Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Foda përcakton listën për Izraelin, Avdullahu rikthehet në ekip

ADAD1 Tetor, 2026 SPORT
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dorëzuar listën zyrtare të futbollistëve për përballjen e sontme ndaj Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në mesin e futbollistëve të përfshirë është edhe Leon Avdullahu. Mesfushori ishte larguar përkohësisht nga grumbullimi për arsye familjare, por u rikthye një ditë më vonë dhe tashmë është në dispozicion të trajnerit Foda.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse Arijanet Muriq do të mund të luajë. Portieri i Kosovës pësoi lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Austrisë dhe prania e tij ndaj Izraelit ende nuk është konfirmuar.

Jashtë listës për këtë takim kanë mbetur Baton Zabërgja, Vesel Demaku dhe Leard Sadriu. Në skuadër janë përfshirë Muharrem Jashari dhe Lindon Emërllahu.

Vendimi për Zabërgjan është më befasuesi, pasi anësori 25-vjeçar ishte aktivizuar në të dyja ndeshjet e para të këtij grumbullimi, ndaj Irlandës dhe Austrisë. Megjithatë, kësaj radhe ai nuk do të jetë në dispozicion dhe do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna.

Në anën tjetër, Demaku dhe Sadriu nuk kanë regjistruar minuta në këtë grumbullim.

Kosova do të përballet me Izraelin sonte nga ora 20:45, në Debrecen të Hungarisë, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” e nisën këtë edicion me fitore 1:0 ndaj Irlandës, falë golit të Vedat Muriqit, ndërsa në ndeshjen e dytë pësuan humbje 3:1 nga Austria në Vjenë.

Pas duelit me Izraelin, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e radhës më 4 tetor, kur në Prishtinë do ta presë Austrinë.

Artikuj të ngjashëm

Foda pas humbjes nga Irlanda: Gjithçka ndryshoi pas kartonit të kuq, kjo nuk duhej të ndodhte

18 Nëntor, 2026

Nëna e Ronaldos: Jam e lumtur që Portugalia humbi, nuk e respektuan Cristianon

18 Nëntor, 2026

Kosova humb nga Irlanda por siguron qëndrimin në Ligën B

18 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, lihet në fuqi arresti me burg për 49-vjeçarin Margjoni!

18 Nëntor, 2026

“Çka ka me hongër?” – Dua Lipa flet për fëmijërinë, zbulon kujtimin familjar që e bën të ndihet gjithmonë mirë

18 Nëntor, 2026

Shkodër-Koplik, përplasen dy makina, 6 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë!

18 Nëntor, 2026

Inteligjenca artificiale, sfida e re: Andonovski paralajmëron për rrezikun e ngecjes teknologjike

18 Nëntor, 2026

ISHP-ja konfirmon rastin me malarie në vend!

18 Nëntor, 2026

Deputeti belg kërkon llogari: Gafa në Forumin e BE-së i rihapi plagët e popullit të Kosovës

18 Nëntor, 2026

Shqipëria e fundit në Europë për fuqinë blerëse të të ardhurave!

18 Nëntor, 2026

ALARM METEO NË MAQEDONI: Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra mbi 80 km/h!

18 Nëntor, 2026

Sot ulje e re e çmimit të naftës

18 Nëntor, 2026

Foda pas humbjes nga Irlanda: Gjithçka ndryshoi pas kartonit të kuq, kjo nuk duhej të ndodhte

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, lihet në fuqi arresti me burg për 49-vjeçarin Margjoni!

SHQIPËRI 18 Nëntor, 2026

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Kevin Margjonin,…

Shkodër-Koplik, përplasen dy makina, 6 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë!

18 Nëntor, 2026

Inteligjenca artificiale, sfida e re: Andonovski paralajmëron për rrezikun e ngecjes teknologjike

18 Nëntor, 2026

ISHP-ja konfirmon rastin me malarie në vend!

18 Nëntor, 2026

Deputeti belg kërkon llogari: Gafa në Forumin e BE-së i rihapi plagët e popullit të Kosovës

18 Nëntor, 2026

Shqipëria e fundit në Europë për fuqinë blerëse të të ardhurave!

18 Nëntor, 2026

ALARM METEO NË MAQEDONI: Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra mbi 80 km/h!

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.