Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Protesta, dhunë, shtetrrethim: Pse rebelohet rinia e Evropës

ADAD20 Tetor, 2026 BOTA
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vala e protestave të nxënësve, studentëve dhe mbështetësve të tyre tashmë është shtrirë nga Franca, Belgjika, Italia, Portugalia, Spanja, Greqia dhe Austria deri në Shqipëri. Edhe në Gjermani, Holandë, Serbi dhe Irlandë po shtohet kundërshtimi.

Francë: Mësuesit ngrihen në protestë

Gjithçka nisi në Lycée Antoine-de-Saint-Exupéry në Créteil, në juglindje të Parisit. Që në mesin e shtatorit, mësuesit atje hynë në grevë kundër shkurtimeve të vendeve të punës dhe mungesës kronike të financimit. Protestës iu bashkuan edhe nxënësit.

Demonstratat u përhapën fillimisht në Paris dhe më pas në të gjithë vendin. Mes të paktën 550.000 personave që, sipas të dhënave zyrtare, dolën të shtunën në rrugë në mbarë vendin, pati edhe persona të maskuar që ushtruan dhunë. Në disa qytete u plaçkitën dyqane dhe iu vu zjarri makinave dhe koshave të plehrave. Në qytetin Limoges u dogj bashkia, një ndërtesë e vitit 1883.Sipas të dhënave zyrtare, 1800 persona u arrestuan dhe më shumë se 500 policë dhe zjarrfikës u plagosën. Si pasojë e trazirave, qeveria njoftoi vendosjen e shtetrrethimeve në nivel lokal.

Belgjikë: Rriten tarifat e studimit

Protestat në Francë u përhapën edhe në Belgjikë. Pas bllokimit të shkollave më 1 tetor në Liège, sindikatat bënë thirrje për një ditë greve në mbarë vendin dhe për një demonstratë të madhe në kryeqytetin Bruksel më 9 tetor.

Tubime të tjera në këto dy qytete belge, gjatë të cilave pati përplasje të dhunshme mes të rinjve dhe forcave të policisë, u zhvilluan më 12 dhe 17 tetor. Protestat drejtoheshin ndër të tjera kundër programeve të kursimit të qeverisë, e cila ka paralajmëruar shkurtime prej rreth dhjetë miliardë eurosh. Këtu përfshihen edhe shkurtime prej 500 milionë eurosh deri në vitin 2029 në sistemin arsimor frankofon. Parashikohen gjithashtu rritje të tarifave të studimit dhe heqja e biletave të lira të autobusëve për të rinjtë.

Itali: Plaçkitje dhe barrikada në flakë

Në Itali, të shtunën (17.10.), gjatë një proteste kundër luftërave dhe inflacionit në Milano, pati përplasje me policinë. Demonstrues të maskuar plaçkitën dyqane, hodhën gurë kalldrëmi ndaj forcave speciale të policisë dhe u vunë flakën barrikadave që kishin ngritur.

Kryetari i Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, i qendrës së majtë, deklaroi për mediat vendase: “Arsyet e protestave ishin të kuptueshme. Megjithatë, dhuna ndaj policisë dhe dëmet e rënda të shkaktuara në qytet nuk mund të justifikohen.”

Portugali: Çmimet e pronave rriten në mënyrë drastike

Edhe në Portugali, dhjetëra mijëra njerëz demonstruan kundër rritjes së kostove të jetesës dhe krizës së tregut të banesave. Shumë njerëz nuk mund t’i përballojnë më qiratë që vazhdojnë të rriten.

Sipas një raporti të Komisionit Evropian të publikuar në qershor të këtij viti, çmimet e pronave në vend janë rritur nominalisht me 130 për qind që nga viti 2013. Ndërkohë, qiratë për kontratat e reja janë rritur me 10,2 për qind krahasuar me një vit më parë, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave të Portugalisë.

Spanjë: Protesta në sheshin Puerta del Sol

Edhe në Spanjë kriza e tregut të banesave është e rëndë. Zemërimi publik për qiratë tejet të larta u shtua në shtator nga rasti i një pensionisteje 87-vjeçare. Pas një beteje ligjore shumëvjeçare, Maricarmen Abascal u detyrua më 23 shtator të largohej nga apartamenti i saj në Madrid, ku kishte jetuar për 70 vjet. Ajo nuk mund ta paguante më nga pensioni qiranë, të cilën një investitor e kishte rritur me 275 për qind.

Pak ditë pas dëbimit u arrit një marrëveshje, sipas së cilës pensionistja mund të rikthehej në apartament dhe të paguante një qira që nuk do të kalonte 30 për qind të të ardhurave të saj. Por Maricarmen, të cilën spanjollët e njihnin thjesht me emrin e saj, vdiq më 7 tetor, vetëm dy javë pasi ishte dëbuar nga banesa.

Që atëherë, qindra njerëz kanë zënë sheshin Puerta del Sol në Madrid për të protestuar kundër rritjes së kostove të banimit.

Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri

Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, mijëra njerëz po dalin në rrugë prej muajsh. Protestat e kanë zanafillën te e ashtuquajtura lëvizje “Flamingo”, e cila u krijua si kundërshtim ndaj një projekti të madh të turizmit luksoz në bregdetin jugor të Shqipërisë.

Ndërkohë protestat janë shndërruar në një lëvizje kundër qeverisë, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama. Studentët dalin në rrugë edhe për shkak të kostove të larta të arsimit dhe mungesës së perspektivës profesionale. Të shtunën, protestuesit hodhën gurë, bomba molotov, fishekzjarre sinjalizuese dhe mjete piroteknike ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës, ujëhedhës dhe ndërhyrje me shkopinj gome.

Greqi: Kamp me tenda para parlamentit

Protestat në Greqi janë disi më të vogla. Më 13 tetor, studentë nga disa institucione të arsimit të lartë në Athinë ngritën një kamp me tenda para parlamentit. Sipas raportimeve të mediave, organizatorët iu referuan shprehimisht protestave në Francë dhe Spanjë.

Për 21 tetor, sindikatat e mësuesve, studentët, punonjësit e administratës dhe shoqatat e prindërve kanë bërë thirrje për një grevë mbarëkombëtare dhe demonstrata në dhjetëra qytete.

Austri: Universitetet mobilizohen

Në Austri janë mobilizuar universitetet. Më 13 tetor, sipas përfaqësisë studentore ÖH, rreth 6000 studentë, pedagogë dhe punonjës të kërkimit shkencor dolën në rrugë kundër shkurtimeve të mundshme të buxhetit të universiteteve. Ata paralajmëruan për salla leksionesh të mbipopulluara, më pak personel mësimdhënës, përzgjedhje sociale dhe shkurtime në kërkime dhe infrastrukturë.

Më parë, ÖH kishte mbledhur 60.000 nënshkrime për një peticion online me titullin “Të shpëtojmë universitetet – Jo shkurtimeve në universitete”. Shkak janë kursimet e mundshme prej rreth një miliard eurosh në buxhetin e ardhshëm trevjeçar për arsimin e lartë.

Prej gati dy vjetësh, Serbia është përfshirë nga protesta të vazhdueshme studentore. Shkak u bë shembja e strehës së stacionit hekurudhor në qytetin Novi Sad, në veri të Serbisë, ku humbën jetën 16 persona. Që atëherë, studentët janë mobilizuar në mbarë vendin kundër korrupsionit nën qeverisjen e Partisë Përparimtare Serbe.

Presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili qeveris në mënyrë pjesërisht autokratike, ka shpallur zgjedhje të parakohshme për 25 tetor. Ai synon të konsolidojë pushtetin e tij, ndërsa lëvizja studentore shpreson për një ndryshim politik. / DW

Artikuj të ngjashëm

Djali i Trumpit në gjueti në Mongoli me oligarkun rus të lidhur me Putinin

28 Tetor, 2026

Lista e Përbashkët Arabe i shtrin dorën bllokut të Eisenkotit për të rrëzuar qeverinë e Netanyahut

28 Tetor, 2026

Katari i paraqet Iranit një draft të ri marrëveshjeje për përfundimin e luftës

28 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit

29 Tetor, 2026

I akuzuar si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh, SPAK dërgon për gjykim Eugert Sinon

29 Tetor, 2026

Takoi Veliajn në burgun e Fierit, flet avokati Ndreca!

29 Tetor, 2026

Ngrin bojkoti në GJKKO, Apeli Administrativ pezullon vendimin e Dhomës së Avokatisë, pranon padinë e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion

29 Tetor, 2026

“Ky mish-mash nuk ka asnjë autorizim të flasë në emër të popullit”/ Rama për protestat: Askush nuk i jep mandatet përveç sovranit

29 Tetor, 2026

Nga rritja e dividentit për biznesin e madh te taksa për apartamentet dhe vilat në bregdet, Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027

29 Tetor, 2026

Problemi shëndetësor prek gjithë familjen e saj, Sara Gjordeni: Kujdes, mos lini fëmijët t’i puthë kushdo!

29 Tetor, 2026

“Hajde të diskutojmë ç’duhet të bëj unë më mirë, zgjidheni vendin dhe kohën”/ Rama: Do hapim një dritare digjitale për dialog për të gjithë ata që kanë frikë

29 Tetor, 2026

U transferua nga paraburgimi i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mia

29 Tetor, 2026

ISHP: Regjistrohen 72 raste me Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni, 12 pacientë kanë humbur jetën

29 Tetor, 2026
POLITIKË

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit

SHQIPËRI 29 Tetor, 2026

Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka shprehur shqetësimin për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar…

I akuzuar si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh, SPAK dërgon për gjykim Eugert Sinon

29 Tetor, 2026

Takoi Veliajn në burgun e Fierit, flet avokati Ndreca!

29 Tetor, 2026

Ngrin bojkoti në GJKKO, Apeli Administrativ pezullon vendimin e Dhomës së Avokatisë, pranon padinë e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion

29 Tetor, 2026

“Ky mish-mash nuk ka asnjë autorizim të flasë në emër të popullit”/ Rama për protestat: Askush nuk i jep mandatet përveç sovranit

29 Tetor, 2026

Nga rritja e dividentit për biznesin e madh te taksa për apartamentet dhe vilat në bregdet, Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027

29 Tetor, 2026

“Hajde të diskutojmë ç’duhet të bëj unë më mirë, zgjidheni vendin dhe kohën”/ Rama: Do hapim një dritare digjitale për dialog për të gjithë ata që kanë frikë

29 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.