Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Turizmi apo dhomat plot me euro?! Monedha europiane në tregun vendas ka humbur 35% të vlerës që nga viti 2016

ADAD11 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Euro po i afrohet sërish minimumit historik në tregun vendas, duke vijuar rënien edhe në nëntor, ndonëse sezoni i pikut turistik ka përfunduar prej kohësh.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot, me 90.72 lekë, duke humbur edhe 0.03 lekë në krahasim me një ditë më parë.

Ky është një nga nivelet më të ulëta historike të monedhës së përbashkët, vetëm 0.08 lekë larg rekordit prej 90.64 lekësh, që u shënua më 22 tetor të këtij viti.

Rënia është e fortë nëse krahasohet me vitin 2016, kur nisi cikli i gjatë i forcimit të Lekut. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, më 18 janar 2016, Euro arriti nivelin prej 139.48 lekësh, më i larti i atij viti. Me kursin e sotëm, monedha europiane ka humbur 48.76 lekë, ose gati 35% të vlerës së saj kundrejt Lekut.

Me fjalë të tjera, 1 mijë euro, që në janar 2016 vlenin rreth 139.5 mijë lekë, sot këmbehen me vetëm 90.7 mijë lekë, ose 48.8 mijë lekë më pak.

Për vite me radhë, forcimi i Lekut është shpjeguar nga institucionet zyrtare kryesisht me rritjen e turizmit, hyrjen e investimeve të huaja dhe përmirësimin e faktorëve themelorë të ekonomisë. Por historia e rënies së Euros është më e gjatë se bumi turistik dhe jo të gjitha zhvillimet shpjegohen lehtësisht nga treguesit zyrtarë.

Të dhënat e bilancit të pagesave që publikohen nga Banka e Shqipërisë dhe që mat transaskionet e hyrjes dhe daljes së valutës nga burime si emigracioni, turizmi, tregtia e jashtme etj, tregojnë se gjatë periudhës 2016–2022, kur Shqipëria ende nuk kishte hyrë në bumin aktual turistik, deficiti i llogarisë korente u përkeqësua, ndërsa Euro vijoi të humbiste vlerë. Përkeqësimi erdhi kryesisht për shkak të deficitit tregtar, me vendin që u bë gjithnjë e më i varur nga importet ndërsa eksportet u goditën nga rënie e euros. Në vitin 2022, daljet neto të valutës nga vendi ishin rreth 1.1 miliardë euro, apo 37% më shumë se në vitin 2016, por monedha europiane ishte nënçmuar me rreth 13% gjatë së njëjtës periudhë.

Normalisht, një përkeqësim i deficitit të jashtëm do të ushtronte presion për dobësimin e monedhës vendase, jo për forcimin e saj. Megjithatë, në Shqipëri ndodhi e kundërta.

Rënia e Euros rezulton se ka pasur një lidhje më të fortë me bumin e lejeve të ndërtimit sesa me numrin e turistëve, të paktën deri në vitin 2024, kur raportohen të dhënat e sakta për lejet. Sipas INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit arriti nivele rekord prej 2.1–2.7 milionë metrash katrorë në vit gjatë periudhës 2021–2024, ndërsa Euro vijoi të zhvlerësohej, duke zbritur nga mesatarisht 137.4 lekë në vitin 2016, në 119 lekë në vitin 2022 dhe 100.7 lekë në vitin 2024.

Ndërkohë, përmirësimi i bilancit të pagesave nga prurjet turistike filloi të bëhej i dukshëm vetëm nga viti 2023, kur deficiti i llogarisë korente zbriti në 374 milionë euro. Në vitin 2024, ky deficit u përkeqësua sërish, duke arritur në 610 milionë euro, por Euro humbi edhe 8% të vlerës kundrejt Lekut. Vetëm në vitin 2025, kur deficiti i llogarisë korente u ngushtua në 178 milionë euro, prurjet nga turizmi u kthyen në një faktor më të rëndësishëm që mbështeti forcimin e monedhës vendase.

Për bizneset eksportuese dhe ato që realizojnë të ardhura në Euro, zhvlerësimi i vazhdueshëm i monedhës europiane ka ulur të ardhurat e shprehura në Lek, në një kohë kur kostot e brendshme, sidomos pagat, vijojnë të rriten. Nga ana tjetër, konsumatorët nuk kanë përfituar në të njëjtën masë nga ulja e kostove të importeve.

Dhjetë vjet pas fillimit të rënies, pyetja mbetet se sa nga kjo ecuri shpjegohet me turizmin dhe faktorët realë të ekonomisë dhe sa me flukse valutore që nuk pasqyrohen plotësisht në statistikat zyrtare./ Monitor

Artikuj të ngjashëm

Babai i Meghan Markle në telashe/ FBI e arrestoi në SHBA, tani përballet me akuza të tjera edhe në Filipine

18 Nëntor, 2026

Braçe kritika nga Kuvendi: Të pasurit rrezikojnë të përcaktojnë kryetarët e deputetët përmes fuqisë ekonomike

18 Nëntor, 2026

Protestuesit marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, policia ngre kordon sigurie

18 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Kombëtarja e Shqipërisë ngjitet e 65-ta në botë

18 Nëntor, 2026

Babai i Meghan Markle në telashe/ FBI e arrestoi në SHBA, tani përballet me akuza të tjera edhe në Filipine

18 Nëntor, 2026

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

18 Nëntor, 2026

Braçe kritika nga Kuvendi: Të pasurit rrezikojnë të përcaktojnë kryetarët e deputetët përmes fuqisë ekonomike

18 Nëntor, 2026

Pensionohet Shkurte Fejza | INA ONLINE

18 Nëntor, 2026

Protestuesit marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, policia ngre kordon sigurie

18 Nëntor, 2026

Ndryshoni numrin e telefonit? Rrezikoni gjobë 100 euro për automjetin!

18 Nëntor, 2026

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

18 Nëntor, 2026

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

18 Nëntor, 2026

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

Babai i Meghan Markle në telashe/ FBI e arrestoi në SHBA, tani përballet me akuza të tjera edhe në Filipine

SHQIPËRI 18 Nëntor, 2026

Babai i dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, Thomas Markle, është përballur me akuza të reja…

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

18 Nëntor, 2026

Braçe kritika nga Kuvendi: Të pasurit rrezikojnë të përcaktojnë kryetarët e deputetët përmes fuqisë ekonomike

18 Nëntor, 2026

Protestuesit marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, policia ngre kordon sigurie

18 Nëntor, 2026

Ndryshoni numrin e telefonit? Rrezikoni gjobë 100 euro për automjetin!

18 Nëntor, 2026

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

18 Nëntor, 2026

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.