Pas tensioneve të krijuara brenda kombëtares portugeze në prag të ndeshjes së Nations League me Danimarkën, Cristiano Ronaldo u largua në mënyrë të papritur nga skuadra dhe mori avionin e tij privat për të fluturuar drejt Madridit. Një udhëtim i thjeshtë ajror që u shndërrua në fluturimin më të ndjekur në botë, sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle Marca. Sipas sinjalizimeve të faqes së internetit flightradar24, rreth 20 mijë persona kanë ndjekur në kohë reale udhëtimin e 5 herë fituesit të Topit të Artë. Cristiano Ronaldo mori vendimin për të braktisur grumbullimin e kombëtares portugeze pas deklaratave të trajnerit…
Autor: AD
Vlerat e lojtarëve në tregun e “transfermarkt” vazhdojnë të përditësohen. Kristian Shpendi ka fituar 500 mijë euro në vlerësim për shkak të nisjes së mirë të sezonit, dhe tashmë është në shifrën 5 milionë eurove te Çezena. Ndryshe edhe vlera më e lartë në skuadrën e Serisë B. Edhe Stavro Pilo ka fituar 500 mijë euro me vlerësimin e fundit. Tashmë është në kuotën 2,5 milionë euro, që është edhe më e larta ndonjëherë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Të dy lojtarët vazhdojnë të stërviten nën urdhrat e trajnerit Rolando Maran. Përpara është ndeshja me Finlandën që mund të vendosë…
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dorëzuar listën zyrtare të futbollistëve për përballjen e sontme ndaj Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në mesin e futbollistëve të përfshirë është edhe Leon Avdullahu. Mesfushori ishte larguar përkohësisht nga grumbullimi për arsye familjare, por u rikthye një ditë më vonë dhe tashmë është në dispozicion të trajnerit Foda. Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse Arijanet Muriq do të mund të luajë. Portieri i Kosovës pësoi lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Austrisë dhe prania e tij ndaj Izraelit ende nuk është konfirmuar. Jashtë listës për këtë takim kanë mbetur Baton Zabërgja, Vesel…
UEFA ka konfirmuar se ka pranuar një sasi të konsiderueshme dokumentesh të dorëzuara nga Real Madridi lidhur me “rastin Negreira”, në të cilin po hetohen pagesat e Barcelonës ndaj José María Enríquez Negreiras, ish-zëvendëspresident i Komitetit Teknik të Arbitrave në Spanjë. Real Madridi i ka kërkuar UEFA-s që hetimi të përshpejtohet. Klubi madrilen ka dorëzuar një dosje me dokumente që, sipas tij, lidhen me pagesat e bëra nga Barcelona ndërmjet viteve 2001 dhe 2018. Sipas Prokurorisë spanjolle, pagesat kanë kaluar shumën prej 7 milionë eurosh, ndërsa Barcelona ka deklaruar se ato kishin të bënin me raporte dhe këshillime teknike për…
Forcat amerikane pritet të tërhiqen nga bazat e tyre të fundit në Irak deri të mërkurën, një largim që festohet si fitore nga Irani dhe aleatët e tij, të cilët tashmë gëzojnë ndikim të madh në vendin ku humbën jetën 4,500 amerikanë gjatë më shumë se dy dekadave luftë. Ekspertët irakianë të sigurisë thonë se tërheqja, për të cilën është rënë dakord në vitin 2024 nën presidencën e Joe Bidenit dhe që është zbatuar nga administrata e Donald Trump-it, ndërkohë që ajo zhvillon luftë kundër Iranit, mund t’u japë Teheranit zyrtar dhe aleatëve të tij të fuqishëm liri të plotë,…
Kryeministri britanik Andy Burnham ka sinjalizuar një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin e qeverisë së tij ndaj Bashkimit Evropian, duke deklaruar se Mbretëria e Bashkuar mund të shqyrtojë të gjitha opsionet për të ardhmen e marrëdhënieve me Brukselin, përfshirë edhe rikthimin e plotë në BE. Në një seri intervistash të zhvilluara pas fjalimit të tij në konferencën e Partisë Laburiste, Burnham tha se Brexit-i ka shkaktuar “më shumë dëme sesa përfitime”, duke argumentuar se është koha që vendi të rishikojë drejtimin që do të ndjekë në raport me partnerin e tij më të madh tregtar. Sipas kryeministrit britanik, qeveria do…
Kryeministri britanik Andy Burnham ka sinjalizuar një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin e qeverisë së tij ndaj Bashkimit Evropian, duke deklaruar se Mbretëria e Bashkuar mund të shqyrtojë të gjitha opsionet për të ardhmen e marrëdhënieve me Brukselin, përfshirë edhe rikthimin e plotë në BE. Në një seri intervistash të zhvilluara pas fjalimit të tij në konferencën e Partisë Laburiste, Burnham tha se Brexit-i ka shkaktuar “më shumë dëme sesa përfitime”, duke argumentuar se është koha që vendi të rishikojë drejtimin që do të ndjekë në raport me partnerin e tij më të madh tregtar. Sipas kryeministrit britanik, qeveria do…
Dy burra të arrestuar në qershor pranë kufirit të Serbisë me Hungarinë do të qëndrojnë në paraburgim të paktën deri më 9 dhjetor, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Gjykata e Lartë në Suboticë. Sipas mediave gjermane, hetuesit në Gjermani janë duke analizuar, po ashtu, nëse ata mund të kenë lidhje me persona të përfshirë në hetimin për tentativën për sulm në Aeroportin Lajpcih/Halle. Danillo B. dhe Sllobodan Gj. u arrestuan më 11 qershor pranë Suboticës, teksa udhëtonin drejt kufirit me Hungarinë. Mediat gjermane i përshkruan si agjentë rusë “njëpërdorimësh”, të dyshuar se po planifikonin një akt sabotimi në Gjermani.…
Në një postim të fundit, faqja e njohur në Facebook, “Diaspora Today”, ka njoftuar se John Ratcliffe është emëruar drejtor i ri i CIA-s nga Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump. Ky emërim vjen ndërsa Trump po plotëson administratën e tij dhe pozitat kyçe shtetërore. Ratcliffe, një politikan i njohur dhe ish-deputet i SHBA-së, është përshkruar nga Trump si një “luftëtar për të vërtetën dhe ndershmërinë” me publikun amerikan. Mediat e raportojnë gjithashtu se Ratcliffe ka lidhje të forta me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe është konsideruar një mik i madh i shqiptarëve, një fakt që ka ngritur entuziazëm në diasporën…
Zëvendësndihmëssekretari amerikan në kohën kur ka filluar dialogu mes Kosovës dhe Serbisë 13 vjet më parë, Thomas Countryman, nuk sheh përmbyllje të shpejtë të bisedimeve mes dy shteteve. Sipas tij, qeveritë e të dyja vendeve më të shqetësuara janë për çështje të tjera të brendshme sesa për ecjen para në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian Për mungesë progresi në dialogun e Kosovës dhe Serbisë i ka bërë njësoj fajtore të dyja shtetet ish-zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman. Countryman, që më 2011, kur ka nisur dialogu si zëvendësndihmëssekretar, ka pasur në përgjegjësi çështjen e Ballkanit, ka thënë të mërkurën se që…
