Në qendrën e skive Kodrën e Diellit janë vendosur porta të reja për skanimin e biletave para teleferikëve dhe ski-lifteve.
Sipas drejtuesve të qendrës, sistemi i ri synon të shkurtojë pritjet, të përshpejtojë hyrjen në pistat e skive dhe ta bëjë kontrollin e biletave më efikas.
Investimi në teknologjinë e re pritet të përmirësojë edhe sigurinë dhe organizimin e fluksit të vizitorëve, duke ofruar standarde më të larta për skiatorët.
Nga Kodrën e Diellit thonë se ky është vetëm një nga investimet që synojnë zhvillimin e qendrës si destinacion dimëror turistik.

