Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Babai i Meghan Markle në telashe/ FBI e arrestoi në SHBA, tani përballet me akuza të tjera edhe në Filipine

ADAD18 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Babai i dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, Thomas Markle, është përballur me akuza të reja në Filipine për posedim të materialeve pornografike me të mitur.

Autoritetet filipinase kanë paraqitur tre akuza ndaj 82-vjeçarit dhe mund të kërkojnë ekstradimin e tij nga Shtetet e Bashkuara. Lajmi është raportuar nga mediat britanike. Sipas tyre, policia filipinase i ka dorëzuar prokurorisë në Cebu, qyteti ku Thomas Markle ka jetuar për më shumë se një vit përpara se të zhvendosej në Florida, tre akuza penale.

Dy prej akuzave lidhen me dyshimet për synimin e shpërndarjes së imazheve që paraqesin abuzim seksual ndaj fëmijëve, ndërsa akuza e tretë ka të bëjë me posedimin e materialeve pornografike me të mitur.

Prokurori Graeme Elmido ka deklaruar se, nëse sigurohen prova të mjaftueshme për zhvillimin e një procesi gjyqësor, autoritetet mund të kërkojnë kthimin e tij në Filipine. Ndërkohë, në ditët në vijim pritet të shqyrtohen edhe akuza të tjera të mundshme ndaj 82-vjeçarit.

Thomas Markle ishte arrestuar më 6 nëntor nga FBI-ja në Florida dhe ishte akuzuar zyrtarisht për të njëjtën vepër penale. Sipas raportimeve, gjatë hetimeve autoritetet sekuestruan rreth 78 sende në ambiente magazinimi që ai kishte marrë me qira në Los Angeles. Mes materialeve të gjetura dyshohet se kishte edhe fotografi me përmbajtje seksuale që paraqisnin vajza të mitura.

Pas arrestimit, ai ishte liruar kundrejt garancisë pasurore dhe ishte vendosur në arrest shtëpie. Megjithatë, situata u rëndua pasi dyshohet se preu byzylykun elektronik të monitorimit, duke bërë që të rikthehej në qeli.

Aktualisht, ai pret një vlerësim psikiatrik për të përcaktuar nëse është në gjendje të përballet me procesin gjyqësor. Nëse shpallet fajtor nga një gjykatë amerikane, Thomas Markle rrezikon deri në 20 vite burg.

Thomas Markle prej vitesh nuk ka marrëdhënie me vajzën e tij, Meghan Markle. Raportet mes tyre u përkeqësuan përpara martesës së Meghan me Princin Harry në vitin 2018, ndërsa që prej asaj kohe komunikimi mes tyre ka qenë i ndërprerë. Çështja penale ndaj tij pritet të ndiqet paralelisht nga autoritetet amerikane dhe ato filipinase.

 

 

Artikuj të ngjashëm

Braçe kritika nga Kuvendi: Të pasurit rrezikojnë të përcaktojnë kryetarët e deputetët përmes fuqisë ekonomike

18 Nëntor, 2026

Protestuesit marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, policia ngre kordon sigurie

18 Nëntor, 2026

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

18 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Kombëtarja e Shqipërisë ngjitet e 65-ta në botë

18 Nëntor, 2026

Babai i Meghan Markle në telashe/ FBI e arrestoi në SHBA, tani përballet me akuza të tjera edhe në Filipine

18 Nëntor, 2026

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

18 Nëntor, 2026

Braçe kritika nga Kuvendi: Të pasurit rrezikojnë të përcaktojnë kryetarët e deputetët përmes fuqisë ekonomike

18 Nëntor, 2026

Pensionohet Shkurte Fejza | INA ONLINE

18 Nëntor, 2026

Protestuesit marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, policia ngre kordon sigurie

18 Nëntor, 2026

Ndryshoni numrin e telefonit? Rrezikoni gjobë 100 euro për automjetin!

18 Nëntor, 2026

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

18 Nëntor, 2026

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

18 Nëntor, 2026

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

Babai i Meghan Markle në telashe/ FBI e arrestoi në SHBA, tani përballet me akuza të tjera edhe në Filipine

SHQIPËRI 18 Nëntor, 2026

Babai i dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, Thomas Markle, është përballur me akuza të reja…

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

18 Nëntor, 2026

Braçe kritika nga Kuvendi: Të pasurit rrezikojnë të përcaktojnë kryetarët e deputetët përmes fuqisë ekonomike

18 Nëntor, 2026

Protestuesit marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, policia ngre kordon sigurie

18 Nëntor, 2026

Ndryshoni numrin e telefonit? Rrezikoni gjobë 100 euro për automjetin!

18 Nëntor, 2026

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

18 Nëntor, 2026

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.