Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Në Vranjë dhe Jagodinë arrestohen dy gra, dyshohen për spiunazh për shërbimet e Shqipërisë dhe Kosovës

ADAD1 Tetor, 2026 LUGINA
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

-Foto ilustrim-

Dy gra janë arrestuar të martën, më 29 shtator, në Vranjë dhe Jagodinë, nën dyshimin për veprën penale të spiunazhit, raportojnë mediat në Serbi.

Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug, në Vranjë është arrestuar D.C. (46) nga Shillova e komunës së Gjilanit, ndërsa në Jagodinë është arrestuar N.P. (50) nga ky qytet.

Aksioni është zhvilluar bashkërisht nga Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA), Prokuroria e Lartë Publike në Jagodinë dhe policia e Vranjës dhe Jagodinës.

Sipas Tanjug, ndaj dy të arrestuarave rëndon dyshimi për veprën penale të spiunazhit nga neni 315, paragrafët 1 dhe 3 të Kodit Penal të Serbisë.

Autoritetet serbe dyshojnë se ato i kanë përcjellë Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë (SHISH), Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, si dhe njësisë së inteligjencës së Policisë së Kosovës, të dhëna për pjesëtarë aktivë të BIA-s dhe angazhimin e tyre.

Gazeta Politika shkruan se bëhet fjalë për të dhëna që lidhen me identitetin dhe aktivitetet e pjesëtarëve të shërbimit serb të sigurisë. Sipas këtij mediumi, hetimet e mëtejshme pritet të përcaktojnë vëllimin e informacioneve, periudhën dhe mënyrën se si ato dyshohet se janë mbledhur dhe përcjellë, si dhe kontaktet eventuale të të dyshuarave me shërbimet e inteligjencës.

Ndërkohë, me urdhër të gjykatës është kontrolluar objekti që përdorte N.P. në Jagodinë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar sende dhe pajisje elektronike, për të cilat dyshohet se mund të kenë lidhje me veprën penale.

Deri më tani nuk janë publikuar emrat e plotë të të arrestuarave dhe as prova konkrete mbi bazën e të cilave janë ngritur dyshimet. Pretendimet për spiunazh janë pjesë e hetimit dhe nuk janë të vërtetuara me një vendim gjyqësor./LUGINALAJMI/

Artikuj të ngjashëm

PD e Nagip Arifit konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare, por kërkon që uniteti shqiptar të shtrihet edhe në nivel lokal

1 Tetor, 2026

Visar Memeti kandidat për deputet nga Alternativa për Ndryshim

1 Tetor, 2026

Aksident tragjik afër Bujanocit: Humbin jetën gjyshja dhe nipi 2-vjeçar nga Tërnoci i Madh

1 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Vizita në SHBA, Rama publikon foto me Trump

1 Tetor, 2026

Ekspertët kërkojnë transparencë të plotë për rishikimin e paralajmëruar të buxhetit

1 Tetor, 2026

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

1 Tetor, 2026

“Dua e do protestën, unë dua Dua Lipën”, Rama nga Brukseli: Ajo është këngëtare, jo Papa

1 Tetor, 2026

Ambasadori Meidani studentëve të UNT-së: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë

1 Tetor, 2026

Nga fshati pa rrymë e asfalt te perandoria miliardëshe – Kush është njeriu më i pasur në Kosovë?

1 Tetor, 2026

Berisha në Strasburg: Kur 90% e mediave kontrollohet nga qeveria, pluralizmi bëhet fiktiv

1 Tetor, 2026

Olti Curri reagon për videot intime që po qarkullojnë: Dy nga artistet kanë tentuar vetëvrasjen

1 Tetor, 2026

“SHISH i dinte dhe i kishte të gjitha”, Artan Hoxha në ‘Top Story’: Tani erdhi momenti që këto video të dilnin…

1 Tetor, 2026

Alarmi i papritur: Çfarë zbulon regjistrimi i ri me Adrian Hilën

1 Tetor, 2026
POLITIKË

Vizita në SHBA, Rama publikon foto me Trump

SHQIPËRI 1 Tetor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto, ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij…

Ekspertët kërkojnë transparencë të plotë për rishikimin e paralajmëruar të buxhetit

1 Tetor, 2026

“Dua e do protestën, unë dua Dua Lipën”, Rama nga Brukseli: Ajo është këngëtare, jo Papa

1 Tetor, 2026

Ambasadori Meidani studentëve të UNT-së: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë

1 Tetor, 2026

Nga fshati pa rrymë e asfalt te perandoria miliardëshe – Kush është njeriu më i pasur në Kosovë?

1 Tetor, 2026

Berisha në Strasburg: Kur 90% e mediave kontrollohet nga qeveria, pluralizmi bëhet fiktiv

1 Tetor, 2026

PD e Nagip Arifit konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare, por kërkon që uniteti shqiptar të shtrihet edhe në nivel lokal

1 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.