Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

“Shkarkohen punonjësit se nuk i bëjnë “like” dhe “share” Lalit”/ Bashkia Tiranë i përgjigjet Ramës: Autonomia vendore nuk mund të cenohet nga presionet politike

ADAD21 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në kompetencat dhe vendimmarrjen e institucionit vendor, duke kërkuar ndërprerjen e çdo presioni politik ndaj administratës bashkiake e respektimin e autonomisë vendore.

Në një deklaratë për shtyp, pas deklaratës së Edi Ramës në Asamble se “shkarkohen punonjësit se nuk i bëjnë “like” dhe “share” Lalit”, Bashkia e Tiranës thekson se autonomia e saj garantohet nga Kushtetuta.

Sipas Bashkisë, emërimet dhe shkarkimet në administratën bashkiake janë kompetenca që duhet të ushtrohen në përputhje me ligjin dhe jo në bazë të preferencave personale apo ndërhyrjeve politike.

Bashkia e Tiranës shton se “asnjë qëndrim politik nuk mund të justifikojë cenimin e autonomisë vendore dhe të vullnetit të qytetarëve të kryeqytetit”.

“Bashkia Tiranë dënon ndërhyrjet politike të Kryeministrit Edi Rama në kompetencat dhe vendimmarrjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Tiranë, si dhe presionin e ushtruar publikisht ndaj drejtuesve të administratës bashkiake.

Bashkia Tiranë nuk është institucion në varësi personale të Kryeministrit. Autonomia e saj garantohet nga neni 13 i Kushtetutës dhe ligji nr. 139/2015.

Emërimet dhe shkarkimet në administratën bashkiake janë kompetenca që ushtrohen sipas ligjit, jo sipas preferencave personale.

Deklaratat dhe presionet e fundit janë vijim i një qëndrimi që ngre shqetësime serioz se masa e sigurimit personal ndaj kryetarit të zgjedhur po shfrytëzohet për të neutralizuar autoritetin e tij institucional dhe për të imponuar kontroll politik mbi Bashkinë Tiranë.

Asnjë qëndrim politik nuk mund të justifikojë cenimin e autonomisë vendore dhe të vullnetit të qytetarëve të Tiranës.

Bashkia Tiranë kërkon ndërprerjen e çdo ndërhyrjeje politike në vendimmarrjen e saj dhe respektimin e plotë të rendit kushtetues.

Bashkia Tiranë u përket qytetarëve të saj, jo preferencave personale të Kryeministrit dhe do i shërbejë deri në fundit zgjedhësve të saj”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.

Artikuj të ngjashëm

Vijon protesta e thirrur nga studentët/ Policia kordon në disa rrugë të Tiranës, pas marshimit protestuesit rikthehen në Bulevard

21 Nëntor, 2026

Buxheti 2027/ 40 milionë euro për diplomacinë shqiptare, ministri Hoxha: Nuk është shpenzim, por investim strategjik

21 Nëntor, 2026

“Për Tiranën e të gjithëve”, Demo në Asamble: Qytetarët duhet të kenë zërin e tyre në vendimmarrje

21 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Vijon protesta e thirrur nga studentët/ Policia kordon në disa rrugë të Tiranës, pas marshimit protestuesit rikthehen në Bulevard

21 Nëntor, 2026

Përleshje mes taksistëve para Aeroportit të Shkupit, shkak një debat për radhën e marrjes së udhëtarëve (VIDEO)

21 Nëntor, 2026

Buxheti 2027/ 40 milionë euro për diplomacinë shqiptare, ministri Hoxha: Nuk është shpenzim, por investim strategjik

21 Nëntor, 2026

“Shkarkohen punonjësit se nuk i bëjnë “like” dhe “share” Lalit”/ Bashkia Tiranë i përgjigjet Ramës: Autonomia vendore nuk mund të cenohet nga presionet politike

21 Nëntor, 2026

Talenti kosovar që po punon edhe për BMW-në ndërton dron mbrojtës për Kosovën

21 Nëntor, 2026

Revoltohen banorët në Pallankë: Lopët pushtojnë rrugët, kërkohet ndërhyrje urgjente!

21 Nëntor, 2026

“Për Tiranën e të gjithëve”, Demo në Asamble: Qytetarët duhet të kenë zërin e tyre në vendimmarrje

21 Nëntor, 2026

Rama mbledh socialistët e Tiranës, mbërrin në Asamblenë e PS-së në Akademinë e Arteve

21 Nëntor, 2026

Horror në Kumanovë: Kërcënoi se do t’i digjte të bijën dhe mbesën, derdhi benzinë në shtëpi!

21 Nëntor, 2026

UEFA ndëshkon Kosovën, këto janë sanksionet në adresë të FFK-së

21 Nëntor, 2026
POLITIKË

Vijon protesta e thirrur nga studentët/ Policia kordon në disa rrugë të Tiranës, pas marshimit protestuesit rikthehen në Bulevard

SHQIPËRI 21 Nëntor, 2026

Protesta e thirrur nga studentët vijon në rrugët e Tiranës, ku protestuesit kanë zgjedhur të…

Përleshje mes taksistëve para Aeroportit të Shkupit, shkak një debat për radhën e marrjes së udhëtarëve (VIDEO)

21 Nëntor, 2026

Buxheti 2027/ 40 milionë euro për diplomacinë shqiptare, ministri Hoxha: Nuk është shpenzim, por investim strategjik

21 Nëntor, 2026

“Shkarkohen punonjësit se nuk i bëjnë “like” dhe “share” Lalit”/ Bashkia Tiranë i përgjigjet Ramës: Autonomia vendore nuk mund të cenohet nga presionet politike

21 Nëntor, 2026

Talenti kosovar që po punon edhe për BMW-në ndërton dron mbrojtës për Kosovën

21 Nëntor, 2026

Revoltohen banorët në Pallankë: Lopët pushtojnë rrugët, kërkohet ndërhyrje urgjente!

21 Nëntor, 2026

“Për Tiranën e të gjithëve”, Demo në Asamble: Qytetarët duhet të kenë zërin e tyre në vendimmarrje

21 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.