Autor: AD

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk janë konsultuar në lidhje me përpjekjet në Kosovë për ta ndryshuar Ligjin që themeloi këtë institucion. Nisma për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndryshe e njohur si Gjykata Speciale, është duke u shqyrtuar nga Zyra Ligjore e kryeministrit Albin Kurti. Kjo gjykatë, e cila më 16 shtator dënoi katër ish-krerë të UÇK-së për krime lufte, mbështetet nga Bashkimi Evropian. Ky dënim shkaktoi kundërshtime politike dhe protesta qytetare në Kosovë. Ndryshimi i ligjit është iniciativë e Partisë Demokratike të…

Read More

Tetë parti politike shqiptare në jug të Serbisë janë bashkuar në një listë të përbashkët zgjedhore, të quajtur “Koalicioni Shqiptar”, me synimin për të siguruar përfaqësim më të madh në Kuvendin e Serbisë dhe për të adresuar problemet e komunitetit shqiptar. Shaip Kamberi, lider i Partisë për Veprim Demokratik dhe përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se synimi është rritja e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Kuvend. “Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike, pasi që në realitet e kemi atë, të jemi të përfaqësuar me një numër më të madh deputetësh në…

Read More

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, 45 sosh, u bënë thirrje partive parlamentare që të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit/es deri më 6 tetor, në përputhje me afatin e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në një deklaratë të përbashkët, këto organizata kërkuan që partitë politike të angazhohen për funksionalizimin e institucioneve dhe të shmangin një tjetër shpërndarje të Kuvendit dhe cikël zgjedhor. “Ne, organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile, vlerësojmë që Kosova duhet të ketë institucione funksionale, me mandat të plotë dhe që përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj qytetarëve. Mandati i dhënë nga qytetarët është përgjegjësi për respektimin e rendit…

Read More

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë thirrje për unitet të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ndërsa nga protesta në Prishtinë kritikoi mënyrën se si, sipas tij, ndërkombëtarët kanë trajtuar çështjet që lidhen me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka mbajtur fjalim para protestuesve në sheshin e Prishtinës, ku ka kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Haradinaj kërkoi që ata të bashkohen dhe të marrin përgjegjësinë që, sipas tij, u takon. “Ju 100 deputetët…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë të enjten në Prishtinë se aktgjykimi dënues i gjykatës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duhet të respektohet plotësisht, duke ngulur këmbë njëkohësisht se “askush dhe asgjë” nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. “Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi”, tha von der Leyen në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë. Dënimi i ish-presidentit Hashim Thaçi me 25 vjet burgim, i…

Read More

Një hetim më shumë se njëvjeçar i MPB-së, në koordinim me Prokurorinë Publike dhe shërbime partnere të huaja, ka rezultuar me një aksion të gjerë policor në Prilep dhe zona të tjera, njofton 4news.mk. Sipas ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski, janë kryer rreth 30 bastisje, ndërsa kallëzimi fillestar penal pritet të përfshijë rreth 21 persona. Toshkovski deklaroi se bëhet fjalë për një grup të organizuar kriminal, pjesëtarë të të cilit dyshohet se kanë vepruar prej më shumë se 15 vitesh, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në vende të BE-së. Hetimet përfshijnë dyshime për vjedhje të rënda dhe…

Read More

Pas një sezoni intensiv të luftimit të zjarreve, piloti i “Air Tractor”, Vasko Mihalçev, përfundon sot angazhimin e tij në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, përcjell TV21. Mihalçev, i cilësuar si një nga emrat e njohur të aviacionit dhe fluturimit sportiv në Maqedoni, këtë sezon ka realizuar mbi 160 orë fluturimi. Sipas tij, edhe kolegët e tij kanë regjistruar mbi 130 orë fluturimi. Ai theksoi se, me vetëm tre avionë dhe tre pilotë, ekipi ka arritur të përballojë një sezon jashtëzakonisht të ngarkuar dhe të shfrytëzojë në maksimum kapacitetet në dispozicion. Nga DMSH-ja e vlerësuan angazhimin e pilotëve dhe e…

Read More

Nisma që Salla Universale në Shkup të mbajë emrin e këngëtarit Vlado Janevski nuk mori mbështetjen e nevojshme në Këshillin e Qytetit të Shkupit, njofton 4news.mk. Propozimi “Salla Universale Vlado Janevski” u paraqit nga këshilltarja e LSDM-së, Keti Shterjova. Ajo argumentoi se emërtimi do të ishte një mirënjohje për kontributin shumëvjeçar të Janevskit në muzikën popullore maqedonase. Propozimi nuk u miratua pasi nuk mori mbështetjen e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët kanë shumicën në Këshill. Në të njëjtën seancë nuk kaluan as disa iniciativa të së Majtës për transportin publik, ndërsa u pranua për shqyrtim iniciativa për sistemin “0 mbeturina…

Read More

Nisma që Salla Universale në Shkup të mbajë emrin e këngëtarit Vlado Janevski nuk mori mbështetjen e nevojshme në Këshillin e Qytetit të Shkupit, njofton 4news.mk. Propozimi “Salla Universale Vlado Janevski” u paraqit nga këshilltarja e LSDM-së, Keti Shterjova. Ajo argumentoi se emërtimi do të ishte një mirënjohje për kontributin shumëvjeçar të Janevskit në muzikën popullore maqedonase. Propozimi nuk u miratua pasi nuk mori mbështetjen e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët kanë shumicën në Këshill. Në të njëjtën seancë nuk kaluan as disa iniciativa të së Majtës për transportin publik, ndërsa u pranua për shqyrtim iniciativa për sistemin “0 mbeturina…

Read More

Një grup kriminal i organizuar që vepronte në Maqedoninë e Veriut dhe në disa vende evropiane është shkatërruar pas një hetimi më shumë se njëvjeçar, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, përcjell TV21. Në Prilep janë kryer rreth 30 bastisje, ndërsa për 21 persona pritet të ngrihen kallëzime penale. Sipas Toshkovskit, grupi dyshohet se ka kryer vjedhje të rënda në Greqi dhe ka vepruar edhe në Spanjë, ndërsa njëri nga të dyshuarit, i arratisur nga arresti shtëpiak në Spanjë, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut. Gjatë aksionit janë sekuestruar mbi 120 mijë euro para të gatshme, rreth dhjetë…

Read More