Pas përfundimit të ndeshjes me Juventusin në Torino e humbur me rezultatin 2-0, Massimiliano Allegri zbriti nga tribuna e stadiumit dhe shkoi në dhomat e zhveshjes dhe u bë protagonist i një reagimi shumë të ashpër kundrejt të gjithë skuadrës.
Gjithçka e zbulon e përditshmja ‘Il Mattino’, sipas së cilës, trajneri toskan, i tronditur dhe i zhgënjyer nga paraqitja e të tijëve, vendosi të përballet me ta për t’i kritikuar ashpër për sjelljen e tyre në fushë ku u dukën të dorëzuar në një ndeshje që kishte një domëthënie të rëndësishme si për klasifikimin ashtu edhe për prestigjin.
Përpara pauzës për ndeshjet e kombëtareve, Napoli do të luajë ndaj Portos në Champions League dhe më pas në kampionat do të përballet me Lazion. Por duhet theksuar se sido që të shkojnë gjërat në këto dy ndeshje Allegri do të qëndrojë në postin e tij. Livornezi ka një kontratë 3-vjeçare dhe Allegri nuk është Rudi Garcia që mund të shkarkohet vetëm për rezultatet negative.
Për më tepër, edhe vetë De Laurentiis ka të tjerë persona për të flijuar me presidentin e Napolit që është zemëruar për dëmtimet e shumta që kanë pllakosur te skuadra e tij. Dr. De Luca, përgjegjës i stafit mjekësor të Napolit, pati një bisedë të gjatë telefonike nga presidenti i klubit ku ai tentoi t’i shpjegojë arsyet e kësaj situate të krijuar që e detyrojnë Allegrin të sajojë herë pas here formacionin. Sidoqoftë, De Laurentiis do të vlerësojë vijimin e sezonit për të marrë vendimet, por një gjë është e sigurt, Allegri do të qëndrojë në vendin e tij.

