesit raportojnë: Kjo është gjendja alarmante e ambulancës në fshatin Muhoc (FOTO)

2 Tetor, 2026

Shqiptarët e Luginës dhe zgjedhjet parlamentare: Dy kandidatë shqiptarë në listën e SPP-së, PVD-ja nominon Shaip Kamberin

2 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Grosha e Tetovës “fluturon” në 700 denarë kilogrami!

3 Tetor, 2026

Reforma territoriale, Berisha: Rama do ta shfrytëzojë për një përqendrim të mëtejshëm të pushtetit vendor

3 Tetor, 2026

Një emër i papritur për president, ish-ushtaraku: Politikanët i frikësohen

3 Tetor, 2026

Kurti fton liderët shqiptarë të Luginës në takim, në fokus lista e përbashkët për zgjedhjet parlamentare

3 Tetor, 2026

Takimi me Kurtin, Hamza: Kërkojmë aprovimin final të Ligjit, pastaj PDK e gatshme të gjejë zgjidhje për presidentin dhe të japë votat

3 Tetor, 2026

Reforma Territoriale/ Opozita propozon protestë kombëtare ditën e enjte

3 Tetor, 2026

VLEN: Reformat vlerësohen si “impresive”, Maqedonia merr 140 milionë euro nga Plani i Rritjes

3 Tetor, 2026

Rama prezanton “Pasqyrën e Flamingos”: Do të publikohen dokumentet zyrtare dhe projektet qeveritare

3 Tetor, 2026

Aleatët e PD kritikojnë Berishën, mblidhet federata e opozitës, kërkohet protestë për territorialen

3 Tetor, 2026

Haziri: S’jemi 12, por 18 deputetë që mund ta votojmë Presidentin

3 Tetor, 2026
POLITIKË

Grosha e Tetovës “fluturon” në 700 denarë kilogrami!

MAQEDONI E VERIUT 3 Tetor, 2026

Çmimi i groshës së Tetovës ka arritur nivele të pazakonta, duke shkuar deri në 700…

Reforma territoriale, Berisha: Rama do ta shfrytëzojë për një përqendrim të mëtejshëm të pushtetit vendor

3 Tetor, 2026

Një emër i papritur për president, ish-ushtaraku: Politikanët i frikësohen

3 Tetor, 2026

Kurti fton liderët shqiptarë të Luginës në takim, në fokus lista e përbashkët për zgjedhjet parlamentare

3 Tetor, 2026

Takimi me Kurtin, Hamza: Kërkojmë aprovimin final të Ligjit, pastaj PDK e gatshme të gjejë zgjidhje për presidentin dhe të japë votat

3 Tetor, 2026

Reforma Territoriale/ Opozita propozon protestë kombëtare ditën e enjte

3 Tetor, 2026

VLEN: Reformat vlerësohen si “impresive”, Maqedonia merr 140 milionë euro nga Plani i Rritjes

3 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.