Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm gjatë fundjavës në të gjithë qytetet e vendit, me vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në disa zona priten edhe shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Përkeqësimi i kushteve atmosferike do të vijojë edhe në fillim të javës së ardhshme, me reshje në pjesën më të madhe të vendit. Sipas parashikimit meteorologjik, dita e shtunë do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me intervale të herëpashershme kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të nisin që në orët e para të ditës, por e diela do të jetë ndryshe. Temperaturat nuk pritet të pësojnë ndryshime të ndjeshme gjatë fundjavës, duke luhatur nga 8 deri në 22 gradë Celsius. “Për fundjavën do të vijojë të jetë paqëndrueshmëria e kushteve atmosferike, kryesisht ditën e shtunë, ku moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, por nuk do të përjashtohen edhe alternime kthjellimesh të herëpashershme. Reshjet e shiut me intensitet të ulët, në formën e shtrëngatave afatshkurtra, priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit e në vazhdim. Në zonën veriperëndimore, pjesërisht në qendër dhe lokalisht në jug, reshjet parashikohen të jenë me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ulje të intensitetit të reshjeve priten pas orëve të mesditës, ku reshjet humbasin intensitet. Do të vijojnë të jenë me intensitet të ulët deri në orët e mbrëmjes, më pas pritet një ndërprerje e përkohshme e reshjeve të shiut, duke u rikthyer në ditën e diel pas orëve të mesditës me intensitet të ulët, fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe më pas në pjesën tjetër të territorit. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut, me shpejtësi 8 metra për sekondë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era do të fitojë shpejtësi, herë pas here deri në 16 metra për sekondë, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës prej 2-4 ballë. Për sa u përket temperaturave, ato pritet të mos kenë ndryshime të ndjeshme dhe do të vijojnë të jenë 8-22 gradë Celsius. Fillimi i javës dhe java në vijim do të vijojnë me përkeqësim të kushteve atmosferike, të cilat do të jenë të pranishme në vendin tonë, ku moti parashikohet të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet kryesisht mesatar përgjatë gjithë territorit. Nuk do të mungojnë edhe shtrëngatat afatshkurtra në zonën veriore, veriperëndimore, pjesërisht në qendër dhe lokalisht në jug. Reshjet parashikohen të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Kjo do të jetë edhe për ditët në vijim. Nuk pritet intensitet i lartë, por herë pas here reshjet do të jenë me intensitet të ulët. Era do të vijojë të fryjë nga kuadrati i jugut, me shpejtësi 8 metra për sekondë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore do të fitojë shpejtësi deri në 16 metra për sekondë, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë. Për sa u përket temperaturave, ato nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme dhe do të jenë në vlerat 9-24 gradë Celsius”, tha Elida Maloçali-sinoptikane SHMU.

ADAD13 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs, duke kërkuar dëmshpërblim për periudhën që qëndroi në paraburgim, pasi u shpall i pafajshëm për akuzat e korrupsionit me tenderat e ushqimeve në burgje.

Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, Zoto ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon rishikimin e vendimit për kompensimin financiar të përfituar për burgosjen e tij.

Artur Zoto u arrestua më 21 shkurt 2017, në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat e furnizimit me ushqime për institucionet e vuajtjes së dënimit. Ai qëndroi në paraburgim deri më 19 shtator 2018, kur Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e shpalli të pafajshëm.

Në shkallën e parë, Zoto ishte dënuar me 5 vite burg për korrupsion pasiv, bazuar kryesisht në dëshminë e ish-zëvendësit të tij, Iliaz Labi, i cili ishte bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Labi kishte deklaruar se kishte marrë 2 milionë lekë nga bizneset që konkurronin për tenderat dhe se paratë ia kishte dorëzuar ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Megjithatë, Apeli rrëzoi vendimin e shkallës së parë dhe shpalli të pafajshëm Zoton.

Pas pafajësisë, ish-zyrtari iu drejtua Gjykatës Administrative me padi civile, duke kërkuar kompensim për periudhën e qëndrimit në qeli. Në shkurt 2019, gjykata vendosi t’i njohë 1 milion e 725 mijë lekë dëmshpërblim, duke pranuar pjesërisht kërkesën e tij.

Artikuj të ngjashëm

A mund të përballoni 72 orë pa ndihmë?

18 Nëntor, 2026

Babai i Meghan Markle në telashe/ FBI e arrestoi në SHBA, tani përballet me akuza të tjera edhe në Filipine

18 Nëntor, 2026

Braçe kritika nga Kuvendi: Të pasurit rrezikojnë të përcaktojnë kryetarët e deputetët përmes fuqisë ekonomike

18 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Tragjedi në Kroaci: Humb jetën 33-vjeçari nga Maqedonia gjatë punës në hekurudhë

18 Nëntor, 2026

A mund të përballoni 72 orë pa ndihmë?

18 Nëntor, 2026

Kombëtarja e Shqipërisë ngjitet e 65-ta në botë

18 Nëntor, 2026

Babai i Meghan Markle në telashe/ FBI e arrestoi në SHBA, tani përballet me akuza të tjera edhe në Filipine

18 Nëntor, 2026

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

18 Nëntor, 2026

Braçe kritika nga Kuvendi: Të pasurit rrezikojnë të përcaktojnë kryetarët e deputetët përmes fuqisë ekonomike

18 Nëntor, 2026

Pensionohet Shkurte Fejza | INA ONLINE

18 Nëntor, 2026

Protestuesit marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, policia ngre kordon sigurie

18 Nëntor, 2026

Ndryshoni numrin e telefonit? Rrezikoni gjobë 100 euro për automjetin!

18 Nëntor, 2026

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

Tragjedi në Kroaci: Humb jetën 33-vjeçari nga Maqedonia gjatë punës në hekurudhë

MAQEDONI E VERIUT 18 Nëntor, 2026

Një shtetas 33-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën në një aksident të rëndë…

A mund të përballoni 72 orë pa ndihmë?

18 Nëntor, 2026

Babai i Meghan Markle në telashe/ FBI e arrestoi në SHBA, tani përballet me akuza të tjera edhe në Filipine

18 Nëntor, 2026

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

18 Nëntor, 2026

Braçe kritika nga Kuvendi: Të pasurit rrezikojnë të përcaktojnë kryetarët e deputetët përmes fuqisë ekonomike

18 Nëntor, 2026

Protestuesit marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, policia ngre kordon sigurie

18 Nëntor, 2026

Ndryshoni numrin e telefonit? Rrezikoni gjobë 100 euro për automjetin!

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.