Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Fshati Paniçar po boshatiset, banorët: Jetojmë në kushte të rënda

ADAD28 Nëntor, 2026 MAQEDONI E VERIUT
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në të gjithë fshatin kanë mbetur më pak se dhjetë shtëpi të banuara, tjerët janë larguar dhe kanë vënë drynin në portat e shtëpive, të cilat sot janë gjysmë të rrënuara.

Në rrugët e fshatit takuam vetëm disa fëmijë, të cilët festën e flamurit nuk kanë ku ta festojnë. Një ditë më parë, në shkollë kanë recituar disa vjersha, dhe kaq ka qenë shënimi i kësaj feste.

”Si do e festoni festen? Nuk e festojmë. Nuk keni se si e festoni? Pak jemi, në klasë të nëntë vetëm tre, në klasë të tetë katër, në klasë të shtatë tre e në të gjashtën vetëm dy. Keni ndonjë organizim për festen e nëntorit? Jo nuk kemi. Si do e kaloni festen? Nuk e di, nuk e festojmë aspak”, tha një nxënës.

”Vetëm pak kilometra larg Shkupit, një tjetër fshat po shuhet gradualisht. Dikur i banuar dhe plot jetë, sot fshati Paniçar i Sarajit po përballët me braktisjen, zbrazjen e shtëpive dhe lënien pas dore të tokave bujqësore. Këtu kanë mbetur vetëm disa fëmijë të izoluar”, raporton Avni Tahiri – Gazetar.

Banorët që mbajnë gjallë fshatin thonë se janë harruar nga të gjithë.

“Kushtet i kemi shumë të vështira por çfarë të bëjmë, nuk ka përkrahje nga askush ky fshat. Këtu janë vetëm 12 shtëpi e tjerët janë larguar në fshatra tjerë. Ata që janë këtu me çfarë mbijetojnë? Mbijetojnë me bagëti. E tokat i punoni? Jo, vetëm një pakicë e shumica nuk e punojnë”, u shpreh Samedin Jakupi – Banor i fshatit Paniçarë.

”Fshati ynë është i vjetër mbi 350 vjet pasi në varreza shkruajnë që ky katund ekziston mbi 350 vjet. ”Ti je njëri ndër këto 12 shtëpi që jetojnë këtu. Po, po. Është e vështirë? Po tepër e vështirë, mungon rruga e puna e gjithçka mungon. Me çfarë merresh? Me tokë, e mbjellim tokën. ”Cila do te ishte porosia për të gjithë shqiptarët nga fshati Paniçar? Ua urojmë 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve kudo që janë dhe të përmirësohen kushtet e shqiptarëve në të ardhmen”, shtoi banor i fshatit Paniçarë. /Alsat.mk

Artikuj të ngjashëm

Policia në Shkup ndalon qytetarët shqiptarë me flamurin kombëtar dhe u kontrollon dokumentet gjatë festimeve të 28 Nëntorit (FOTO)

28 Nëntor, 2026

Dhunë në shkollën fillore në ‘Aerodrom’: 2 nxënës sulmojnë bashkëmoshatarin, një tjetër filmon

28 Nëntor, 2026

Stuhia e borës paralizon serbinë, vala e të ftohtit dhe reshjeve po lëviz drejt Maqedonisë!

28 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Lëvizja Aleanca Kombëtare rendit kërkesat në protestë

29 Nëntor, 2026

Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë, autokolona me flamuj kuqezi mbërrin në Shkodër

28 Nëntor, 2026

Fshati Paniçar po boshatiset, banorët: Jetojmë në kushte të rënda

28 Nëntor, 2026

“Shqipëria është e të gjithëve”/ Kryepeshkopi Joan thirrje për bashkim dhe kujdes për vendin

28 Nëntor, 2026

Policia në Shkup ndalon qytetarët shqiptarë me flamurin kombëtar dhe u kontrollon dokumentet gjatë festimeve të 28 Nëntorit (FOTO)

28 Nëntor, 2026

28 Nëntori/ Monumenti “NEWBORN” në Prishtinë vishet kuqezi, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Lëndohet efektivi i policisë në sheshin ‘Skënderbej’! Merret me ambulancë!

28 Nëntor, 2026

Dhunë në shkollën fillore në ‘Aerodrom’: 2 nxënës sulmojnë bashkëmoshatarin, një tjetër filmon

28 Nëntor, 2026

Policia merr kontrollin e sheshit “Skënderbej”, FNSH dhe autobotët zmbrapsin protestuesit!

28 Nëntor, 2026

“Poshtë diktatura”/ Protestuesit hedhin sende drejt autobotit të policisë, thyejnë edhe dritaret e Bashkisë së Tiranës

28 Nëntor, 2026
POLITIKË

Lëvizja Aleanca Kombëtare rendit kërkesat në protestë

SHQIPËRI 29 Nëntor, 2026

Në protestën kombëtare që po mbahet sot në Tiranë, Lëvizja Aleanca Kombëtare, ka dalë me…

Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë, autokolona me flamuj kuqezi mbërrin në Shkodër

28 Nëntor, 2026

Fshati Paniçar po boshatiset, banorët: Jetojmë në kushte të rënda

28 Nëntor, 2026

“Shqipëria është e të gjithëve”/ Kryepeshkopi Joan thirrje për bashkim dhe kujdes për vendin

28 Nëntor, 2026

Policia në Shkup ndalon qytetarët shqiptarë me flamurin kombëtar dhe u kontrollon dokumentet gjatë festimeve të 28 Nëntorit (FOTO)

28 Nëntor, 2026

28 Nëntori/ Monumenti “NEWBORN” në Prishtinë vishet kuqezi, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Lëndohet efektivi i policisë në sheshin ‘Skënderbej’! Merret me ambulancë!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.