Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Kurti: Presim statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, e meritojmë

ADAD25 Nëntor, 2026 KOSOVË
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova pret që të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian duke theksuar se kjo nuk është çështje favori, por merite.

Në hyrje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Kurti ka thënë se pret që aty të shkëmbehen ide e opinione për rrugën përpara.

“Sa i përket Kosovës, ne presim statusin e kandidatit për shtetin tonë. Është vonuar shumë. Në dhjetor do të bëhen 4 vjet qëkur kemi aplikuar për pranim në BE. Vetë e kam dorëzuar në Pragë gjatë presidencës çeke… jemi i vetmi shtet pa statusin e kandidatit. S’po kërkojmë shpërblime, privilegje ose favore. Po kërkojmë të njihet progresi i Kosovës sa i përket avancimit demokratik, rritjes ekonomike, luftës ndaj korrupsionit, sundimit të ligjit, të drejtat politike dhe liritë qytetare, dhe jemi ose në majë ose së dyti në Ballkanin Perëndimor kur bëhet fjalë për indekset e demokracisë”, ka thënë Kurti për gazetarët në hyrje.

Ai ka thënë se përderisa deri tash çështja e statusit të kandidatit ka qenë “gjithmonë shumë e rëndësishme, tash është çështje urgjence”.

Kurti ka shprehur pritje që në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian në dhjetor, t’i shtrohet pyetja Komisionit Evropian për opinion për kërkesën e Kosovës për pranim në BE.

Kurti ka përsëritur kërkesën që të ketë implementim të plotë të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit, përfshirë atë të mobilitetit dhe të njohjes së diplomave të studentëve e profesionistëve.

Sa i përket sundimit të ligjit, Kurti ka kërkuar që Serbia ta arrestojë dhe dorëzojë kryeterroristin e Banjskës, Milan Radoiçiq.

Artikuj të ngjashëm

Gërvalla publikon statistikat tronditëse: Gati 20 mijë raste të dhunës në familje për shtatë vjet

25 Nëntor, 2026

Kurti paralajmëron programin e ri qeverisës: Javën e ardhshme do ta kemi gati draftin

25 Nëntor, 2026

Sulmohet doganieri në Merdar, i dyshuari e godet me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

25 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, furgoni përplaset me makinën e policisë

25 Nëntor, 2026

Mickoski i thotë JO ndryshimeve kushtetuese: Fillimisht kërkon planin për pakicat!

25 Nëntor, 2026

“Rënie e euros është një taksë e tmerrshme mbi eksportin dhe prodhimin”, Berisha: I bëj thirrje KE-së të analizojë gjendjen në Shqipëri

25 Nëntor, 2026

Avokati Ndreca nuk lejohet sërish të takojë kryebashkiakun Erion Veliaj: Burgu i Fierit s’funksionon më si institucion shtetëror, por si burg privat

25 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

AKU bllokon 79 tonë ushqime/ Refuzohen 54 tonë mish pule nga Brazili dhe 25 tonë miell e hime gruri nga Kosova

25 Nëntor, 2026

Shpat Kasapi – Mbrëmja përkujtimore në Tetovë për njëvjetorin e humbjes së këngëtarit të dashur

25 Nëntor, 2026

Goce Sedlloski, nuk është më seleksionues i përfaqësueses së Maqedonisë

25 Nëntor, 2026

Pas më shumë se katër dekada Kodra e Diellit sërish me plan detal urbanistik

25 Nëntor, 2026

Kurti: Presim statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, e meritojmë

25 Nëntor, 2026
POLITIKË

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, furgoni përplaset me makinën e policisë

SHQIPËRI 25 Nëntor, 2026

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Levan-Tepelenë, në vendin…

Mickoski i thotë JO ndryshimeve kushtetuese: Fillimisht kërkon planin për pakicat!

25 Nëntor, 2026

“Rënie e euros është një taksë e tmerrshme mbi eksportin dhe prodhimin”, Berisha: I bëj thirrje KE-së të analizojë gjendjen në Shqipëri

25 Nëntor, 2026

Avokati Ndreca nuk lejohet sërish të takojë kryebashkiakun Erion Veliaj: Burgu i Fierit s’funksionon më si institucion shtetëror, por si burg privat

25 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

AKU bllokon 79 tonë ushqime/ Refuzohen 54 tonë mish pule nga Brazili dhe 25 tonë miell e hime gruri nga Kosova

25 Nëntor, 2026

Pas më shumë se katër dekada Kodra e Diellit sërish me plan detal urbanistik

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.