Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Gërvalla publikon statistikat tronditëse: Gati 20 mijë raste të dhunës në familje për shtatë vjet

ADAD25 Nëntor, 2026 KOSOVË
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë thirrje për angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, me rastin e hapjes zyrtare të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Përmes një postimi, Gërvalla ka theksuar se dhuna nuk kufizohet vetëm në sulmin fizik, por përfshin edhe kërcënimin, kontrollin, poshtërimin dhe frikësimin. Ajo ka bërë të ditur se nga viti 2019 deri në tetor të vitit 2026, në Kosovë janë regjistruar 19 mijë e 916 raste të dhunës në familje, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë vrarë 33 gra, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Mëngjesin e sotëm po e nisim duke e hapur zyrtarisht fushatën globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, një angazhim ndërkombëtar që Republika e Kosovës e mbështet dhe i bashkohet tashmë përvitshëm.

Dhuna është një fenomen që kapërcen kufijtë, shoqëritë dhe dallimet kulturore. Luftimi i saj kërkon jo vetëm angazhim institucional, por edhe një qëndrim të palëkundur shoqëror.

Dhuna është cenim i të drejtave dhe dinjitetit njerëzor dhe nuk kufizohet vetëm në sulmin fizik. Dhuna përfshin edhe kërcënimin, kontrollin, poshtërimin dhe frikësimin. Një gjë ta dini, kushdo që ushtron dhunë mbi tjetrin nuk është i fortë, por i lig, shumë i ligë madje.

Çdo ditë, gra, burra, të moshuar dhe fëmijë përballen me fenomenin e quajtur dhunë. Nga viti 2019 deri në tetor të vitit 2026, në Kosovë janë regjistruar 19 mijë e 916 raste të dhunës në familje. Në këtë periudhë janë vrarë 33 gra.

Mos jetoni nën kërcënimin e dhunës. Mos heshtni, mos e arsyetoni dhe mos e toleroni atë. Raportimi i dhunës është përgjegjësi dhe akt solidariteti me secilin që ka nevojë për mbrojtje. Secili rast duhet të dëgjohet e raportohet, të trajtohet me seriozitet dhe të marrë përgjigjen e duhur e të menjëhershme institucionale.

RAPORTO DHUNËN! RAPORTO DHUNUESIN!

Kundër dhunës nuk mjafton të ngremë zërin për 16 ditë. 16 ditët e kësaj fushate janë një thirrje për ndërgjegjësim, por lufta kundër dhunës nuk ka kalendar. Ajo duhet të jetë pjesë e angazhimit tonë çdo ditë, pa përjashtim.

Artikuj të ngjashëm

Kurti paralajmëron programin e ri qeverisës: Javën e ardhshme do ta kemi gati draftin

25 Nëntor, 2026

Sulmohet doganieri në Merdar, i dyshuari e godet me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

25 Nëntor, 2026

Bashkim Jashari i dhuron Komandantes Supreme uniformën e ushtrisë

24 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Nesër mot i keq në Durrës, Bashkia njofton qytetarët: Kufizoni lëvizjet e panevojshme

25 Nëntor, 2026

Durmishi: Korridori 8, prioritet i bashkëpunimit me Shqipërinë

25 Nëntor, 2026

Erjon Vishkulli dorëzon në Prokurori kartelën mjekësore të mjekëve në Itali, grupi hetimor i paqartë nëse ishte plumb gome ose jo lënda që e plagosi në sy!

25 Nëntor, 2026

Dosja “Partizani”/ Paro Laçi kërkon azil politik në Zvicër: Ndihem i kërcënuar nga Berisha!

25 Nëntor, 2026

Prindërit keqtrajtonin fizikisht dhe psikologjikisht tre fëmijët, arrestohen në Shkup

25 Nëntor, 2026

CIA preket nga një sulm kibernetik

25 Nëntor, 2026

Nesër buxheti 2027 dhe paketa fiskale në Kuvend, pezullohet qarkullimi i autobusëve para orës 08:00 në të gjithë vendin!

25 Nëntor, 2026

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimin mjekësor, kontrolle shtesë pas pesë ditësh

25 Nëntor, 2026

Tirana mirëpret konferencën e dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Do të mblidhen mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni

25 Nëntor, 2026

Ja sa shitet diamanti rozë 24 karatësh, i quajtur “Mona Lisa”

25 Nëntor, 2026
POLITIKË

Nesër mot i keq në Durrës, Bashkia njofton qytetarët: Kufizoni lëvizjet e panevojshme

SHQIPËRI 25 Nëntor, 2026

Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e enjte qyteti i Durrësit pritet të…

Durmishi: Korridori 8, prioritet i bashkëpunimit me Shqipërinë

25 Nëntor, 2026

Erjon Vishkulli dorëzon në Prokurori kartelën mjekësore të mjekëve në Itali, grupi hetimor i paqartë nëse ishte plumb gome ose jo lënda që e plagosi në sy!

25 Nëntor, 2026

Dosja “Partizani”/ Paro Laçi kërkon azil politik në Zvicër: Ndihem i kërcënuar nga Berisha!

25 Nëntor, 2026

Prindërit keqtrajtonin fizikisht dhe psikologjikisht tre fëmijët, arrestohen në Shkup

25 Nëntor, 2026

Nesër buxheti 2027 dhe paketa fiskale në Kuvend, pezullohet qarkullimi i autobusëve para orës 08:00 në të gjithë vendin!

25 Nëntor, 2026

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimin mjekësor, kontrolle shtesë pas pesë ditësh

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.