Autor: AD

Partia Demokratike në Bujanoc ka konfirmuar se është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, duke kërkuar që subjektet politike shqiptare të ndërtojnë një qasje të përbashkët jo vetëm për zgjedhjet, por edhe për të ardhmen politike të Bujanocit. Ky qëndrim është marrë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, të mbajtur më 22 shtator, ku është vlerësuar se pjesëmarrja në zgjedhje paraqet përgjegjësi politike dhe qytetare, përmes së cilës shqiptarët e Luginës së Preshevës mund të artikulojnë kërkesat dhe të mbrojnë interesat e tyre. PD thekson se uniteti që synohet të ndërtohet për zgjedhjet parlamentare nuk…

Read More

Alternativa për Ndryshim ka marrë vendim për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, ndërsa ka nominuar kryetarin e saj, Visar Memeti, për kandidat për deputet. Në mbledhjen e Këshillit Qendror të partisë, ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishte angazhimi i Alternativës në procesin zgjedhor dhe përcaktimi i kandidaturës për deputet. Pas diskutimeve, Këshilli Qendror vendosi që Visar Memeti të jetë kandidat nga radhët e kësaj partie. Pavarësisht këtij vendimi, Alternativa për Ndryshim vazhdon të mbështesë idenë që partitë shqiptare në këto zgjedhje të paraqiten me një listë të përbashkët, duke vlerësuar se bashkimi i forcave…

Read More

-Foto ilustrim- Një grua dhe nipi i saj 2-vjeçar, të dy nga Tërnoci i Madh i komunës së Bujanocit, kanë humbur jetën në një aksident trafiku të ndodhur të premten rreth orës 18:00 në rrugën magjistrale drejt Vranjës, e njohur si autostrada e vjetër. Siç raporton faqja në facebook Presheva.com, duke iu referuar informacioneve të konfirmuara nga familjarët, nëna e fëmijës është lënduar rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Nishit. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar edhe persona të tjerë. Rrethanat e përplasjes ende nuk janë sqaruar./LUGINALAJMI/

Read More

Komuna e Bujanocit është përzgjedhur në mesin e nëntë komunave në Serbi që do të përfitojnë nga një projekt i mbështetur nga Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili parasheh renovimin dhe digjitalizimin e Qendrës së Asistencës dhe krijimin e një qendre unike administrative. Këtë e ka bërë të ditur kryeshefi i Administratës komunale të Bujanocit, Selami Mustafa, i cili së bashku me kryeshefin e drejtoratit për Administratë të përgjithshme, Kastriot Jakupi kanë qëndruar për një vizitë zyrtare treditore në Dubai, në lidhje me projektin që i është ndarë komunës së Bujanocit. Sipas Mustafës, përveç Bujanocit, komunat dhe qytetet…

Read More

Pavarësisht dallimeve dhe përplasjeve politike ndër vite, subjektet shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë arritur marrëveshje për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi. Partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës janë bërë bashkë në Prishtinë, me synimin që të garojnë të bashkuara për përfaqësim në Kuvendin e Serbisë në Beograd. Marrëveshja për listën e përbashkët, të quajtur “Koalicioni Shqiptar”, është arritur pas bisedimeve të zhvilluara me ndërmjetësimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në marrëveshje janë përfshirë subjektet e drejtuara nga Shaip Kamberi (PVD), Visar Memeti (APN), Nagip Arifi (PD),…

Read More

-Foto ilustrim- Dy gra janë arrestuar të martën, më 29 shtator, në Vranjë dhe Jagodinë, nën dyshimin për veprën penale të spiunazhit, raportojnë mediat në Serbi. Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug, në Vranjë është arrestuar D.C. (46) nga Shillova e komunës së Gjilanit, ndërsa në Jagodinë është arrestuar N.P. (50) nga ky qytet. Aksioni është zhvilluar bashkërisht nga Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA), Prokuroria e Lartë Publike në Jagodinë dhe policia e Vranjës dhe Jagodinës. Sipas Tanjug, ndaj dy të arrestuarave rëndon dyshimi për veprën penale të spiunazhit nga neni 315, paragrafët 1 dhe 3 të Kodit…

Read More

Në 81-vjetorin e lindjes së Jusuf Gërvallës, vajza e tij, Donika Gërvalla, ka ndarë një faqe të rrallë nga ditari i babait të saj, të shkruar më 30 dhjetor 1979, pak ditë pas arratisjes së tij nga Kosova. Në shkrim, Gërvalla rrëfen mallin për vendlindjen, dhimbjen e ndarjes nga familja dhe shpresën për çlirimin e Kosovës. Shumë të dashur miq, në 81-vjetorin e lindjes së Babit, dua të ndaj me ju një faqe nga ditari i tij, të shkruar në Ludwigsburg më 30 dhjetor 1979, vetëm gjashtëmbëdhjetë ditë pas arratisjes së tij nga Kosova. Sot, në Kosovën e lirë, eshtrat…

Read More

Kosova po hyn në një javë vendimtare për funksionimin e institucioneve. Data 6 tetor 2026 nuk është thjesht një afat politik, por kufiri kushtetues brenda të cilit Kuvendi duhet ta zgjedhë presidentin e Republikës. Këtë afat e ka përcaktuar shprehimisht Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin për rastet KO256/26 dhe KO258/26. Gjykata ka konstatuar se periudha 60-ditore për zgjedhjen e presidentit ka filluar më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor 2026. Aktgjykimi është marrë më 23 shtator dhe është publikuar më 29 shtator. Prandaj, çështja nuk lidhet më vetëm me atë se cilin kandidat do ta mbështesin partitë politike. Nëse nuk…

Read More

Sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00 do të mbahet protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan me 81 vjet burgim nga Gjykata Speciale. Protesta është paralajmëruar nga platforma Liria ka Emër. Protesta po vazhdojnë tash e 15 ditë me radhë kundër vendimit të Speciales.Gjykata Speciale më 16 shtator i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim ish-krerët e UÇK-së. Me 25 vjet burgim u dënua Hashim Thaçi, po me 25 vjet Jakup Krasniqi, 18 vjet Kadri Veseli dhe me 13 vjet Rexhep Selimi.

Read More

Ramush Haradinaj, ka rrëfyer një takim me nënën e veprimtarit Jusuf Gërvalla, Ajshen. Haradinaj tha se takimi kishte ndodhur në kohën kur ishte krijuar brigada që udhëhiqej nga vëllai i tij, Daut Haradinaj. Ai tregoi se gjatë takimit, nëna e Jusuf Gërvallës i kishte shprehur mirënjohje për luftën dhe hakmarrjen për djalin e saj. “Ma jep dorën ta puthi gishtin që po merr hak për Jusufin”, citoi Haradinaj fjalët e Ajshe Gërvallës. Haradinaj theksoi se familja e tij dhe familja Gërvalla njiheshin edhe më herët, duke përmendur lidhjet dhe kontaktet e hershme mes dy familjeve. “Ne e njohim këtë familje…

Read More