Nga 1 dhjetori në Maqedoninë e Veriut hyjnë në fuqi rregulla të reja për hapjen dhe vazhdimin e pushimit mjekësor. Mjeku amë do të mund të japë pushim deri në pesë ditë pa kritere shtesë diagnostikuese, ndërsa për vazhdimin e tij do të kërkohen kontrolle, analiza ose dokumentacion shtesë, varësisht nga diagnoza.

