Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Spanja me dekret: 20 javë pushim për secilin prind pas lindjes së fëmijës dhe 10 ditë në rast vdekjeje në familje

ADAD25 Nëntor, 2026 BOTA
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qeveria spanjolle ka miratuar dy ndryshime në legjislacionin e punës, me të cilat zgjerohen të drejtat e punonjësve. Pushimi i paguar për lindjen e fëmijës rritet në gjithsej 20 javë për secilin prind, ndërsa pushimi në rast të vdekjes së një anëtari të familjes së ngushtë zgjatet në 10 ditë pune, raportojnë mediat spanjolle.

Këshilli i Ministrave i Spanjës miratoi një dekret-ligj mbretëror, me të cilin pushimi i paguar për lindje, birësim dhe përkujdesje ndaj fëmijës zgjatet nga 19 në 20 javë për secilin prind. Kompensimi do të jetë 100 për qind e bazës së përcaktuar të pagës.

Secili prind do të ketë 20 javë pushim. Prej tyre, 18 javë mund të shfrytëzohen gjatë vitit të parë të jetës së fëmijës, ndërsa gjashtë javë janë të detyrueshme dhe duhet të merren pa ndërprerje menjëherë pas lindjes.

Dy javë të tjera fleksibile mund të shfrytëzohen në çdo moment, deri në moshën tetëvjeçare të fëmijës.

Për familjet me një prind, pushimi rritet nga 32 në 34 javë.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu zgjatjen e pushimit në rast vdekjeje të një anëtari të afërt të familjes nga dy në 10 ditë pune. Deri më tani, pushimi ishte katër ditë në rastet kur kërkohej udhëtim. Për humbjen e familjarëve të tjerë, si vëllezërit, motrat dhe gjyshërit, parashikohen nga tri deri në pesë ditë pune.

Dekreti mundëson edhe përshtatjen ose shkurtimin e orarit të punës për personat që kujdesen për familjarë që marrin trajtim paliativ. Gjithashtu, parashihet një ditë pushim i paguar për shoqërimin e një personi që i nënshtrohet procesit të vdekjes së asistuar.

Paketa e masave përfshin edhe vazhdimin e subvencioneve për transportin publik dhe taksës për bankat deri në fund të vitit 2027, si dhe lehtësime tatimore për të vetëpunësuarit dhe masa mbrojtëse për konsumatorët gjatë marrjes së kredive.

Artikuj të ngjashëm

CIA preket nga një sulm kibernetik

25 Nëntor, 2026

SHBA-ja pritet të shpallë tarifa të reja ndaj të paktën 14 vendeve, mes tyre Kina, BE-ja dhe Japonia

25 Nëntor, 2026

Zelensky: do t’i kërkoj Kongresit më shumë presion ndaj Rusisë, nëse nuk ka paqe deri në fund të vitit

25 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Nesër mot i keq në Durrës, Bashkia njofton qytetarët: Kufizoni lëvizjet e panevojshme

25 Nëntor, 2026

Durmishi: Korridori 8, prioritet i bashkëpunimit me Shqipërinë

25 Nëntor, 2026

Erjon Vishkulli dorëzon në Prokurori kartelën mjekësore të mjekëve në Itali, grupi hetimor i paqartë nëse ishte plumb gome ose jo lënda që e plagosi në sy!

25 Nëntor, 2026

Dosja “Partizani”/ Paro Laçi kërkon azil politik në Zvicër: Ndihem i kërcënuar nga Berisha!

25 Nëntor, 2026

Prindërit keqtrajtonin fizikisht dhe psikologjikisht tre fëmijët, arrestohen në Shkup

25 Nëntor, 2026

CIA preket nga një sulm kibernetik

25 Nëntor, 2026

Nesër buxheti 2027 dhe paketa fiskale në Kuvend, pezullohet qarkullimi i autobusëve para orës 08:00 në të gjithë vendin!

25 Nëntor, 2026

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimin mjekësor, kontrolle shtesë pas pesë ditësh

25 Nëntor, 2026

Tirana mirëpret konferencën e dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Do të mblidhen mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni

25 Nëntor, 2026

Ja sa shitet diamanti rozë 24 karatësh, i quajtur “Mona Lisa”

25 Nëntor, 2026
POLITIKË

Nesër mot i keq në Durrës, Bashkia njofton qytetarët: Kufizoni lëvizjet e panevojshme

SHQIPËRI 25 Nëntor, 2026

Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e enjte qyteti i Durrësit pritet të…

Durmishi: Korridori 8, prioritet i bashkëpunimit me Shqipërinë

25 Nëntor, 2026

Erjon Vishkulli dorëzon në Prokurori kartelën mjekësore të mjekëve në Itali, grupi hetimor i paqartë nëse ishte plumb gome ose jo lënda që e plagosi në sy!

25 Nëntor, 2026

Dosja “Partizani”/ Paro Laçi kërkon azil politik në Zvicër: Ndihem i kërcënuar nga Berisha!

25 Nëntor, 2026

Prindërit keqtrajtonin fizikisht dhe psikologjikisht tre fëmijët, arrestohen në Shkup

25 Nëntor, 2026

Nesër buxheti 2027 dhe paketa fiskale në Kuvend, pezullohet qarkullimi i autobusëve para orës 08:00 në të gjithë vendin!

25 Nëntor, 2026

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimin mjekësor, kontrolle shtesë pas pesë ditësh

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.