Dy burra të arrestuar në qershor pranë kufirit të Serbisë me Hungarinë do të qëndrojnë në paraburgim të paktën deri më 9 dhjetor, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Gjykata e Lartë në Suboticë. Sipas mediave gjermane, hetuesit në Gjermani janë duke analizuar, po ashtu, nëse ata mund të kenë lidhje me persona të përfshirë në hetimin për tentativën për sulm në Aeroportin Lajpcih/Halle. Danillo B. dhe Sllobodan Gj. u arrestuan më 11 qershor pranë Suboticës, teksa udhëtonin drejt kufirit me Hungarinë. Mediat gjermane i përshkruan si agjentë rusë “njëpërdorimësh”, të dyshuar se po planifikonin një akt sabotimi në Gjermani.…
Autor: AD
Në një postim të fundit, faqja e njohur në Facebook, “Diaspora Today”, ka njoftuar se John Ratcliffe është emëruar drejtor i ri i CIA-s nga Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump. Ky emërim vjen ndërsa Trump po plotëson administratën e tij dhe pozitat kyçe shtetërore. Ratcliffe, një politikan i njohur dhe ish-deputet i SHBA-së, është përshkruar nga Trump si një “luftëtar për të vërtetën dhe ndershmërinë” me publikun amerikan. Mediat e raportojnë gjithashtu se Ratcliffe ka lidhje të forta me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe është konsideruar një mik i madh i shqiptarëve, një fakt që ka ngritur entuziazëm në diasporën…
Zëvendësndihmëssekretari amerikan në kohën kur ka filluar dialogu mes Kosovës dhe Serbisë 13 vjet më parë, Thomas Countryman, nuk sheh përmbyllje të shpejtë të bisedimeve mes dy shteteve. Sipas tij, qeveritë e të dyja vendeve më të shqetësuara janë për çështje të tjera të brendshme sesa për ecjen para në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian Për mungesë progresi në dialogun e Kosovës dhe Serbisë i ka bërë njësoj fajtore të dyja shtetet ish-zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman. Countryman, që më 2011, kur ka nisur dialogu si zëvendësndihmëssekretar, ka pasur në përgjegjësi çështjen e Ballkanit, ka thënë të mërkurën se që…
Për ish-këshilltarin për Siguri Kombëtare të Donald Trump, John Bolton, rikthimi i manjatit amerikan si President, mund t’i hapë rrugë një njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Bolton në një intervistë për A2 CNN tha se Trump mund t’i japë një zgjidhje finale situatës, nëse ai nis të shohë mosmarrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit, si çështje prej të cilave mund të rrëmbejë merita dhe vlerësime. “Mendoj se kjo është e mundur. Nëse ai do ta shihte këtë si diçka nga e cila mund të marrë merita, mendoj se do t’i kushtonte vëmendje menjëherë. Ky është një problem shumë kompleks, dhe…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi sot një plan, që ajo e quajti “Rarmatimi i Evropës”, të cilin ajo do ta paraqesë në takimin e udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Evropian këtë javë. Komentet e saj pasojnë përpjekjet në rritje të Bashkimit Evropian për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë. Njoftimi shkaktoi një rritje të aksioneve të kompanive evropiane të prodhimit të armëve. Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen tha sot se do të informojë vendet anëtare të martën për planet për të forcuar industrinë evropiane të mbrojtjes dhe aftësitë ushtarake të BE-së. “Nesër…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Irani dhe Izraeli duhet dhe do të arrijnë marrëveshje, derisa ka përmendur edhe konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, ku tha se gjatë mandatit të tij të parë, “ky konflikt i vjetër ishte gati të shpërthente në luftë”. Trump ka shkruar në rrjetin e tij Truth Social se ai e kishte ndaluar mundësinë e eskalimit të situatës, derisa tha se ish-presidenti Joe Biden “e ka dëmtuar perspektiven afatgjate me disa vendime shumë të gabuara, por unë do ta rregulloj sërish”. “…Gjithashtu, gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin në përplasje të ashpra,…
Ndërsa Uashingtoni shqyrton raportin mbi pozitën e pakicave në Serbi, mekanizmat ligjorë, si gjykatat evropiane dhe Komisioni për Rishikimin e Regjistrit Zgjedhor, kanë potencialin të vendosin fakte të reja mbi pretendimet për shkelje të të drejtave të njeriut kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës, veçanërisht në lidhje me pasivizimin. Shkruan: Marko Milosavljević Në fund të janarit 2026, Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së votoi një projektligj që i kërkon Sekretarit të Shtetit të SHBA-së të përgatisë një raport mbi situatën e pakicave në Serbi. Siç thuhet në dokument, akti mund të quhet edhe “Ligji për…
Partia Demokratike në Bujanoc ka konfirmuar se është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, duke kërkuar që subjektet politike shqiptare të ndërtojnë një qasje të përbashkët jo vetëm për zgjedhjet, por edhe për të ardhmen politike të Bujanocit. Ky qëndrim është marrë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, të mbajtur më 22 shtator, ku është vlerësuar se pjesëmarrja në zgjedhje paraqet përgjegjësi politike dhe qytetare, përmes së cilës shqiptarët e Luginës së Preshevës mund të artikulojnë kërkesat dhe të mbrojnë interesat e tyre. PD thekson se uniteti që synohet të ndërtohet për zgjedhjet parlamentare nuk…
Alternativa për Ndryshim ka marrë vendim për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, ndërsa ka nominuar kryetarin e saj, Visar Memeti, për kandidat për deputet. Në mbledhjen e Këshillit Qendror të partisë, ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishte angazhimi i Alternativës në procesin zgjedhor dhe përcaktimi i kandidaturës për deputet. Pas diskutimeve, Këshilli Qendror vendosi që Visar Memeti të jetë kandidat nga radhët e kësaj partie. Pavarësisht këtij vendimi, Alternativa për Ndryshim vazhdon të mbështesë idenë që partitë shqiptare në këto zgjedhje të paraqiten me një listë të përbashkët, duke vlerësuar se bashkimi i forcave…
-Foto ilustrim- Një grua dhe nipi i saj 2-vjeçar, të dy nga Tërnoci i Madh i komunës së Bujanocit, kanë humbur jetën në një aksident trafiku të ndodhur të premten rreth orës 18:00 në rrugën magjistrale drejt Vranjës, e njohur si autostrada e vjetër. Siç raporton faqja në facebook Presheva.com, duke iu referuar informacioneve të konfirmuara nga familjarët, nëna e fëmijës është lënduar rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Nishit. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar edhe persona të tjerë. Rrethanat e përplasjes ende nuk janë sqaruar./LUGINALAJMI/
