Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Francë/ Transportonte 3.5 kg kokainë dhe heroinë! 18 muaj burg dhe 806 mijë euro gjobë për 18-vjeçarin shqiptar!

ADAD14 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një 18-vjeçar shqiptar, Endri Katalina, është dënuar nga drejtësia franceze me 18 muaj burg, gjobë prej 805.690 eurosh dhe ndalim të hyrjes në Francë për 10 vjet, pasi u kap duke transportuar mbi 3.5 kilogramë kokainë dhe heroinë të fshehura në një bateri të modifikuar automjeti Mercedes.

Ngjarja ndodhi më 29 qershor, ku një patrullë e doganave franceze ndaloi për kontroll automjetin që drejtohej nga i riu shqiptar. Për shkak të shiut, doganierët i kërkuan të zhvendosej në një vend të mbrojtur, por makina nuk ndizte pa ndihmën e një pajisjeje të posaçme për baterinë. Ky detaj bëri që efektivët të kryenin kontrolle më të hollësishme, duke zbuluar brenda baterisë së modifikuar 2,36 kilogramë kokainë dhe 1,23 kilogramë heroinë.

Sipas dëshmisë së dhënë në gjykatë, 18-vjeçari kishte udhëtuar me avion nga Tirana drejt Brukselit, ku i ishte dorëzuar automjeti që duhej të transportonte. Për këtë shërbim, ai kishte pranuar një pagesë prej 400 deri në 500 eurosh nga një person pothuajse i panjohur.

Sipas medias franceze Le Progrès i riu i cili nuk fliste frëngjisht dhe nuk kishte precedentë penalë, deklaroi se në Shqipëri kishte punuar si kamarier dhe ishte në formim profesional, ndërsa kishte pranuar ofertën për të siguruar të ardhura dhe për të ndihmuar familjen. Ai pretendoi se ishte mashtruar dhe se kishte firmosur dokumente pa i lexuar.

Gjatë procesit gjyqësor, i riu refuzoi të jepte kodin e telefonit të tij iPhone, ndërsa në dosje u përmendën edhe një kartë pagese që nuk i përkiste atij dhe një automjet tjetër DS3 i regjistruar në emrin e tij në zonën e Dole. Ai deklaroi gjithashtu se në Shqipëri kishte borxhe prej 500 deri në 600 eurosh dhe se dëshironte të kthehej në vendlindje për të rifilluar jetën.

Avokati i tij kundërshtoi procedurën e kontrollit doganor, duke pretenduar parregullsi, por këto pretendime nuk e penguan gjykatën të vijonte me vendimin.

Në përfundim, Gjykata e Lons-le-Saunier e dënoi Endri Katalinën me 18 muaj burg, me mbajtjen në paraburgim, gjobë prej 805.690 eurosh dhe ndalim të hyrjes në territorin francez për 10 vjet. Gjithashtu, u vendos konfiskimi i automjetit Mercedes.

Artikuj të ngjashëm

A mund të përballoni 72 orë pa ndihmë?

18 Nëntor, 2026

Babai i Meghan Markle në telashe/ FBI e arrestoi në SHBA, tani përballet me akuza të tjera edhe në Filipine

18 Nëntor, 2026

Braçe kritika nga Kuvendi: Të pasurit rrezikojnë të përcaktojnë kryetarët e deputetët përmes fuqisë ekonomike

18 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Tragjedi në Kroaci: Humb jetën 33-vjeçari nga Maqedonia gjatë punës në hekurudhë

18 Nëntor, 2026

A mund të përballoni 72 orë pa ndihmë?

18 Nëntor, 2026

Kombëtarja e Shqipërisë ngjitet e 65-ta në botë

18 Nëntor, 2026

Babai i Meghan Markle në telashe/ FBI e arrestoi në SHBA, tani përballet me akuza të tjera edhe në Filipine

18 Nëntor, 2026

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

18 Nëntor, 2026

Braçe kritika nga Kuvendi: Të pasurit rrezikojnë të përcaktojnë kryetarët e deputetët përmes fuqisë ekonomike

18 Nëntor, 2026

Pensionohet Shkurte Fejza | INA ONLINE

18 Nëntor, 2026

Protestuesit marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, policia ngre kordon sigurie

18 Nëntor, 2026

Ndryshoni numrin e telefonit? Rrezikoni gjobë 100 euro për automjetin!

18 Nëntor, 2026

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

Tragjedi në Kroaci: Humb jetën 33-vjeçari nga Maqedonia gjatë punës në hekurudhë

MAQEDONI E VERIUT 18 Nëntor, 2026

Një shtetas 33-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën në një aksident të rëndë…

A mund të përballoni 72 orë pa ndihmë?

18 Nëntor, 2026

Babai i Meghan Markle në telashe/ FBI e arrestoi në SHBA, tani përballet me akuza të tjera edhe në Filipine

18 Nëntor, 2026

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

18 Nëntor, 2026

Braçe kritika nga Kuvendi: Të pasurit rrezikojnë të përcaktojnë kryetarët e deputetët përmes fuqisë ekonomike

18 Nëntor, 2026

Protestuesit marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, policia ngre kordon sigurie

18 Nëntor, 2026

Ndryshoni numrin e telefonit? Rrezikoni gjobë 100 euro për automjetin!

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.