Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike!

ADAD3 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mbi 10 mijë automjete elektrike që qarkullojnë në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e re të taksimit. Për herë të parë gjithashtu do të aplikohet një tarifë e re, edhe për automjetet e huaja që hyjnë në territorin shqiptar.

Ndryshimet janë pjesë e paketës së re fiskale, e cila parashikon heqjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburanteve dhe kalimin e saj te taksat vjetore të automjeteve.

Konkretisht në ndryshimet për ligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar parashikohet vendosja e një takse vjetore fikse për automjetet elektrike, në varësi të kategorisë së tyre.

Projektligji propozon që për autoveturat elektrike, autobusët dhe kategori të tjera të mjeteve niveli i taksës të jetë 15 mijë lekësh në vit, ndërsa për motomjetet elektrike detyrimi do të jetë 1 mijë lekë në vit. Aktualisht mbi mjetet elektrike nuk zbatohet taksa vjetore.

Nga këto ndryshime do të preken mbi 10 mijë automjete elektrike në vend, sipas burimeve nga Ministria e Financave.

Një tjetër risi është vendosja e një takse qarkullimi për automjetet e huaja që hyjnë në Shqipëri. Ndërhyrjet u paralajmëruan nga kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Paketës Fiskale.

Do të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës dhe do ta ulim automatikisht 32 lekë në pompë çmimin e naftës, ndërkohë që taksën do ta rikthejmë tek makina dhe do ta mbledhim përmes Drejtorisë përkatëse të Transportit Rrugor.

Nga ana tjetër do të vendosim një taksë të re qarkullimi, siç e ka gjithë Europa, për makinat e huaja që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, deklaroi kryeministri.

Burime nga Ministria e Financave konfirmuan se tarifa e re për makinat e huaja që hyjnë në vend, parashikohet të përcaktohet në bazë të ditëve të qëndrimit në territorin shqiptar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë 9-mujorit të parë të vitit në vend kanë hyrë rreth 2,6 milionë mjete me targa të huaja.

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburantet dhe zhvendosja e tyre te mjetet, pritet të ndryshojë taksat për një sërë kategorish, përfshirë automjeteve të përdorura dhe mjetet luksoze.

Për mjetet e përdoruara pas ndryshimeve detyrimi për taksat vjetore pritet të rriten deri në dyfishim nga sa paguhet aktualisht. Sipas formulës së re të taksimit, një automjet me naftë, me vit prodhimi 2013 dhe cilindratë 2,000 ç, do të paguajë 18 mijë lekë në vit, nga 9 mijë lekë që paguan aktualisht.

Ndryshime parashikohen edhe për automjetet luksoze. Taksa vjetore për këtë kategori propozohet të rritet nga 21 mijë në 40 mijë lekë, ose 19 mijë lekë më shumë në vit apo 90% më shumë sesa paguhet aktualisht. Kjo masë pritet të sjellë rreth 430 milionë lekë të ardhura shtesë në buxhetin e shtetit.

Me paketën e re fiskale, zhvendosja e taksës së qarkullimit prej 27 lekësh për litër nga karburantet te taksat vjetore të automjeteve pritet të rrisë të ardhurat për taksat nga mjetet me 7.2 mld lekë. Aktualisht të ardhurat për këtë kategori arrijnë në 26,6 miliardë lekë. Pas ndryshimeve niveli i tyre parashikohet të arrijë në 33,8 miliardë lekë.

Efekti neto i kësaj mase, sipas relacionit të projektligjit llogaritet me rënie të ardhurash prej 5 miliardë lekësh nga Ministria e Financave. Ndërsa çmimi i karburanteve llogaritet të bjerë 32,3 lekë për litër./ Monitor

 

Artikuj të ngjashëm

Gjyqi për Veliajn në GJKKO, shtyhet për më 17 nëntor/Pezullohen afatet e paraburgimit!

3 Nëntor, 2026

Itali, i riu shqiptar vret me thikë nënën 39 vjeçe!

3 Nëntor, 2026

Të arrestuarit për protestën e së shtunës para gjykatës!

3 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Veton Elshani largohet nga komanda e Veriut, merr drejtimin e Departamentit Kufitar

3 Nëntor, 2026

Gjyqi për Veliajn në GJKKO, shtyhet për më 17 nëntor/Pezullohen afatet e paraburgimit!

3 Nëntor, 2026

VLEN nuk lëshon pe në Butel: kërkon shqipen edhe në Mega Park!

3 Nëntor, 2026

Itali, i riu shqiptar vret me thikë nënën 39 vjeçe!

3 Nëntor, 2026

Sot varrosen 27-vjeçari dhe foshnja tremuajshe që humbën jetën në tragjedinë në Gjilan

3 Nëntor, 2026

Arbër Ademi: Drejtuesit e VLEN-it nuk meritojnë falenderim për fitoren në Bërvenicë

3 Nëntor, 2026

Të arrestuarit për protestën e së shtunës para gjykatës!

3 Nëntor, 2026

Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit

3 Nëntor, 2026

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike!

3 Nëntor, 2026

Aksident mes dy automjeteve në Shkup, kolona të gjata në bulevardin “Boris Trajkovski”

3 Nëntor, 2026
POLITIKË

Veton Elshani largohet nga komanda e Veriut, merr drejtimin e Departamentit Kufitar

KOSOVË 3 Nëntor, 2026

Ndryshimet në hierarkinë e Policisë së Kosovës kanë nisur të prekin edhe emrat më të…

Gjyqi për Veliajn në GJKKO, shtyhet për më 17 nëntor/Pezullohen afatet e paraburgimit!

3 Nëntor, 2026

VLEN nuk lëshon pe në Butel: kërkon shqipen edhe në Mega Park!

3 Nëntor, 2026

Itali, i riu shqiptar vret me thikë nënën 39 vjeçe!

3 Nëntor, 2026

Sot varrosen 27-vjeçari dhe foshnja tremuajshe që humbën jetën në tragjedinë në Gjilan

3 Nëntor, 2026

Arbër Ademi: Drejtuesit e VLEN-it nuk meritojnë falenderim për fitoren në Bërvenicë

3 Nëntor, 2026

Të arrestuarit për protestën e së shtunës para gjykatës!

3 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.