Modelja e njohur Adrola Dushi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet në një foto në ashensor së bashku me reperin Capital T.
Ajo iu bashkua trendit duke informuar se ka vite që është bashkë me Capon. “2021 was 5 years ago, post a pic of you from 2021” (2021 ka qenë pesë vite më parë, postoni një foto tuajën nga 2021), ishte mbishkrimi i postimit, shkruan Indeksonline.
Ky detaj ka ngritur menjëherë pikëpyetje në rrjet. A është kjo një mënyrë indirekte për të zbuluar se historia e tyre e dashurisë daton që prej vitit 2021?
Prej kohësh, Adrola dhe Capital T janë përfolur për një romancë mes tyre, ndërsa çdo postim apo detaj, që i lidh të dytë rikthen vëmendjen te marrëdhënia e përfolur duke konfirmuar se janë më të lumtur se kurrë.

