Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

AKU bllokon 79 tonë ushqime/ Refuzohen 54 tonë mish pule nga Brazili dhe 25 tonë miell e hime gruri nga Kosova

ADAD25 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Dy ngarkesa me 54 ton mish pule të importuar nga Brazili janë bllokuar në Portin e Durrësit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi  të dhënat e certifikatave nuk përkonin  me të dhënat e regjistruara në sistem.

Blerësi i mishit të pulës të  importuar nga kompania ZICO sh.a., është njoftuar se ky produkt duhet të kthehet në në vendin e origjinës.  Kjo porosi është bërë para datës 3 shtator kur Shqipëria mori vendimin të bllokojë marrëdhëniet tregtare me Brazilin për mishin e shpendëve dhe të gjedhëve.

Ndërkohë, AKU ka ulur traun në doganë edhe për një tjetër ngarkesë 25 ton produkte gruri dhe hime në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë, për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe parregullsive në etiketim.

Saktësisht është marrë masë me refuzimin në kufi për një ngarkesë me produkt “Miell gruri tip 400 dhe 500” me sasi 7 ton dhe produkti “Hime gruri” me sasi 18 ton me destinacion kthim në vendin e origjinës Kosovë.

Kthimi në vendin e origjinës së kësaj ngarkese të importuar nga subjekti “Mirela Bërdufi” është kryer për arsye se për produktet “Miell gruri” dhe “Hime Gruri” kishte mungesë të theksuar të dokumentacionit shoqërues; në pjesën më të madhe të ngarkesës “Miell Gruri” nuk lexohej data e prodhimit dhe e skadencës, nuk përputhej niveli i proteinave në ambalazh dhe dokumente, nuk posedonte nr. LOT dhe fletë analize të Aflatoxinës.

Ndërsa, përsa i përket produktit “Hime Gruri”, në të njëjtën ngarkesë nuk kishte nr. LOT në etiketa për të bërë lidhjen midis produktit me dokumentacionin shoqërues.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të informimit publik dhe transparencës, bën me dije se gjatë muajit nëntor 2026 në Pikat e Inspektimit Kufitar (PIK) janë importuar në total 5277 ku kërkohen të kthehen në origjinë vetëm prej tyre.

Artikuj të ngjashëm

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, furgoni përplaset me makinën e policisë

25 Nëntor, 2026

“Rënie e euros është një taksë e tmerrshme mbi eksportin dhe prodhimin”, Berisha: I bëj thirrje KE-së të analizojë gjendjen në Shqipëri

25 Nëntor, 2026

Avokati Ndreca nuk lejohet sërish të takojë kryebashkiakun Erion Veliaj: Burgu i Fierit s’funksionon më si institucion shtetëror, por si burg privat

25 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, furgoni përplaset me makinën e policisë

25 Nëntor, 2026

Mickoski i thotë JO ndryshimeve kushtetuese: Fillimisht kërkon planin për pakicat!

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

AKU bllokon 79 tonë ushqime/ Refuzohen 54 tonë mish pule nga Brazili dhe 25 tonë miell e hime gruri nga Kosova

25 Nëntor, 2026

Shpat Kasapi – Mbrëmja përkujtimore në Tetovë për njëvjetorin e humbjes së këngëtarit të dashur

25 Nëntor, 2026

Goce Sedlloski, nuk është më seleksionues i përfaqësueses së Maqedonisë

25 Nëntor, 2026

Pas më shumë se katër dekada Kodra e Diellit sërish me plan detal urbanistik

25 Nëntor, 2026

Kurti: Presim statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, e meritojmë

25 Nëntor, 2026
POLITIKË

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, furgoni përplaset me makinën e policisë

SHQIPËRI 25 Nëntor, 2026

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Levan-Tepelenë, në vendin…

Mickoski i thotë JO ndryshimeve kushtetuese: Fillimisht kërkon planin për pakicat!

25 Nëntor, 2026

“Rënie e euros është një taksë e tmerrshme mbi eksportin dhe prodhimin”, Berisha: I bëj thirrje KE-së të analizojë gjendjen në Shqipëri

25 Nëntor, 2026

Avokati Ndreca nuk lejohet sërish të takojë kryebashkiakun Erion Veliaj: Burgu i Fierit s’funksionon më si institucion shtetëror, por si burg privat

25 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

AKU bllokon 79 tonë ushqime/ Refuzohen 54 tonë mish pule nga Brazili dhe 25 tonë miell e hime gruri nga Kosova

25 Nëntor, 2026

Pas më shumë se katër dekada Kodra e Diellit sërish me plan detal urbanistik

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.