Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

“Vetëm PD është rritur gjatë këtyre 6 muajve”/ Berisha mesazh partive opozitare: Të krijojmë front të përbashkët, asnjë të mos mendojë se fiton i vetëm

ADAD24 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar krijimin e një fronti të përbashkët opozitar për t’i dhënë fund qeverisjes së Edi Ramës.

Gjatë fjalës së tij në Foltoren e Ripërtëritjes në Durrës, Berisha akuzoi qeverinë për largimin masiv të shqiptarëve, rritjen e çmimeve të banesave dhe lidhjet me krimin, ndërsa u bëri thirrje forcave politike opozitare të bashkohen kundër mazhorancës. Ai u ndal edhe te procesi i ripërtëritjes së PD-së, duke theksuar nevojën për hapjen e partisë ndaj të rinjve dhe grave.

“Edhe njëherë të mos harrojmë, 2007-2014 në çdo vit numri i shqiptarëve në Shqipëri u rrit. Nga 2014-ta deri sot, Shqipëria është katandisur, sipas tyre, me 2.3 milionë.  Edhe një krahasim. Ndërtohej gjatë asaj periudhe, ndërtohej shumë, jo pak. Po kush ndërtonte? Ndërtonin qytetarët shtëpitë e tyre.

Po, dhe këto ndërtime bënë që në vitin 2011 në regjistrim ne të kishim 360 mijë familje që kishin dy banesa. Pse kjo? Se një pjesë e atyre të fshatit kishin qenë dhe kasolle. Po ama ishin të qytetarëve. Asnjë kullë! Dhe çmimi i ndërtimit në Tiranë ishte 700 euro metri katror në 2013-ën.

Sa është sot çmimi? Çmimi sot është 2100 euro metri katror mesatarja në Tiranë. A ka çmime më çnjerëzore se këto? Të gjitha për shkak të botës së krimit që mbështet Edi Rama. Ndaj miq, ftoj nga Durrësi të gjithë shqiptarët, ftoj të gjitha forcat politike opozitare që ndjehen opozitare, të krijojmë një front të përbashkët për t’i dhënë shtytjen e fundit këtij regjimi çnjerëzor anti-shqiptar.

Për të hapur rrugët e shpresës, për të hapur mundësinë që shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin më të mirët e më të mirëve që besojnë. Është një luftë për ekzistencën tonë si komb i lirë, si komb i qytetëruar. Ndaj edhe duhet të bashkohemi. Asnjëri të mos mendojë se duke qëndruar veçmas mund të rritet, mund të fitojë.

E provuan! U rrit vetëm Partia Demokratike gjatë këtyre gjashtë muajve. Pse? Se mbajti qëndrimet më të ndershme, sepse që në fillim deklaroi: Armiku i armikut tim është aleati im në luftë kundër të keqes.  Një parim i përdorur nga romakët që nga lashtësia romake e gjer sot para rreziqeve ekzistencialë.

Ndaj edhe ne të vazhdojmë me vendosmëri procesin e ripërtëritjes, të vazhdojmë të hapemi ndaj vlerave, të vazhdojmë të hapemi ndaj të rinjve, zonjave.

Ripërtëritjen ta konceptojmë si detyrim madhor për secilin prej nesh, për të shtrirë dorën dhe të bëjmë gjithçka për frontin më të gjerë e më të fuqishëm që ka njohur Shqipëria kundër këtij rreziku madhor ekzistencial dhe ju garantoj se do fitojmë”, shprehet Berisha.

 

 

Artikuj të ngjashëm

Gjykata e Lartë lë në fuqi bllokimin e pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit, llogari bankare, apartamente dhe aksione kompanish

24 Nëntor, 2026

“Mos u mërzit Elisa, tash do të thonë ‘dorëzo mandatin!’”, Marjana Koçeku ironizon përjashtimin e Spiropalit nga grupi i PS-së: Dhi e egër s’kanë si me të thanë

24 Nëntor, 2026

“Mbylle mikrofonin, të ta shpjegoj”/ “Ke shkelur Kushtetutën”, Përplasje Zhupa-Balla për nismën e sponsorizimeve në Komision

24 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Bexheti: 750 milionë euro borxhe, pensionet varen gjithnjë e më shumë nga buxheti!

24 Nëntor, 2026

“Vetëm PD është rritur gjatë këtyre 6 muajve”/ Berisha mesazh partive opozitare: Të krijojmë front të përbashkët, asnjë të mos mendojë se fiton i vetëm

24 Nëntor, 2026

Gjykata e Lartë lë në fuqi bllokimin e pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit, llogari bankare, apartamente dhe aksione kompanish

24 Nëntor, 2026

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

24 Nëntor, 2026

“Mos u mërzit Elisa, tash do të thonë ‘dorëzo mandatin!’”, Marjana Koçeku ironizon përjashtimin e Spiropalit nga grupi i PS-së: Dhi e egër s’kanë si me të thanë

24 Nëntor, 2026

Xhaka mungon sërish te Sunderland: kapiteni i Zvicrës pa datë rikthimi

24 Nëntor, 2026

Shëndetësia në krizë të kuadrit, infermierët kërkojnë zgjidhje

24 Nëntor, 2026

“Mbylle mikrofonin, të ta shpjegoj”/ “Ke shkelur Kushtetutën”, Përplasje Zhupa-Balla për nismën e sponsorizimeve në Komision

24 Nëntor, 2026

Pogradeci në errësirë totale, OSHEE njofton banorët për avarinë në nënstacionin elektrik

24 Nëntor, 2026

Këndoi pa hixhab në Iran, dënohet me 74 goditje me kamxhik

24 Nëntor, 2026
POLITIKË

Bexheti: 750 milionë euro borxhe, pensionet varen gjithnjë e më shumë nga buxheti!

MAQEDONI E VERIUT 24 Nëntor, 2026

Akademik Abdylmenaf Bexheti ka alarmuar për gjendjen e financave publike në Maqedoninë e Veriut, duke…

“Vetëm PD është rritur gjatë këtyre 6 muajve”/ Berisha mesazh partive opozitare: Të krijojmë front të përbashkët, asnjë të mos mendojë se fiton i vetëm

24 Nëntor, 2026

Gjykata e Lartë lë në fuqi bllokimin e pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit, llogari bankare, apartamente dhe aksione kompanish

24 Nëntor, 2026

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

24 Nëntor, 2026

“Mos u mërzit Elisa, tash do të thonë ‘dorëzo mandatin!’”, Marjana Koçeku ironizon përjashtimin e Spiropalit nga grupi i PS-së: Dhi e egër s’kanë si me të thanë

24 Nëntor, 2026

Shëndetësia në krizë të kuadrit, infermierët kërkojnë zgjidhje

24 Nëntor, 2026

“Mbylle mikrofonin, të ta shpjegoj”/ “Ke shkelur Kushtetutën”, Përplasje Zhupa-Balla për nismën e sponsorizimeve në Komision

24 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.