Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Nasim Haradinaj thirrje deputetëve: “Bashkim! Bashkim! Bashkim!”

ADAD1 Tetor, 2026 KOSOVË
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë thirrje për unitet të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ndërsa nga protesta në Prishtinë kritikoi mënyrën se si, sipas tij, ndërkombëtarët kanë trajtuar çështjet që lidhen me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka mbajtur fjalim para protestuesve në sheshin e Prishtinës, ku ka kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Haradinaj kërkoi që ata të bashkohen dhe të marrin përgjegjësinë që, sipas tij, u takon.

“Ju 100 deputetët që jeni atje, të 100-tit, secili me përgjegjësinë e vet dhe me peshën që ka kërkuar vetë me u ngarku, qoftë të votës, qoftë të premtimeve, ju thërrasim për bashkim! Bashkim! Bashkim!”, tha Haradinaj.

Haradinaj pati një mesazh edhe për komunitetin ndërkombëtar, duke thënë se besimi i qytetarëve të Kosovës ndaj tyre ishte ndërtuar mbi mbështetjen që, sipas tij, i ishte dhënë luftës së UÇK-së.

“Ndërkombëtarët, që ju besuam sepse i patëm bindur të na ndihmojnë në luftën e UÇK-së dhe bashkë të fitojmë. Ata u ndanë pa viktima sepse ne na kishin këtu. Ata morën mburrjen, ne morëm lirinë. Por tani ju themi: Na keni tradhtuar dhe na ktheni besimin!”, deklaroi ai.

Ai tha se kërkesa e protestuesve është për drejtësi dhe zbardhje të krimeve, duke kundërshtuar, siç u shpreh, keqpërdorimin e rasteve që lidhen me luftën.

“Ne kërkojmë vetëm drejtësi! Drejtësi dhe zbulim të krimeve patjetër, sepse shumë herë po mundohen ta keqpërdorin. Kosova ka ngritur institucione, ka njerëz profesionalisht që drejtësinë ta çojnë në vend”, u shpreh Haradinaj.

Ai kritikoi gjithashtu trajtimin e rasteve që lidhen me viktimat e luftës, duke thënë se nuk pranon që masakrat dhe viktimat civile të trajtohen si raste individuale.

“Ndërkombëtarë nuk mund të mashtroni se janë raste individuale. Nuk pranojmë të ofendohen 400 të ekzekutuarit në masakra, nuk pranojmë të ofendohen fëmijët tanë, nuk pranojmë të ofendohet gjaku ynë!”, tha Haradinaj.

Në fund të fjalimit, ai bëri thirrje për unitet rreth UÇK-së dhe iu drejtua ish-pjesëtarëve të UÇK-së që aktualisht ndodhen në Hagë.

“Rroftë UÇK-ja! Nga sot e tutje, të gjithë UÇK! Lavdi dhe shokëve atje në Hagë ju përshëndes! Nasimi, që ju jeni në Hagë e këta këtu, ose do t’ju sjellim juve këtu, ose do të vijmë atje! Rroftë UÇK-ja”, përfundoi Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

Haxhiu: Sejdiu mund të rikthehet në garë për president, nëse 6 deputetët e LDK-së garantojnë qëndrimin në sallë

2 Tetor, 2026

Daut Haradinaj: Adresimet e protestës së djeshme ishin të paqarta

2 Tetor, 2026

Kurti takon Presidentin Trump në Nju-Jork: Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë kryesor

2 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Zjarr pranë fshatit Rashtak, digjen barishte dhe pyll i ulët

2 Tetor, 2026

Haxhiu: Sejdiu mund të rikthehet në garë për president, nëse 6 deputetët e LDK-së garantojnë qëndrimin në sallë

2 Tetor, 2026

SHBA-ja i bën presion Evropës për rezervat e naftës, e kërcënon me ndalim të eksporteve

2 Tetor, 2026

Von der Leyen: Një hap kyç e ndan Maqedoninë e Veriut nga hapja e klasterit të parë

2 Tetor, 2026

Turizmi në Shqipëri, Rama: 12 milionë të huaj kanë vizituar vendin

2 Tetor, 2026

Daut Haradinaj: Adresimet e protestës së djeshme ishin të paqarta

2 Tetor, 2026

Komandant Mala: “Lëshimi i Kalasë së Tetovës ishte vetëvrasje”

2 Tetor, 2026

Alena Bajrami nga Shkupi, vendi i 3-të në botë në Taekwon-Do

2 Tetor, 2026

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici – ja çka deklaroi

2 Tetor, 2026

Kurti takon Presidentin Trump në Nju-Jork: Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë kryesor

2 Tetor, 2026
POLITIKË

Zjarr pranë fshatit Rashtak, digjen barishte dhe pyll i ulët

MAQEDONI E VERIUT 2 Tetor, 2026

Një zjarr në ambient të hapur ka shpërthyer pranë fshatit Rashtak, në kufirin mes territoreve…

Haxhiu: Sejdiu mund të rikthehet në garë për president, nëse 6 deputetët e LDK-së garantojnë qëndrimin në sallë

2 Tetor, 2026

Von der Leyen: Një hap kyç e ndan Maqedoninë e Veriut nga hapja e klasterit të parë

2 Tetor, 2026

Turizmi në Shqipëri, Rama: 12 milionë të huaj kanë vizituar vendin

2 Tetor, 2026

Daut Haradinaj: Adresimet e protestës së djeshme ishin të paqarta

2 Tetor, 2026

Komandant Mala: “Lëshimi i Kalasë së Tetovës ishte vetëvrasje”

2 Tetor, 2026

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici – ja çka deklaroi

2 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.