Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e enjte qyteti i Durrësit pritet të përballet me reshje shiu me intensitet të lartë.
Duke qenë se këto kushte atmosferike mund të shkaktojnë problematika të ndryshme, Bashkia e Durrësit i ka bërë thirrje qytetarëve që nesër të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë kryerjes së aktiviteteve të përditshme.
Bashkia e Durrësit ka njoftuar se është në gatishmëri të plotë, ndërsa strukturat e ndërmarrjeve vartëse, shërbimet e emergjencave dhe Policia Bashkiake do të jenë në terren dhe të angazhuara për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe familjeve të tyre në çdo situatë të mundshme emergjente.

