Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, është pyetur nëse kolegët e tij të partisë në Kuvend do ta mbështesnin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, në rast se arrihet një marrëveshje me partitë e tjera, përfshirë PDK-në.
Haziri tha për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, se çështja nuk lidhet me emrin e Bekim Sejdiut, por me arritjen e një konsensusi që do të siguronte unitetin e votimit.
“Praktikisht, nuk ka të bëjë me emrin e përveçëm, nuk ka të bëjë kurrgjë me Bekimin, si i propozuar dhe si kandidat me kredibilitet. Ka të bëjë me mosarritjen e një konsensusi i cili ia siguron unitetin e votimit, në mënyrë që ai me siguru unitetin e popullit në të ardhmen”, deklaroi Haziri.
I pyetur nëse, në rast të një marrëveshjeje edhe me partitë e tjera për Bekim Sejdiun, deputetët e LDK-së do të vazhdonin ta mbështesnin, Haziri u shpreh:
“Mos na ndani, ne jemi 18. Ne e kemi një dallim, një rast, po LDK-ja e ka një vlerë të demokracisë, ne bashkohemi në dallimet tona. Kështu që ajo është vetëm një episod që ka ndodhur në një rast kur janë dalluar…”, tha Haziri./Klankosova.tv

