Close Menu
My BlogMy Blog
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • KONTAKT

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Berisha kundër paketës penale, kërkon ekspertizë nga Venecia para votimit

October 1, 2026

Hiqet shqiponja nga maja e Korabit, Federata shqiptare kërkon identifikimin e përgjegjësve

October 1, 2026

Kurti kërkon bashkëpunim në diplomaci: Rusia e Serbia do të përdorin aktgjykimin kundër Kosovës

October 1, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
My BlogMy Blog
Subscribe
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • KONTAKT
My BlogMy Blog
Home»KOSOVË»Shaip Kamberi prin “Koalicionin Shqiptar” për më shumë deputetë në Serbi
KOSOVË

Shaip Kamberi prin “Koalicionin Shqiptar” për më shumë deputetë në Serbi

ADBy ADOctober 1, 2026No Comments2 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Tetë parti politike shqiptare në jug të Serbisë janë bashkuar në një listë të përbashkët zgjedhore, të quajtur “Koalicioni Shqiptar”, me synimin për të siguruar përfaqësim më të madh në Kuvendin e Serbisë dhe për të adresuar problemet e komunitetit shqiptar.

Shaip Kamberi, lider i Partisë për Veprim Demokratik dhe përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se synimi është rritja e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Kuvend.

“Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike, pasi që në realitet e kemi atë, të jemi të përfaqësuar me një numër më të madh deputetësh në Kuvend, në mënyrë që të përpiqemi t’i zgjidhim problemet tona”, tha për Radion Evropa e Lirë Shaip Kamberi.

I pyetur se çfarë do të jetë baza e pjesëmarrjes së tyre, Kamberi tha se ajo do të jetë respektimi i marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet përfaqësuesve të shqiptarëve dhe Qeverisë së Serbisë.

“Jemi dakorduar që baza e kërkesave tona të jetë plani me shtatë pika, të cilin Qeveria e Serbisë e miratoi në qershor të vitit 2013, duke iu referuar marrëveshjeve të mëhershme, të cilat, me ndërmjetësimin e OSBE-së, janë nënshkruar ndërmjet përfaqësuesve të shqiptarëve dhe Qeverisë së Serbisë”, tha ai.

Plani me shtatë pika parasheh përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, rimëkëmbjen ekonomike të komunave të Luginës së Preshevës, përdorimin zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare shqiptare.

Ai parasheh gjithashtu decentralizimin në sistemin e drejtësisë, sigurinë dhe masat për ndërtimin e besimit, si dhe çështjet që lidhen me arsimin, mediat, kulturën, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale.

Listës së “Koalicionit Shqiptar” do t’i prijë Shaip Kamberi. Bartësi i dytë do të jetë nga Alternativa për Ndryshim, ndërsa i treti nga Partia Demokratike.

Sipas Kamberit, është arritur marrëveshje edhe për veprimin e përbashkët pas zgjedhjeve.

> “Deputetët do të qëndrojnë së bashku dhe do të përpiqen që, me disa parti të tjera me të cilat na lidh veprimi i përbashkët, të formojnë grup parlamentar”, shtoi ai.

I pyetur për vlerësimin e Kurtit se shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet të kenë së paku pesë vende të garantuara në Kuvendin e Serbisë, Kamberi tha se përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Serbi luftojnë për një, më së shumti dy mandate, e në disa raste edhe për tre, duke vlerësuar se kjo është “shumë larg asaj se sa shqiptarë ka në Serbi”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
AD
  • Website

Related Posts

Kurti kërkon bashkëpunim në diplomaci: Rusia e Serbia do të përdorin aktgjykimin kundër Kosovës

October 1, 2026

Hoti: Zgjedhim zgjedhjet e reja

October 1, 2026

Nga fshati pa rrymë e asfalt te perandoria miliardëshe – Kush është njeriu më i pasur në Kosovë?

October 1, 2026
Leave A Reply Cancel Reply

Demo
Our Picks
Stay In Touch
  • Facebook
  • Twitter
  • Pinterest
  • Instagram
  • YouTube
  • Vimeo
Don't Miss

Berisha kundër paketës penale, kërkon ekspertizë nga Venecia para votimit

SHQIPËRI October 1, 2026

Sali Berisha paralajmëroi votë kundër paketës së re të Kodit të Procedurës Penale që propozon…

Hiqet shqiponja nga maja e Korabit, Federata shqiptare kërkon identifikimin e përgjegjësve

October 1, 2026

Kurti kërkon bashkëpunim në diplomaci: Rusia e Serbia do të përdorin aktgjykimin kundër Kosovës

October 1, 2026

‘Joe Biden dhe SHBA e tradhtuan Thaçin’- Blushi reagon pas deklaratave të Ramës: Kryeministri s’ka lëvizur as gishtin e vogël për të nxitur njohjen e Kosovës!

October 1, 2026

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

About Us
About Us

Your source for the lifestyle news. This demo is crafted specifically to exhibit the use of the theme as a lifestyle site. Visit our main page for more demos.

We're accepting new partnerships right now.

Email Us: info@example.com
Contact: +1-320-0123-451

Our Picks
New Comments
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • IMPRESUM
    • KONTAKT
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.