Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: AD
Gazetari dhe opinionisti Olti Curri ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me videot intime që kanë nisur të qarkullojnë online gjatë 24 orëve të fundit. Në reagimin e tij, Curri i ka konsideruar si viktima gratë që, sipas tij, nuk kanë qenë në dijeni se po filmoheshin dhe materialet intime të të cilave tashmë janë bërë të qasshme për publikun. Ai ka kërkuar që personat e përfshirë të denoncojnë autorin e regjistrimeve, ndërsa ka bërë thirrje edhe për kërkimin e dëmshpërblimit material, duke argumentuar se publikimi i këtyre pamjeve mund të ketë pasoja serioze edhe në karrierën e tyre. Curri…
Gazetari Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Top Story’ me Grida Dumën komentoi shpërndarjen masive të videove intime të disa personazheve publike. Sipas Hoxhës ngjarje të tilla shpesh herë bëhen publike për të marrë vëmendjen nga diçka tjetër më e madhe. Hoxha shprehu se SHISH ka qenë në dijeni për videot që kanë qarkulluar dy ditët e fundit. “Kur ka ngjarje e impakt të madh publik që synojnë ose demaskojnë pushtetin, cuditërisht shumë shpejt spinohet një ngjarje tjetër, e cila synon të tërheqë vëmendjen. Tani ata që kanë mbrapa skuadër atje sipër, se ka një skuadër të plotë…
Një situatë e pazakontë ka shpërthyer në rrjetet sociale, duke e bërë të gjithë të pyesin se çfarë ndodhi me kamerën që regjistronte brenda një dhome ku ndodhej kompozitori Adrian Hila. Një video e re ka tërhequr vëmendjen e publikut, ku një burrë duket se vëren kamerën dhe shpreh shqetësim për të. Kjo situatë ka ngritur më shumë pyetje rreth asaj se si janë realizuar këto regjistrime dhe kush e ka vendosur pajisjen. Në këtë fragment, dëgjohet Hila duke iu përgjigjur burrit: “Është alarm, o Mero, për kokë të [pjesë e paqartë]. Unë këtu fle me gocën time”. Kjo përgjigje…
Pas videove intime të publikuara në rrjetet sociale, kompozitori Adrian Hila ka thënë se do të dëshmojë nesër në polici, pasi momentalisht nuk ndodhet në Tiranë. Ai gjithashtu ka shtuar se është edhe vetë viktimë, duke pretenduar se videot janë publikuar pa dijeninë e tij dhe se janë hakeruar. Siç mëson gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, katër nga personazhet publike të identifikuara në videot e publikuara, gjithashtu janë kontaktuar nga policia. Dy prej tyre kanë shprehur gadishmërinë që të bashkëpunojnë me policinë për zbardhjen e rastit, ndërsa dy të tjera janë të tronditura dhe nuk mund të dëshmojnë.
Policia e Tiranës ka thirrur për të marrë në pyetje kompozitorin Adrian Hila, pas publikimit të videove intime në rrjetet sociale. Efektivët kanë shkuar edhe në banesën e tij, por nuk e kanë gjetur. Hila u ka deklaruar në telefon efektivëve se është i tronditur dhe do të paraqitet në polici sapo të mbërrijë në Tiranë. Ai ka shtuar se pajisjet e tij janë hakëruar.
Monika Lubonja ka ndërmarrë një veprim në llogarinë e saj në Instagram, pas vëmendjes së madhe që mori emri i saj gjatë orëve të fundit dhe komenteve të shumta që u drejtuan ndaj saj në rrjetet sociale. Aktorja ka bllokuar komentet në postimet e saj në Instagram, duke mos u dhënë më mundësi ndjekësve të lënë reagime publike në profilin e saj. Vendimi vjen pasi llogaria e Lubonjës u mbush me komente lidhur me videot intime që kanë qarkulluar në rrjet dhe ku është pretenduar se shfaqet ajo. Në shumë prej postimeve të saj, përdorues të ndryshëm nisën të linin…
Gazetari i showbizit, Elton Tozaj, ka zbuluar se pas publikimit të lajmeve të fundit që trazuan botën e showbizit, i është bërë një ofertë e majme për t’i fshirë ato. Ai u shpreh se një ditë pas publikimit të videove, i janë ofruar plot 50 mijë euro në këmbim të fshirjes së tyre. Tozaj nuk e bëri të ditur identitetin e personit që i ofroi paratë, duke mos zbuluar se kush qëndron pas kësaj oferte.
Ditët e fundit, rrjetet sociale dhe portalet online janë përfshirë nga një valë aludimesh dhe diskutimesh lidhur me disa video intime që pretendohet se u përkasin personazheve të njohura publike. Në mesin e emrave të përmendur në këto aludime është edhe këngëtarja Aurela Gaçe, e cila ka reaguar publikisht përmes një deklarate të gjatë, duke mohuar kategorikisht çdo lidhje të saj me këto materiale. Këngëtarja shprehet se emri i saj është përfshirë në lajme dhe pretendime që, sipas saj, janë të pabazuara dhe cenojnë drejtpërdrejt dinjitetin dhe imazhin e saj publik. Gaçe thekson se nuk është pjesë e asnjë prej…
Rastësia i ka sjellë sërish përballë. Ose, më saktë, i ka kthyer aty ku kanë qenë për gati dy dekada: në të njëjtën skenë, të detyruar të garojnë edhe një herë. Këtë herë, megjithatë, nuk bëhet fjalë për tituj apo trofe. Bëhet fjalë për lamtumirën. Në ditët kur Argjentina përgatitet për ceremoninë e lamtumirës së Lionel Messit, Portugalia po përballet me një situatë të papritur rreth Cristiano Ronaldos. Përplasja me trajnerin Roberto Martínez, sipas raportimeve të mediave portugeze, mund të jetë shenjë e një largimi të papritur të CR7 nga kombëtarja. Nëse kjo do të ndodhte, futbolli ndërkombëtar do të…
Juventusin e presin plot 9 ndeshje në 29 ditë deri në pauzën për ndeshjet e kombëtareve të muajit nëntor. Dhe Zonja e Vjetër është e detyruar që të sigurojë të paktën kualifikimin në Ligën e Kampioneve. Trajneri Luciano Spalletti e di shumë mirë dhe mbi të janë përgjegjësitë e një tjetër sezoni ku nuk duhet gabuar. Presioni vjen direkt nga vetë klubi bardhezi që sapo miratoi rritjen e kapitalit me 250 milionë euro dhe që do të paraqitet në Asamblenë e ortakëve në 3 nëntor. Exor i John Elkann derdhi 60 milionë euro në arkat e klubit dhe kështu në…
